Sunday, December 3, 2017

Përmbytje, vullkane ose braktisje: Disa nga




Fatkeqësi natyrore, ngjarje politiko-ekonomike, por edhe civilizim.
Këto janë shkaqet që disa prej qyteteve dikur të mbushura me njerëz, të zhurmshëm, me shumë gjallëri, sot janë lënë në mëshirë të fatit dhe rrënimi i tyre është i përditshëm.
Disa i cilësojnë si qytete-fantazmë që jo rrallë të kujtojnë qyteza të vendit tonë, të braktisura për shkak të mungesës së punësimit, edukimit dhe mjeteve bazike të jetesës.
Romanjano al Monte në Itali: Ishte skena e një tragjedie në vitin 1980 kur ajo u përfshi nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi gati 3 000 të vdekur
Oradour-sur-Glane në Francë: fshati u shkatërrua në 10 qershor 1944, kur 642 banorë të tij, përfshirë gra dhe fëmijë u masakruan nga gjermanët SS
Grytviken në Gjeorgjinë e Jugut: Një ishull rreth 1 000 milje në lindje të Amerikës së Jugut. Kockat e balenave gjigante dhe anijet e braktisura tregojnë historinë e civilizimit të gjuetarëve të balenave. Peshkatarët kanë jetuar në ishullin e izoluar deri në vitet ’60, kohë në të cilën stacioni i balenave u mbyll për shkak të shitjeve të pakta. Tani gjithçka ka mbetur nga ky stacion, është një qytet-fantazmë, ku është varrosur kërkuesi Ernest Shakelton dhe një destinacion për anijet turistike.
Në Çaiten të Kilit, qyteti i Amerikës së Jugut, një vullkan që shpërtheu në vitin 2008 e shkatërroi qytetin ndërsa përmbytjet e lumit të bardhë i dhanë goditjen e fundit. Pasi vullkani shpërtheu për herë të parë në 9 000 vjet, qeveria e Kilit u përpoq të rindërtonte qytetit si fillim 10 km në veri dhe pastaj në vendin e vet, por e ardhmja e qytetit është ende e paqartë.
Qyteti shkretëtirë i Berlinit në Nevada dikur njihej si qytet ku nxirrej ari dhe argjendi, duke punësuar rreth 250 punëtorë dhe familjet e tyre. Por kur metali i çmuar humbi vlerën në vitin 1911, punëtorët u larguan.
Bodi, Kaliforni, është gjithashtu një shembull i qyteteve tipike të Perëndimit, por që mori fund kur metali i çmuar humbi vlerën e tij.
b.m. / dita
Berlin nevada
Bodi
Caiten
Kajaky Turqi Termet

Romanjano, Itali
Romanjano, Itali

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...