Sunday, January 31, 2010

Lajme te sotme ,

Pergatiti Matilda Kuqi...

Ilir Meta: S’ka dialog, nëse Rama imponon kerkesa antikushtetuese

TIRANE- Maxhoranca dhe opozita nuk mund te ulen ne nje tryeze dialogu te presidenti i Republikes persa kohe qe Partia Socialsite vazhdon te kembengule ne kerkesen e saj per hapjen e kutive te votimit.

I sapo kthyer nga Londra, ministri i Jashtem dhe njekohesisht zv kryeministri Ilir Meta , tha sot ne nje takim me gazetaret se maxhornaca nuk ka asnje problem besimi te presidenti, por jane socialistët ata qe nuk po tregohen serioze për te respektuar rezoluten e Asamblesë se Keshillit te Europes per zgjidhjen e krizes politike.
Meta akuzoi Ramen se po injoron rregullat e nenshkruara nga vete ai, dhe se po synon te fuse vendin ne krize.



Vazhdon i qete votimi ne Lipjan dhe Prizren .. !

PRISHTINE- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, i cili po vëzhgon rivotimin e sotëm të balotazhit për kryetar komunash në Prizren dhe Lipjan, tha të dielën se, “bazuar në të dhënat deri në orën 10:00, në përgjithësi, procesi i votimit është zhvilluar i rregullt”.

Megjithatë, ky koalicion ka konstatuar “disa vonesa të vogla në hapjen e disa vendvotimeve, mungesën në disa raste të komisionerëve, si dhe disa problemeve teknike si mungesa e ngjyrës së vulave, etj".

“Demokracia në Veprim” ka angazhuar rreth 300 vëzhgues për zgjedhjet e raundit të tretë në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit.

Prizreni dhe Lipjani po rivotojnë sot balotazhin për kryetar komune të 13 dhjetorit, të zgjedhjeve lokale në Kosovë, raundi i parë i të cilave u zhvillua më 15 nëntor të vitit të kaluar. Qendrat e votimit në të dy komunat janë hapur në orën 07:00 dhe sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) procesi po zhvillohet normalisht,ndërsa po ndiqet nga më shumë se 2.800 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në balotazhet e Prizrenit dhe Lipjanit për kryetar komunash garojnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat e bëjnë koalicionin qeverisës në nivel vendi.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...