Saturday, January 30, 2010

Ndodhi sot

Vrasja për tradhti bashkëshortore në Devoll, vdes edhe vëllai i tretë

- Tirane : - Ka ndërruar jetë edhe vëllai i tretë i masakrës në Vidohovë të Devollit. Më i vogli i vëllezërve, ai që mundi t'i shpëtojë dje breshërisë së armës së Besim Karajt ka ndërruar jetë sot, pasi nuk ka mundur të përballojë dot ndërhyrjen e dytë kirurgjikale.


Edelvan Mulliri u qëllua me automatik disa metra larg lokalit dhe mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mundur me vështirësi të transportojë të plagosurin në spitalin e Bilishtit dhe mandej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur te mbijetoje.


Aresyeja e ngjarjes ne Devoll

Pasi kishte disa kohe me të dashurin , bile kishte ngelur edhe shtate zane me te eshte shkaku i tragjedise në fshatin kufitar. Nga hetimet paraparke mësohet se bashkëshortja e Besim Karajt kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me Taulant Mullirin, nje nga viktimat e masakres se Devollit. Madje, historia e tyre njihej nga i gjithë fshati. Së fundi, gruaja, nënë e tre fëmijëve, kishte mbetur shtatzënë, fakt që ishte mësuar nga u shoqi. Ky i fundit ka vendosur të vërë në vend nderin e familjes së tij. Për këtë ai ka vendosur që drejtësinë ta bëjë me automatik, duke i vrarë të tre vëllezërit. Sipas të njëjtave burime, mësohet gjithashtu se kjo tradhti ishte formalizuar me një fakt që Karaj nuk mund të harronte. Pak kohë më parë, ai kishte kapur çiftin në kushtet e flagrancës, ndërsa avancimi i marrëdhënies dhe me një fëmijë të jashtëligjshëm e ka çuar ngjarjen në kufijtë e vet.




No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...