Saturday, January 30, 2010

LAJME shkurt mga Shqiperia dhe Kosova ..

Kuçi: Shenjat e para qe Serbia po pranon realitetin ne Kosove .. !!

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, H. Kuçi, e ka cilësuar deklaratën e Oliver Ivanovic për hyrjen e Serbisë në BE pa Kosovën, si fillim të vetëdijesimit të Serbisë dhe të njohjes së realitetit në Kosovë.

Por Kuçi tha se Kosova nuk do të heq dorë nga asnjë pjesë e territorit, në veçanti nga veriu i saj.

Komentet e zëvendëskryeministrit, pasuan deklaratat e sekretarit të shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, lidhur me mundesine qe Serbia, te futet ne Be , pa Kosoven .. !!



Fisher: Shqipëria në gjendje kritike, duhet kompromis PD-PS

SHBA- Shqipëria ndodhet në krizë të vërtetë politike dhe kjo situatë ka zhgënjyer dhe vendet që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këto komente i ka bërë për Zërin e Amerikës studiuesi i cështjeve shqiptare, profesori Bernd Fisher.
Fisher gjykon se kriza aktuale politike mund të zgjidhet vetëm nëse dy partitë kryesore bëjnë një kompromis. Ai këmbëngul se kutitë duhen hapur ndërsa opozita duhet ti japë fund bojkotit parlamentar. Sipas tij kjo duhet bërë paralelisht pra dy palët të bëjnë lëshime në të njëjtën kohë dhe jo njëra parti ti dorëzohet tjetrës.


PRISHTINE:
Patriarku serb provokon Kosovën, inagurohet në Pejë

- Patriarku i ri serb Irinej ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe do t'i ndihmojë shtetit serb që ta mbrojë Kosovën, ndërsa theksoi se inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës nuk do të kuptohet si provokim. Duke folur për inaugurimin e tij në krye të Kishës që do të bëhet në Patrikanën e Pejës më 25 prill, patriarku serb Irinej tha në një konferencë për shtyp se shpreson që do të ketë "vetëdije të mjaftueshme" për këtë ngjarje dhe se "vëllezërit nga Kosova do ta kuptojnë se kjo nuk është provokim, por shkuarje në shtëpinë tonë të lashtë kishtare e cila është qendër e kishës sonë".

Gjithashtu Irinej citohet të ketë thënë edhe këtë: "Fusha e Kosovës, toka e Kosovës është ujitur me gjakun martir serb. Dhe Kosmeti na takon neve, por nuk na pengon që ta ndajmë bashkëjetesën dhe fatin me popujt që jetojnë atje". Ndërkaq duke folur rreth përgatitjeve për inaugurimin e tij, ai tha: "Për momentin nuk ka përgatitje të veçantë. Kisha dhe Sinodi duhet të zgjidhin çështjet rreth shkuarjes në Pejë me kompetentët në Kosovë, por edhe me autoritetet tona. Shpresojmë që do të arrihet një marrëveshje që ky akt i shenjtë të kryhet si më së miri", ka deklaruar kreu i Kishës serbe

Pakti detar, Meta: Anullimi nuk cënon marrëdhëniet më Greqinë

TIRANE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të cënojë aspak perspektivën dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë të cilat absolutisht që do të tregojnë një vullnet edhe më të madh për të ecur përpara. Kështu është shprehur zv kryeministri dhe ministri yne i Jashtëm Ilir Meta në një intervistë dhënë seksionit shqip të BBC menjëherë pas takimit të zhvilluar në Londër me ministrin alternat të puneve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas gjatë konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Londër.

Meta tha se ndjente keqardhje për atë që ai e quajti "instrumentalizim të kësaj çështjeje për qëllime krejtësisht të ngushta politike".
Pyetjes se nëse gjatë takimit zyrtari grek kishte shprehur keqardhje për vendimin Meta u shpreh se, “Natyrisht që kishte një keqardhje të dyanshme si nga pala shqiptare dhe ajo greke, por keqardhja sic tha Meta erdhi më tepër nga intsrumentalizimi politik i cështjes për qëllime politike


No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...