Saturday, January 16, 2010

Ligji antimafja, me terma te theksuara politike .. !!

Sic jemi ne dieni keto dite Parlamenti shqiptare , miratoi : Projekt ligjin;''per disa ndryshime dhe shtesa, te ligjit Nr 92 84 date 30.09.2004, ''Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar .''

Modeli i pare i ligjit , nuk mund te themi se ishte i persosur dhe nuk kishte nevoje per tu ndryshuar .As nuk mund te themi se parlamenti me propozim te qeverise nuk mund te shikoje dhe rishikoje , cfaredo ligj qe e shikon te aresyeshme .

Mua personalishte do te me pelqente , nje ligj i forte , qe te kete me te vertete , dore te hekurt mbi pasurine e atyre qe fitojne ne menyre te jashte ligjshme dhe ne rruge kriminale .

Nje ligj i tille duhej menduar mire dhe drejte qe te mos lere ama , mundesira per abuzime te hapura , per ata njeres , te cilet ne nje rruge apo me nje tjeter , kane vene nje pasuri me mund e sakrifca , pa cenuar te tjeret dhe jashte rruges kriminale , apo abuzive me pushtetin ..!

Dy jane kategorite e shqiptareve qe mund te preken direkte ose indirekte ne menyre abuzive nga ligji i me siperm .. : 1- Tregetaret , te vegjel e te mesem , ambulant ose dyqanxhinj , te cilet , kane vene pasuri nepermjet tregetimit ne kohen kur nuk kishte , akoma ligje te mirefillta , nepermjet tregetimeve dhe shkembimeve ne dore ; sic jane :
A- Kambistat.
B - Tregtaret e tegjeve bashkiake , te qyteteve ..
C- Fshataret, duke tregtuar toke e pasuri , para se te arrinin ,te dokumentonin , ligjerishte pasurine e tyre te patundshme .
D- Avokatet , doktorrat, mesuesit , zejtaret , dhe sherbimet e tjera te ketij lloji,
qe mund ta kene vene pasurine ne kohen e Berishes se Pare atehere,kur, mbizoteronte
anarshia, dhe jashteligjshmeria .(dhe firmat piramidale famekeqe )

2- Emigrantet.. Kjo kategori eshte dhe me e goditura , pasi shume nga ata kane shitur ne ate kohe dhe me vone shtepite e tyre , dhe me ato leke kane investuar ne shume bisnese qe per nje kohe te gjate , jo per faj te tyre , por per mungese te ligjit , ishin informale .
Gjitheashtu, kursimet e tyre shume nga ata i degojne dorazi, duke i investuar , ne shtepi banimi apo bisnese .

Emigrantete shqiptare sote mbajne peshen me te madhe te te ardhurave , te shqiptareve ne pegjithesi por edhe te buxhetit te shtetit ne vecanti .. !
Te themi troc, nje shembull .. : Une si emigrant punoj ne Greqi apo ne Itali , dhe nje pjese te mire te punes sime , e bej ne te zeze .. kurre ato para qe marr nuk mund ti , deklaroj apo identifiloj . po te beja nje gje te tille , ketu ne shtetin qe po punoj do te humbisja dy gjera .
A- punen ,... pasi pronari ne momentin e pare qe do ti kerkoja faturen do te detyrohej te paguante tatimet , dhe sigurimet per mua qe te pakten ne Greqi mund te them se jane , rreth 120 % te rroges qe ai me paguan .. Pra per 40 Euro qe do te me jepte mua ,do te paguante: 42 Euro , siguracionin tim , dhe ,dhe rreth 6 Euro tatimin , per rrogen time .. kuptohet qe do te me zboje .. !
B- Parate, .. pasi kure une i dergoj keto para ligjerishte dhe te deklaruara nga aty do te detyrohem te paguaj edhe tatimin e translaksionit te parave ..Dhe me vone do ti nene shtrohen tatim taksave ne menyre te drejte .. dhe rroga 40 Euro ne dite .. do te katandiset 30 Euro .. !!

Pra me pak fjale , shume emigrante , kure te sjellin parate e tyre ne Shqiperi , do te vihen perballe ketij ligji qe i detyron ti justifikojne dhe tregojne burimin , dokumentarishte dhe jo gojarishte , ne te kundert , simbas ketij ligji qe u miratua keto dite , do ti duhet te mbrohet ndaj mundesise sekuestrimit.

Ky eshte nje shqetesim , evident ne nje shikim te pare qe i behet ligjit ..

Nga ana tjeter ligji le shume shtigje te tilla qe u jep mundesira me te medha vete ''mafiozeve'' te mbrohen ''ligjerishte '', dhe ti shmangen drejtesise dhe ligjshmerise .. duke fshehur direkte ose indirekt, pasurine e jashteligjshme ..
Ne ligj nuk parashikohen shtrengime , te tilla qe ne raste shmangje nga dita qe duhet te japesh llogari para ligjit per shperdorim e dhe vjedhje ,te mos justifikosh pjesemarrjne pershembull , ne seanca , duke paraqitur nje raport mjekesor te leshuar nga ndonje mjek i pa ndergjegjshem .. Keshtu kane bere me pare , deri edhe ish minisi i transporteve , Zoti L.Basha . duke dhene shembull ''tipik '' per te tjeret .. Ligji duhej te parashikonte ,gjitheashtu edhe ate qe , ne rastet e keq interpretimit te gabuar , tu jepet e drejta , e ankimit dhe rishikimit .. !
Ne ligj nuk jane parashikuar qe te vihen para drejtesise dhe te japin llogari te gjithe ata qe kure jane futur ne politike kane pasur xhaketen te arnuar , dhe nashti , mbas dy tre apo 10 vjeteve, jane me vila dhe shetitin, me makina luksoze .. Ketu ligji mund te bente vecanti dhe tu kerkonte shpjegim deri ne qindarken e fundit , dhe te rishikonte te gjitha dokumentacionin qe mund te zoterojne tani pasi e kane rreegulluar , fale pushtetit qe zoterojne .. !!

Emigrantet pra jane ata qe mund te goditen neser nga ky ligj . Ata nuk kane asnje mundesi ligjore qe te shpetojne , nga veprimi i tij ..ose nga abuzimet , referuar atij.

Shpresojme , qe Presidenti i Republikes do ta riktheje kete ligj , me qellim qe tu jape mundesi deputeteve ta rishikojne duke e bere nje ligj qe kap mafien , e vertete ,e cila, nepermjet pushtetit dhe familiaritetit me te, po pasurohet perdite , ne kurriz te popullit dhe pasurive te tij .. !!

Ky ligj ngjan shume me ate qe diktatura komuniste vuri ne muajte e pare te mbas clirimit , qe u quajte ''Ligj per tatimin e jashte zakonshem'' . Atehere ky ligj beri baderdine duke rrenuar edhe shume njerez dhe tregetare te ndershem qe me te vertete i kishin dhene luftes ..

Ky ligji i sotem me ate te 1946, kane edhe nje tjeter te perbashket ate qe te dy jane bere ne kushtet e emocioneve dhe tensioneve politike , per te frikesuar pushtetaret , dhe duke e perdorur ligjin si presion , te hapur , per ke do dhe ndaj kujt , pushteti vete ka ineres .... !!

Partizan Cene .. 06/12/2009

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...