Wednesday, May 28, 2014
Pse na i bëre këtë rrengë ,more Prengë ??
Poezi Satirike , nga Partizan Cene
(Marrë shkak nga rrafja e depudetëve në koridoret e Parlamentit )
Ditët ikin , muajt shkojnë
Sytë tanë ,xixa lëshojnë ..
Presim çastin e shumëpritur ,
Për Evrop tashmë të " rritur "
Qershori po troket në derë
Fryma ndalet dhe një herë ..
Pret Statusin Shqipëria ,
çdo shqiptar gjithë shoqnia ..
Nga Evropa është thënë .
Bëni ç' keni lënë pa bërë
Dhe kujdes ,të rrini urtë
Mos e prishni tash n' fundë .
Përqafoji të gjithë bashkë
Për sytë e botës jashtë ..
Por ,nuk ishte thënë kurrë
Ta kalojmë ne ,atë urë ..
Sot pa pritur në parlament
Shkojn e rrihen për nji mend ..
Nuk e di se nga e shau ,
Strazimiri Prengën ngau ..!
Por su mjaftua nuk vonoi ,
Dhe Qefalinë e thumboi ..
Kaq ishte dhe kështu nisi
Nga goditjet u dhemb mishi ..
Po e keqja doli n' shesh ,
Kur Doktorri e mori vesh ..
-Shpejt ,i tha me urdhër Lulit ,
Në dorë ka ardhë zogu i hurit ..
Ta marrë vesh Evropa mbarë
Se Edi Rama rreh shqiptarë ..
Biles shqiptarë depudet ,
më keq nga ç kam rrahur vet .!
- Nuk është Rama , i tha Luli,
ai që dorë mbi Strazi/n vuri ..
- E ç'far thua mor nanguridhi frut ,
Të gjithë në një thes i fut ..??
Po a nuk ështe Rama çoban
Që drejton atë stan ?
Nuk e di ti që në stan ,
ka qen të mëdhenj azgan .?
Po u hodhën e hëngrën kënd
çobani në burg do bëjë vënd
O burra miqve me të parë ,
Dhe tu themi se çka ngjarë ..
Ndaj as Status as përkrahje
Denoncojmë Ramën për rrahje..
Por ...
Do prishi punë kjo ngjarje ?
është për lot apo për qarje ?
Nga pozita janë trishtuar
Lehjet shumë janë shtuar
Ah çna bëre more Prengë
Pse na i bëre këtë rrengë !!
Por ç të bënte Prengë ziu ,
Drurin e donte Saliu .. !
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Marre e plote nga DW-world Bashkëpunimi midis bashkësive përmes zhvillimit të një dialogu të mirëfilltë do të jetë qëllimi kryesor i pr...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
No comments:
Post a Comment