Friday, October 31, 2014

Alienët ekzistojnë ??



Deklaratë tronditëse e shkencëtarit , para se të vdesë !

Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët.
Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. "Unë kam disa prova sekrete", pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Roswell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve.
Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme  51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore, dhe kanë gishtërinj si të njerëzve.
Bushman deklaron se sytë e tyre dhe hundët janë të ndryshme nga njerëzit, dhe se ata janë telepatikë:
"Ata janë në gjendje të përdorin zërin e tënd, për të folur me ty. Ti ecën në dhomë me një prej tyre, dhe papritur e gjen veten duke i dhënë përgjigje pyetjes tënde".


 
Vidioja që tregon intervistën e  Boyd Bushman

Sipas Bushman, ka dy grupe të ndryshme të alienëve. Njëri prej tyre është më miqësor ndaj njeriut. Këto krijesa janë banorë të një planeti të quajtur Quintumnia. Ai është i vendosur 68 vjet dritë larg nga Toka, por atyre u duhet vetëm 45 minuta për të udhëtuar në planetin tonë.
Shkencëtari, deklaron se i ka parë shtëpitë e alienëve, pasi u kishte dhënë atyre një aparat për t’i nxjerrë ato, por pamjet nuk dukeshin pasi ishin të turbullta.
Ai shtoi se ekziston një rrugë e veçantë fluturimi për në hapësirë, që ndodhet  në Zonën 51, një bazë misterioze në Nevadën qendrore, ku besohet se ruhen sekrete të mëdha. Sipas tij, amerikanët janë duke punuar mbi UFO-t,  24 orë në ditë.


********************
Gazeta C

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...