Saturday, January 16, 2010

Nje hulumtim per daten 8 Dhjetor, diten e shpreses per demokraci .. !!

8 Dhjetori, me plote te drejten mund te quhet , dita e shpreses se madhe per te gjithe ata shqiptare, qe kane enderruar nje shoqeri te drejte dhe demokratike .. Te gjithe jemi deshmimtare qe mbas asaj dite asgje ne Shqiperi nuk ishte si me pare ..! Ndryshimi , i cili erdhi i menjehershem perfshiu cdo cep te atdheut tone , me te mirat dhe te keqiat e tij .. !!

Per ndryshimin e madh , qe sollen ngjarjet e dhjetorit te vitit 1990, merite kane padiskutim te rinjte studente te cilet , me kembenguljen e tyre , bene qe te detyrohej aristokracia e Re e kastes se Vjeter Ramiziste , ne Shqiperi , te pranonte pluralizmin politik , dhe me vone ndryshimin e rendit politiko shoqeror shqiptar .. !!


Por merite vec studenteve , kane edhe intelektuale te shquar te asaj kohe , qe munden , me zgjuarsi dhe pse jo dhe me trimeri , te mposhtnin friken dhe te kapnin ne kohe situaten duke i dhene drejtim sistemit te Ri politik ne Shqiperi .. !!

Deri atehere , Shqiperia , kshte ecur ne nje rruge , qe me gjthe arritjet e padiskutueshme , kishte shkuar ne nje pike qe, nuk mund te shkonte me perpara ..
Diktatura kushtetuese , nga nje diktature e klases se varfer dhe proletariatit , ishte shnderruar , valevale , ne diktature e disave kunder gjithe popullit , qe ,ne nje apo tjeter menyre i kishte mbeshtetur ,me te gjitha forcat .. Sistemi komunisto socialist , shqiptar , kishte vecori shume te ndryshme nga ai qe u praktikua, ne shume vende te tjera te lindjes .. !!
Le te bejme nje retrospektive , te asaj qe kishim dhe asaj qe erdhi dhe kemi ...!
Sistemi i diktatures se proletariatit ,ne Shqiperi , mund te themi se vlen ta ndahet , ne dy aspekte :

Se pari ishte aspekti politik :Si nje nder diktaturat me te forta ne historine e qyteterimit Evropian ,qofte edhe komunizmit , ku arriti , qe shume shqiptare , per te treguar besnikerine e flakte per shtetin dhe PPSH,u bene spiune te shokut , mikut , deri edhe te familjareve te tyre ..
Denimet dhe persekutimet politike , u futnin tmerrin cdo shqiptari, qe do te guxonte edhe te mendonte per kundershti.!
Te drejtat dhe lirite nga me elementaret dhe personale te njeriut , u likujduan dhe u zevendesuan me keshillimin dhe veprimin e masave .. !Duke permendur edhe votimin , dhe sistemin e votes ne pergjithesi .!
Izolimi , me boten e jashtme ishte i plote , duke mos lene as mizen te kaloje , sic thote populli.
Propaganda ishte shume e shfrenuar dhe shume here e besdisshme deri ne kulm
Burgimet dhe internimet per shkaqe politike , ishin moto e gjithe makines shtypese te diktatures , qe shtypte kedo qe do te bente kundershtine politike me te vogel ..!!
Sistemi gjyqesor ishte nje dore e forte ne duarte e diktatures , qe godiste e vriste pa meshire , kedo qe ishte kunde tij .. !!
Torturat denigrimet dhe vrasjet ne emer te ligjit , e benin akoma me te eger dhe te pa shoq socializmin shqiptar te mbas 1944.. !!

