Sunday, January 31, 2010

Momenti pergjegjesise Kombetare

Flamuri yne .. na therret sot per me shume pergjegjesi kombetare ... !!

OPINION NGA PARTIZAN CENE .... !!!

Shqiperia ka muaj qe po kalon krize te gjithanshme , ne te gjitha fushat;politike, ekonomike , te sigurise se brendshme , te besimit qytetar ndaj qeverise , te moralit familiar .. dhe nje sere e sere , fushash qe mund te permendim , te cilat e kane shoqerur ate tani e 20 vjet demokraci.
Por megjitheate , ne tunel ka nje drite , qe sa vjen dhe duket me qarte . Kjo drite ka te beje me ate se sinjalet nga nderkombetaret , jane te qarta dhe shume premtuese , te pakten persa i perket liberalizimit te vizave .
Me gjithese situata eshte per tu deshiruar, prape , evropianet ''kembengulin '' ne ate qe ne korrik e ne vazhdim , ne shqiptaret do te marrim nje pashaporte ne xhep e do ti biem Evropes ;''ku te dhemb e ku te ther'', sic i thone ne Vlore .. ! Pra do te levizim lirshem , ku te duam .. !!
Gjasat jane qe kjo gje te ndodhe per disa aresye :

E para :Ka te beje , me ankthin e Evropes , qe me mos lirimin e vizave edhe per Shqiperine , Bosnjen dhe Kosoven, krijon nje precedent pakenaqesie te hapur , lidhur me ate qe keto vende jane ne pjesen me te madhe te tyre me perkatesi fetare myslimane .

E dyta: Tani pas 20 vjetesh , me hir apo me pahir , shqiptaret kane ''pushtuar '' Evropen ne te kater cepat e saj . Kjo tregon se edhe , liberalizimi i vizave, me shume do te ndihmoje familiaret e emigranteve per tu lidhur dhe takuar me ta , sesa vershimin e dukshem te nje fluksi te ri emigrantesh ne Evrope nga Shqiperia , Bosnja dhe Kosova .Duke qene se vende fqinje direkte me to , si Greqia , ndodhen ne nje krize te thelle ekonomike , e ben me te pakte mundesine e ardhjes se emigranteve te rinj per te kerkuar pune ...

E treta : Evropa , ka premtuar qe ne 2014 , kur eshte 100 vjetori i Luftes se Pare Boterore , do te fute ne gjirin e saj te gjitha vendet e Evropes juglindore , qe kane deshire te anetaresohen ne Bashkimin Evropian ..!Qe te arrihet kjo , duhen shpejtuar fazat .. njera nga keto , faza e pare, eshte liberalizimi i vizave .. i cili duhej te ishte bere bile .. dhe quhet tani per tani , proces qe eshte vonuar . !! Ky eshte mendimi i shume komisionereve dhe deputeve evropiane , tani dhe disa muaj ..

Por dikush menjehere mund te thote : Pse , Shqiperia dhe politika e saj , nuk ka asnje ndikim ne vendimet qe do te marre Bashkimi Evropina per te ??
Do te pergjigjesha menjehere : Po ka ndikim , vetem se ky eshte gjithemone ndikim negativ ..
Pra politika shqiptare vazhdon te sabotoje gjithemone , ate qe mund te kishim marre me shpejte nga Evropa .

