Wednesday, October 15, 2014

Si janë ndjerë Januzaj me shokë pas ndeshjes së djeshme?



Serbi-Shqipëri ishte një ndeshje ku asnjë futbollist shqiptar nuk do të donte të mungonte.
Dhe, ata që zbritën në fushë na bënë krenarë.
Fillimisht me lojën që zhvilluan dhe më pas me reagimin pas shpërthimit të dhunës serbe.
Edhe pse të vetëm, ata nuk lejuan që flamuri ynë të përdhosej nga serbët.
Nuk u trembën edhe nga një stadium i tërë i tërbuar që kishin kundër.
Dhe sytë e gjithë shqiptarëve pa përjashtim, mbrëmjen e djeshme ishin me ta.
Sepse ishte një ndeshje që do mbetet në histori.
Një ndeshje që ndoshta Adnand Januzajn me shokë do t’i ketë bërë të ndihen keq që nuk pranuan të veshin fanellën kuqezi.
Granit Xhaka, edhe pse në San Marino, ku përfaqësonte ngjyrat e Zvicrës, e kishte mendjen tek ajo që ndodhte në Serbi.
Ai shprehej si ndihet krenar me vëllain e tij.
Statusi i tij tregonte se sa do të donte të ishte ne stadiumin e Beogradit.
Por ai, Behrami, Shaqiri, Xhemaili, Mehmedi, Januzaj etj, nuk ndodheshin në këtë ndeshje historike.
Ndoshta dje do e kenë kuptuar se çfarë kanë humbur nga përfaqësimi i një kombi.
Është një gjë që shkon përtej përfaqësimit të një kombëtareje.

Botuar në Gazeta Dita 

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...