Se dyti ishte aspekti ekonomik :Te gjithe jemi deshmimtare , te asaj qe , per 45 vjet Shqiperia u rindertua dhe u ndertua , duke krijuar nje profil te kuptueshem per pozicionin gjeografik ne te cilin ndodhej .. Te gjithe gjitheashtu , e kemi te qarte se ;shqiperia e mbas luftes , krijonte pershtypjen e nje vendi Afrikano aziatik , me shume se sa Evropian .. Ne kete aspekt , pamvaresishte metodave dhe rrugeve qe ndoqi , regjimi monist socialiste ne Shqiperi ka merite te padiskutueshme ..:
U arrit elektrifikimi ,
U krijua sistemi shendetsor , me sherbim te sakte falas,
U ngrit dhe u zhvillua sistemi arsimore , falas dhe shume i sukseshem,
U ndertua infrastruktura e vendit . ( pamvaresishte se sot nuk eshte me funksionale )
U arrit industrializimi i plote i vendit qe per kohen ishte nje baze , per nje mireqenie nominale dhe deri diku te sigurte .Kjo beri qe te gjithe shqiptaret te kishin nje pune dhe nje strehim , sado modest e minimal.!
Te gjitha keto shume shqiptare, qe kane arritur te jetojne ate kohe , e kuptojne se ne fund te fundit , nuk eshte vetem nje nostalgji por ka qene nje realitet i padiskutueshem .

Nuk jane vetem keta dy aspekte qe mund te percaktojne natyren , dhe profilin e sistemit social komunist ne Shqiperi .. Por duke pare keta dy aspekte mund te bejme me qarte krahasimin e asaj qe kishim dhe asaj qe kemi sot , mbas 8 dhjetorit te vitit te shenjte 1990..

Regjimi i sotem eshte nje regjim qe me kushtetute garanton , te drejtat themelore per jetese te garantuar, me nje shtet social, mbeshtetur ne teorine e se drejtes personale.!
Kjo eshte ne aspektin teorik ..

Tashti ta shikojme te sotmen ne te dy aspektet praktike, qe pame te kaluaren .. :
Se pari ne aspektin politik ..
Askush nuk mund te mohoje se sot ne Shiperi jane bere hapa vigane persa i perket aspektit politiko shoqeror te zhvillimit ..
Sot kane te gjithe te drejten e fjales dhe te lirise , me pak perjashtime ne ndonje raste .( ku nuk kane munguar edhe persekutime te njerezve te fjales dhe medias )
Partite politike krijohen dhe mbyllen si puna e kerpudhave , mbas shiut .. pa u shqetesuar apo ndaluar nga asnje ..
Levizja e njerezve eshte e lire , brenda territorit te RSH .Kush ka mundesine te nxjerre nje vize mund te udhetoje i pa shqetesuar ne te gjithe Boten ..
Me ligj jane ndaluar, persekutimet, internimet , torturimet , apo denimet me vdekje .( Por ka akoma ne kembe akuza qe njeres te ish SHIK-ut te Berishes se pare , kane torturuar vrare dhe zhdukur njeres te pafajshem , ku sot nuk kane as varrin e tyre ) dhe te afermit , pecillen andej kendej gjyqeve , gjoja per drejtesi , dhe vrasesit , kane poste , te emeruar nga qeveria ..!
Sot Shqiperia politikishte gezon nje vend shume komod ne krahasim me me pare , persa i perket lidhjes me boten e jashtme ..Ajo vec qe eshte anetare e NATO-s, ka marrdhenie te mira me te gjitha shtetet e Botes .Nuk ka asnje armik , te dukshem ne horizontin e marredhenive nderkombetare..... etj .

Se dyti ne aspektin ekonomik .. mund te themi se ketu puna ka caluar totalishte .. !
Kapitalizmi ne Shqiperi eshte ne nje faze te tille qe tregon dhembet ne menyren me te ashper ..

Sot pamvaresishte , nga ndonje arritje , mund te themi se Shqiperia eshte pothuaj pa industri te rende . Ajo nga nje vend prodhues .. u kthye ne nje vend vetem importues .. Nga nje vend me pasuri minerale te konsiderueshem ne Evrope eshte kthyer ne nje vend pa industri te mirefillte nxjerrese .. Shqiperia sot , importon nafte , ne nje kohe qe rezervat e saj jane te mjaftueshme , ose te konsiderueshme , per nevojet e vendit .. por industria perpunuese .. eshte shkaterruar totalishte ..
Shkollat , ne gjithe teritorin e shqiperise , kane humbur cdo shkelqim te dikurshem dhe ne shume raste per mungese fondesh jane mbyllur .. duke rriturv ne kete menyre shkallen e femijeve te mbetur analfabet .. !! Vec anes ekonomike , vete shkollat kane edhe krize programesh dhe botimesh .. ! Tekstet shoqerore si letersia apo historia , jane ndertuar mbi baza teresishte politike , duke shtremberuar ne menyre te hapur historine dhe letersine shqiptare .. !