Dhe shpjegojme perse .. :
1-Shqiperia , vit e cdo vit , behet shembull i nje vendi me korrupsionin me te madh ne Evrope .
flasim ketu qe me ndihmat e para , te fillimeve post komuniste,qe erdhen ne Shqiperi , nga '' Levante & Co ''dhe firma te tjera, te cilat qeveria e atehershme e Nanos , i beri rrush e kumbulla , duke i vene ne gare te gjithe , se kush do te pasurohej me shpejte , duke treguar ne Evrope e ne Bote , se ishim krejt te pa devotshem dhe te pa stervitur per te qevrisur vendin tone .
.. Nga ana tjeter qeveria , qe erdhi me vone , e dores se forte te Presidentit Berisha , burgosi , kryetarin e opzites , pas nje procesi gjyqesor fars dhe pa fakte konkrete , te besueshme . Kjo beri qe te binte ne maksimum , besushmeria qe kishin evropianet tek zoti Sali Berisha , ne fillimet e demokracise ne Shqiperi .
2-Ne vitin 1994 , qeveria , hodhi ne popull per referandum , nje projekt kushtetute , e cila binte ndesh me parimet themelore te vete BE , organizate ne te cilen duam te pranohemi ..
3 - Po ashtu ne ate periudhe , qeveria arriti te vere nen kontroll gjithe aparatin gjyqesor dhe hetimor. kujtojme ketu , kundershtite e ish kryetarit te kasacionit te Shqiperise , zotit Zef Broci .
4-Zgjedhjet skandaloze te 26 majit 1996, ishin nje goditje e madhe e aspiratave te shqiptareve per tu bere qytetare te Evropes se bashkuar .. Pamjet makabre nga Tirana ku qevria rrihte ne mes te sheshit depudetet dhe drejtuesit e opozites , u transmentuan nga te gjitha kanalet prestigjoze te Evropes apo te Botes..
5-Ngjarjet qe rrodhen me vone jane te njohura nga shqiptaret si ngjarjet e 1997 , ku shteti ra si nje kala prej rere , duke treguar ne Evrope , se ne nuk kemi shtet te qendrueshem ...
Keto ngjarje erdhen si rezultat i perceptimit te situates , nga qevrisja e pa pergjgjshme e qevrise shqiptare... Shume shqiptare krahas qe humben pasurite e tyre ne firmat famekeqe piramidale , humben gjitheashtu jeten e tyre , te te aferme te tyre etj.. mijra shqiptar , u detyruan te lene vendin e tyre dhe ti drejtohen Evropes e Botes , jo me per pune , po per te shpetuar koken e tyre , nga grupe ma kriminale dhe adoleshnete te armatosur .. !!

5- Ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ishin nje goditje tjeter ballore . Kjo sepse nga njera ane ishte opzita qe u perpoq te bente grusht shteti ( dhe duam te vemi ne Evrope ), por edhe qevria qe popthuaj beri te njejten gje , ku Fatos Nano ,kryeministri frikacak, ja mbathi, si dikure mbreti Zog me 1939 , per te shpetuar lekuren e tij, duke lene shtetin dhe qeverine ne meshire te fatit .. !

Dhe ngarjet rrjedhin gjithemone ne te kundert te se mires se vendit .. pasi , ardhja ne pushtet e Zotit Nano dhe Partise Socialiste qe ai drejtonte , nuk solli ndonje gje te vecante vec nderrimit te nje qehajai me nje qehaja tjetrer..Shqiperia po rritej perdite ne shkallet e korrupsionit boteror , Mafja e huaj , gjeti partneret me te devotshem dhe drejtuesit me mizor ne Shqiperi .. !

6-Vjen korriku i 2005-s kur , makinacionet Nano - Meta , cuan risjellen e Berishes dhe ''oborrit ''te tij ne pushtet , megjithese vota popullore nuk e deshironte nje gje te tille .. Shqiperia si vendi i cudirave , nuk mund te shpetonte edhe nga kjo cudi , qe u votua majtas e theksuar por , qeveria u be djathtas .. shume e theksuar ...Modelet allashqitareshe , Dushk , Nano- Berisha !!
7-Nderrimi i ''oborrit'' sic pritej , vetem sa e thelloi korrupsionin dhe verferine ne vend .. Dhe solli ngjarjen me te rende , ate te tragjedise se Gerdecit , ku korrupsioni qeveritar , mori jeten e 26 qytetareve , dhe plagosi e sakatoi qindra te tjere ..
Qeveria rendi dhe rend qe ta mbylle , me fshehje , dhe shmangje te drjtesise kete ceshtje, duke e mbrojtur drejt perdrejte Ish ministrin e Mbrojtjes , Fatmir Mejdiu .. Kjo ka '' dhene '' shume pik ne renditjen boterore , dhe syte e evropianeve, per korrupsion .!!!
8- Ashtu si Shqiptaret edhe bota , eshte habitur , me shumat marramendese qe jane paguar per rrugen Durres- Kukes , dhe megjithe ate , ajo vazhdon te jete difektoze , me shmbje te saj dhe tuneleve qe e pershkojne ate .. Prokuroria megjithese ka bere cmos ta vere ish ministrin Basha para drejtesise , per cudi ai eshte gjithemon me raport mjekesor sa here thirret , ne nje proces te tille ..
9 - Asnjehere keto 19 vjet ne shqiperi nuk jane zhvilluar zgjedhje te drejta e te ndershme . Gjithemon ato jo vetem qe do te kokontensoheshin nga humbesit , por do te bombardoheshin me nje sere verejtejesh nga veshguesit nderkombetar , duke e lene gjithemone Shqiperine ne klase , per sa i perket zhvillimit te zgjedhjeve .
Por meqe , per fatin tone te mire , dhe mendjes se ngrefur te amerikaneve , ne u pranuam ne NATO, ne 2008 -en, te gjithe menduam se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 , do te ishin me ne fund ato qe kane pritur shqiptaret dhe Evropianet nga Qeveria jone ; zgjedhje te ndershme dhe me standarte .. Por nuk ndodhi aspak keshtu ..
E vetmja gje qe arriti te ndryshoje Berisha dhe qevria e tij , ishte , menyra me e kamufluar e vjedhjes dhe e mashtrimit te votuasve .Duke perseritur prape cudine allashqiptareshe, qe megjithese u votua nga shqipatret majtas , qevris nje qeveri e pa deshirueshme , e djathte ..! Qeveria u akuzua nga opzita per manipulim , vjedhje dhe tjetersim te rezultatit te votimit ..!
Kjo beri qe opozita te mos paraqitet te beje betimin ne parlament .

