Monday, October 20, 2014

Një intervistë e një antishqiptari francez , që ishte ngarkuar të mbronte shqiptarët .





Në foton e mëposhtme , është ish-komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogar.
Në një intervistë që idha dje gazetës serbe "Novosti" , për habinë e të gjithëve , ky ushtarak i lartë " asnjëanës" , tregoi një antishqiptarizëm të shpifur , dhe guxoi botërisht ( tashmë në lirim ) të përbaltë histrinë e popullit shqiptar në Kosovë dhe të akuzojë fare pa fakte dhe bazë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës , duke e quajtur paçkitëse dhe kriminele , që simbas tij , një ditë duhet të japë llogari para drejtësisë .
Simabas këtij pinjolli proserb , Serbia nuk duhet kurrë ta lerë " ..djepin e saj" që është Kosova .
 Gjithashtu ai flet edhe për ndarjen e Mitrovicës , duke pranuar tashmë mbas 15 vjetësh , se ai personalisht ka marrë vendimin , duke i ndarë në lumin Ibër , Serbët në Veri dhe Shqiptarët në Jug .!
 Më poshtë po japim të plotë intervistën e këtij antishqiptari të urryer .
Intervista Hogarit me gazetën serbe:

Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?

Faktet e para m’i tregoi babai, që ishte gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë miqësie mes Francës dhe Serbisë, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët.

Çfarë zbuluat në terren?

Kam negociuar me oficerët serbë futjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik, por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesionistë dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thyejnë marrëveshjet.

Si sillej UÇK-ja?

Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve të pavendosur me vulë të UÇK-së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat, por kurrë s’kemi dëgjuar më për to. UÇK-ja ka qenë palë e privilegjuar e BE-së, dhe përbën shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.

Ju vetë keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?

Kur arritëm në Mitrovicë, ekzistonte një rrezik i madh për luftë. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.

A ua sugjeroi kush këtë ide?

Jo! Vendimin e kam marrë vetë, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë sesa kur i mendon.

Keni shkruar raporte, të cilat nuk u kanë pëlqyer eprorëve tuaj?

Kam shkruar vetëm të vërtetën. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem për këtë, por kam kuptuar se ajo çfarë po thosha ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze. Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaja jetët njerëzore. Ushtria franceze është profesionale, me vlera të larta morale. Kur ata që e quajnë veten ushtarë, sulmojnë murgët e pambrojtur, siç ka bërë UÇK-ja, çfarë iu mbetet tjetër veçse të mbroni të pafuqishmit dhe të përlesheni me sulmuesit? Këtë kemi bërë që në fillim.

Çfarë do të ndodhë me Kosovën?

E vetme nuk do të mund të mbijetojë. Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i bashkëngjitet ‘Shqipërisë së madhe’, asaj që e pamë në hartë gjatë ndeshjes së fundit në Beograd. Por një Shqipëri e tillë do të ishte jetëshkurtër. Pavarësisht politikës ditore, serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ai është territori juaj.

Pas baltosje së historisë, ushtaraku Zhak Hogar thotë se Kosova u bë shkak që ai të braktiste ushtrinë në vitin 2000.

“Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar”, thotë Hogar.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...