Si rezultat i gjendjes se mjerueshme ekonomike , gati 40% e shqiptareve jane detyruar te lene vendin e tyre dhe te jetojne e punojne jashte atdheut .. duke hapur ne kete menyre , odisene e gurbetit shqiptar, shume te lakuar nga shume pena shqiptare te koheve te ndryshme ..
Por edhe kush jeton ne Shqiperi e shikon perdite se pothuaj gjysma e etyre qe jetojne ketu , kane te ardhura , nen minimumin e jeteses , ose shume te tjere nuk kane fare te ardhura .. Pasuria cdo dite e me shume , iken nga duarte e njeresve te thjeshte dhe shkon ne duarte e pakices , me rruge dhe menyra te ndryshme ..korruptive.!
Nje seksion i kesaj grabitjeje , krahas cmimeve qe rriten perdite , realizohet edhe me sektorin e sherbimeve shteterore .. Kudo sot zarfi dhe miku , jane e vetmja mundesi qe te mund te nbarosh nje pune .. ose te hedhesh nje hall ...!!
Jeta ne Shqiperi , per cdo shqiptar qe nuk ka nje mundesi optimale , ose nje burim te ardhurash , varet me shume nga fati se nga sistemi ..
Infra struktura e vendit eshte ne ndertim e siper , por kjo ka rritur me shume oreksin e lubive pushtetare , per tu pasuruar , nga leket e popullit , qe hidhen nepermjet tenderave , dhe prokurimeve te ndryshme .!!Shembuj per kete mund te japim mjemije .. Por e rendesishme eshte se askush nuk mund te provoje te kunderten ..

Dikush direkte mund te thote : Pse vetem i zymte eshte realiteti i sotem shqiptar .. ??
Jo nuk do ta percaktoja te zymte .. por te pakten mund te thoshja se nga ajo kohe , qe po ankohemi , perdite .. ndryshimet ne aspektin politik jane madheshtore , megjithe mangesite , por ne aspektin ekonomik , ato jane te paperfillshme .., bile ne shume zera , jane per keq dhe shume keq..!

Po te kemi parasysh fushaten , e tokes se djegur qe ndoqi qeveria Berisha 1, dhe shkaterrimet qe u bene ne 1997 -1998, e kuptojme menjehere se kemi regres ne kete drejtim ..
Jane bere rruge , por jane lene pa qendra shendetesore .. gjithe fshatrat e Shqiperise ..
Jane bere ura por jane lene pas dore shkollat , dhe kopshtet, ne pjesen me te madhe te Shqiperise..!
Jane bere ndertime shumekateshe , por jetojne ne kushte ekstreme te mjerueshme me shume se gjysma e popullsise .. !
Jane bere punime kolosale per rrugen e Kombit , por jane harxhuar trefish para , duke praktikuar propaganden e shfrenuar te regjimit monist .. , per ti fshehur shperdorimet dhe vjedhjet ... !!


Per nje shqiptar sot propaganda eshte e fundit qe do ti mund ti interesoje ..Ai sot me shume se kurre ka deshire dhe nevoje per perkrahje sociale reale .. dhe jo fiktive , te shkruar ne leter dhe te folur nga tellalet qeveritare te cdo ngjyre ..
Sot shqiptari ka nevoje qe te mund te mbaroje nje hall pa qene nevoja te shes , ate qe ka dhe nuk ka, per te mbushur xhepat e funksionareve dhe administratoreve , shteteror .. kudo qe shkon ..
Shqiptari i sotem do te dije drejte se, e drejta eshte e garantuar per te gjithe njesoj .. Jo, ca te nenes e ca te njerkes ..
( dikure, te nenes ishin nje kaste e vogel , por sot te nenes, jane te gjithe pushtetaret dhe te pasuruarit ne kurriz te popullit )
Shqiptari sote me shume se kurre do te shikoje qarte ate qe behet per Shqiperine .. dhe jo punera nen rrogoze , duke mbushur xhepat e pushtetareve te pandershem , nga tenderat dhe prokurimet qe thame me larte ..
Sot shqiptari , do qe te jete i barabarte perpara drejtesise , pamvaresishte bindjeve dhe tarafeve te ndryshme qe mund ta vecojne ate ..
Ai do qe te shohe para drejtesise , te gjithe ata ish SHIK-as , qe kane torturuar dhe zdukur , njeres , gjate viteve te mbas diktatures ..
Ai do te shohe para drejtesise , te gjithe ata pushtetare , qe ne nje menyre a ne nje tjeter i shmangen asaj , duke perdorur imunitetet e ndryshme , te ligjshme apo te paligjshme ..
Ai gjitheashtu do te deshironte te shikonte , pas hekurave te burgut te gjithe ata qe organizuan dhe bene ngjarjet e 1997 , dhe grushtin e shetetit te shtatorit 1998...
Shqiptaret , duan gjitheashtu te shikojne pas hekurave te burgut , pergjegjesit e tragjedise se Gerdecit te gjithe me dhe pa imunitete te dhuruar .
Ata duan pas hekurave te burgut , edhe ata qe per kaq vjete , po bejne lojra me voten e tij duke nxjerre gjithmon ne qeverisje, te kunderten e asaj qe kane votuar ...
Sot shqiptari , deshiron te kete nje pune , pa pasur frike se neser do ta largojne ne kuadrin e perjashtimeve politike , dhe ideore .
Te gjithe sot.. qe i thone vetes Shqiptare , duan te kene nje qevri , te gatshme qe ne cdo kohe ta degjoje , fjalen dhe zerin e tyre ..