Keshtu qe Evropa ;shikoi, degjoi dhe vendosi : Prape Shqiperia te ngelet ne klase .. Te gjitha vendet e Ballkanit , arriten te perfitonin nga liberalizimi i vizave .. Shqiperia ...JO.... !
Opzita , ka vene kushte te forta per te pranuar ligjshmerine dhe te futet ne parlament , ku nje nga keta kushte eshte hapja e kutive te votimit, dhe hetimi me rrenje i 28 qershorit .. Kete e argumenton opozita , me ate qe te behen mesim per here tjeter qe, te mos guxoje kush , te vere dore ne voten e popullit ..
10- Ne kushtet e tanishme , ku gjendet Shqiperia , ne lidhje me Evropen e Bashkuar , do te thoshja se vendimi i opopzites , pamvaresishte se eshte me nje aresye dhe qellim shume te mire e te forte , duhet rishikuar . Ky rishhikim eshte i thjeshte : Te shkoje ne paralament dhe te perpiqet aty nga brenda me te gjitha mjetet ligjore , per te gjetur dhe cuar para ligjit te gjithe shalatanet , qe kane realizuar vjedhjen dhe tjetersimin e votes , ashtu sic pretendon ..!!
Sot gjithe shqiptaret i madh e i vogel, te majte e te djathte , te korruptuar apo te pa korruptuar , te mire ate keqinj , te pasur e te varfer .. kerkojne nje gje : Te realizohet liberalizimi i vizave , me qellim qe te levizin te lire ne Evrope .. dhe pastaj shohim ... !!
Pra opozita tani , megjithese shumica e shqiptareve jane me te perballe makines shtypese dhe mashtruese te Berisho -Topalleve ,po pengojne ne syte e Evropianeve pikerishte kete gje , pra liberalizimin e vizave .. te cilen e kemi enderruar prej kohesh , dhe nuk durojme dot me .!

Mund te permendim edhe shume raste te tjera e te tjera , deri edhe tek marrezite e fundit per te bere te bardhen te zeze nga qarqe qeveritare , lidhur me mbledhjen dhe rezoluten e Asamblese se Parlamentit Evropian , etj por mjaftojne kaq sa thashe per ti treguar opzites se megjitheate :
Eshte momenti i pergjegjesise Kombetare ... Tregojeni qe jeni te pergjgjshem perballe nje mazhorance te pa pergjgjshme .. Keshtu do te fitoni te gjitha piket dhe vleresimet me te medha . nga gjithe shqiptaret dhe pse jo edhe nga te huajt ... !!

Sic e pate nga nje kalim flesh i ketyre viteve , nuk pame ndonje rast qe qeveria shqipatre te mos demtoje me dashje apo pa dashje , pikerishte ate qe shqiptareret kane enderruar, tani e 20 vjet .
Le te shtoje kush e te me tregoje raste , qe mund te tregojne te kunderten ... !!

Pergatiti Partizan Cene

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...