Tuesday, October 21, 2014

Fatos Lubonja , dhe lehja e radhës ..


Është ai , që të gjithë e dinë që gjithmon vendoset kundër rrymës . Fatos Lubonja pra , edhe këtë herë është vendosur kundër shqiptarëve , për rastin e dhunës së serbëve në ndeshjen Serbi - Shqipëri në Beograd
Në një intervistë për gazetën " Panorama " , ai ka bërë lehjet e radhës , duke shfajësuar serbët , ose duke i "kritikuar ", ashtu si ai " kritikon " , dhe ka barazuar fajin e tyre me atë të shqiptarëve . Biles shkon edhe më tej kur fajin e parë ose më të math simbas tij , e kanë ".. ata që ngritën një flamur që nuk është shqiptar "
Pra për të , portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit , nuk është portret shqiptarësh , dhe harta e kuqe , veç ngjyrës , simbas tij , nuk kishte gjë tjetër të përbashkët me Shqipërinë dhe shqiptarët .
Më tej ai vazhdoi :
“Nuk e kam aq shumë me ata mendjendritur që kishin përgatitur kundërpërgigjen me atë flamur-hartë të Shqipërisë së Madhe, pa menduar asnjë çast se kjo mund të ndizte një valë antishqiptare në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi dhe do të na vinte në pozitë të vështirë përpara Europës, paçka se është tejet e ekzagjeruar të thuash se kjo synonte të destabilizonte rajonin."
E kam me ata që nuk lanë gjë pa thënë për ata europianë që nuk u shprehën ashtu si donin ata të shpreheshin për këtë akt duke iu kthyer edhe një herë shprehjeve të rrënjosura “Europa kurvë” e ku di unë”, shkruan ai për “Panorama”.
Duke sulmuar gazetarët dhe politikanët shqiptar , ky lehlës i keq antishqiptar , shtoi për " Panoramën " :
E kam me ata politikanë, gazetarë e persona publikë që u shkrinë me pasionin e tifozerisë patriotike dhe që nuk guxuan të thonë se ky ishte një akt i dënueshëm.
E kam me ata shqiptarë që ndërtojnë opinionin që këtë hartë e quajtën vazhdimisht “flamur shqiptar” dhe që mbrojtjen e saj nga futbollistët tanë e festuan si akt heroik, si fitoren e ndeshjes... etj

Lehu dhe për se nuk lehu ,Lubonja por nuk foli . Se burrat mbrojnë kombin ndërsa qentë lehin për të trembur komshinjtë !
(P.C)

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...