Pra sot nuk vlejne mitingjet por veprat , nuk vlejne numrat e pjesemarresve por numrat e borderose per rrogen qe marrim , dhe defterit te perditshem per borxhet qe ngelemi ,tek dyqanxhiu i lagjes apo fshatit .... !! Berderoja pakesohet , dhe defteri versie rritet perdite .. !!
Pra i bejme pyetje vetes, shokut ,te afermit ... keshilltarit , deputetit, ministrit , kryeministrit:

-Jemi me mire,jetojme me mire ?? Nuk ndihemi te shtrenguar ?? Nuk ndihemi te mashtruar , te perdhunuar , te tradhetuar ????......
...... Te gjithe le tia bejne pyetje sot vetes ,dhe te pergjigjemi , dhe te kerkojme pergjigje ; duke lene me njeane dhe duke mos e marre parasysh, propaganden e te dy kraheve , dhe vecanerishte te qeverise , si pergjegjese direkte per qeverisjen dhe fagullaten e shtetit .... !!
Te shikojme veten, dhe mundesishte dhe njerezit tane , te aferm miq e shoke .. , dhe pastaj te konkludojme, te pergjigjemi , per sa me siper .. !!
Le te shofim edhe per femijet e shitur;per vajzat dhe grate qe kane zene trotuaret e Evropes , per ata qe si cati te shtepise se tyre , kane qiellin e math dhe per shtroje token e lagur ... !!Te shikojme tere ata, burra dhe femije , te ngujuar qe presin hakmarrjen e hasmit.. Te kujtohemi per sa e sa pensionista , qe sot e ndjejne veten te vetmuar e te harruar , me pension , qe ju garanton vetem 10 dite te muajit ... !! etj etj ..... Dhe qeveria flet per ditet me te bardha te Shqiperise ...

Nuk e kuptoj akoma , c'ngjyre ka e bardha per qeverine dhe politiken shqiptare.... !! A mos ka ngjyren e hijes ???


8 DHJETOR 1990 - 8dhjetor 2009...
Jo me kot te dyten e shkruaj me germa te vogela, se eshte shume me i madh zhgenjimi per shume e shume shqiptar keto 19 vite, ne levizjen.... nje para dy mbrapa .
Gjate ketyre 19 vjeteve nje gje ka qene ne lartesite me te medha : Situata konfliktuale .. e prodhuar sa here ne pushtet ka qene ose jo, mbajtesi dhe prodhuesi i pehershem i konfliktit, Sali Berisha .. dhe nje sere qe e mbeshtesin, pa bere edhe me te voglen verejtje ....... se keshtu u intereson ...

500 000 ne tubim ... 1000000 ne tubim .... 2000000 ne tubim .. sa te duan mund ti percaktojne ..
Por ama akoma me shume jane shqiptaret qe nuk kane as buken per femijet e tyre ne darke .... !! Per ironi .. qeveria ''perpiqet'' qe kete shiferen ta zvogeloje .....


Partizan Cene .. 08/12/2009.. !!








Zerat e pare kunder diktatures komuniste
Dinosauret e sotem te politikes ...

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...