Sunday, March 26, 2017

Antarktida: Fakte dhe kuriozitete rreth kontinentit më të ftohtë në botë.. !





Antarktida, kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të Bashkuara. Le të hedhim një sy për faktet rreth rajonin më të ftohtë në botë.

Klima

Antarktida ndodhet në pjesën jugore të globit, dhe është kontinenti i 5 për nga madhësia. Madhësia e saj varet nga stinët, pasi akulli zgjerohet dyfish në dimër. Kontinenti është i ndarë në dy rajone, të njohura si Lindja dhe Perëndimi i Antarktidës. Lindja përbën dy të tretat e kontinentit, dhe ka afërsisht madhësinë e Australisë.
Akulli në këtë pjesë të kontinentit arrin mesatarisht 1.2 milje trashësi. Perëndimi, nga ana tjetër, është një seri ishujsh të ngrira që shtrihen në drejtim të majës jugore e Amerikës së Jugut, një zgjatje e maleve te Andeve. Dy rajonet janë të ndara nga malet Transantarktike, një varg që shtrihet në të gjithë kontinentin, edhe pse mbulohen disa herë nga akulli. Pavarësisht akullit të trashë, Antarktida është klasifikuar si një shkretëtirë për shkak të lagështirës së pakët që bie nga qielli. Shumë pak borë bie atje. Më shumë shi bie në shkretëtirën e Saharasë. Edhe pse shumë pak shi bie nga qielli, Antarktida akoma ka stuhi kolosale. Era shumë e fortë e mbulon të gjithë tokën me dëborë. Erërat arrijnë deri në 200 milje në orë.

Antarctica

Antarktida nuk ka pemë ose shkurre. Bimësia në kontinent është e përbërë nga myku, likenet, dhe algat. Pinguinët dhe balenat jetojnë rreth e rrotull Antarktidës, ashtu si dhe peshqit. Pinguini është e vetmja kafshë me gjak të ngrohtë që mbetet në kontinent gjatë dimrit.
Atje nuk jetojnë njerëz, përveç se ata që merren me studime shkencore që kanë ndërtuar stacionet kërkimore në disa vende të ndryshme. Ky mjedis dhe i ftohti aty është një vend perfekt për të studiuar si funksionon trupi dhe truri në të ftohtë.

Eksplorimi i Antarktidës

Rajoni i ngrirë jugor ishte kontinenti i fundit i zbuluar. Nuk ishte parë deri në vitin 1820. Gjuetari i fokave John Davis ishte i pari që deklaroi se ai zbarkoi në Antarktidë në vitin 1821, edhe pse disa historian e kundërshtojnë pretendimin e tij.
Në fillim të shekullit 20, dy grupe hulumtuesish u nisën drejt peisazhit të shkretë të Antarktidës në një garë për të ecur aty ku askush nuk kishte ecur përpara. Ekipi i parë që arriti Polin e Jugut u udhëhoq nga eksploruesi norvegjez Roald Amundsen që kaloi 99 ditë në Polin e Jugut.

whale-people-ice-edge2

Kuriozitete rreth Antarktidës

1- Temperatura më e ftohtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.2 gradë Celsius dhe është regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin Vostok të Antarktidës.
2- Fusha e Thatë e Antarktidës është vendi më i thatë në Tokë, me shumë pak lagështi dhe pothuajse aspak borë apo akull.
3- Mesatarisht, Antarktida është kontinenti me më shumë erëra. Ato në disa vende arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.
4- Antarktida është kontinenti i pestë më i madh.
5- “Çarçafi” i akullt i Antarktidës është masa e vetme më e madhe e akullit në Tokë.
6- Nëntëdhjetë e nëntë për qind e Antarktidës është e mbuluar nga akulli.
7- Antarktida është shtëpi e rreth 70 për qind të ujit të freskët në planet dhe ka 90 për qind të ujit të freskët të planetit për sa i përket gjendjes së akullt.
8- Nëse “Çarçafi” perëndimor i Akullt i Antarktidës do të shkrinte plotësisht, do ta rriste nivelin global të deteve me 5 metra.
9- Trashësia mesatare e akullit të këtij kontinenti është afërsisht 1.6 kilometra.
10- Duke përfshirë edhe ishujt dhe copëzat pluskuese të akullit përreth, Antarktida ka një sipërfaqe prej 14 milionë kilometra katrorë.
11- Copëza më e madhe pluskuese e akullit të Antarktidës është Blloku i Akullt Ross, që mendohet të jetë 510.680 kilometra katrorë ose ndryshe 3.7 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Antarktidës.
12- Malet Gamburtsev të Antarktidës ngrihen deri në 3000 metra dhe shtrihen për 1200 kilometra rreth brendësisë së kontinentit dhe janë të zhytura nën 4800 metra akull.
13- I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.
14- Pika më e lartë e Antarktidës është Vinson Massif plot 4987 metra.
15- Vargmalet Transantarktike shtrihen në jug dhe në perëndim të kontinentit. Ato janë afërisht 3500 kilometra të gjatë, që futen në vargmalet më të gjata në Tokë.
16- Në vitin 2011, afërisht 20000 turistë vizituan gadishullin e Antarktidës, sipas të dhënave të tureve turistike në vend.
17- Në Antarktidë gjendet mali Erebus, vullkani më jugor aktiv në planet dhe i vetmi vend që ka liqenin me llavë.
18- Eksploruesi norvegjez, Roald Amundsen, është njeriu i parë që shkoi në Polin e Jugut. Ai mundi eksploruesin anglez, Rober Falcon Scott, duke arritur në 14 dhjetor të vitit 1911, kur vendosi edhe flamurin norvegjez.
19- Afërsisht 30 shtete operojnë në më shumë se 80 stacione kërkimore në kontinent, sipas shifrave të marra për vitin 2009.

pa6

20- Ekzistenca e Antarktidës ishte plotësisht e panjohur deri në vitet 1820 kur u vu re për herë të parë. Rreth 20 vite më pas u konfirmua fakti se nuk ishte një grup ishujsh, por një kontinent.
21- Një plasaritje e madhe toke u zbulua gjatë viteve 2009-2010 dhe mund të kishte konkurruar me Kanionin e Madh, nëse do të ishte tokë jo e ngrirë. Shtrihej në gjerësi 10 kilometra dhe zgjatej për 100 kilometra.
22- Prezenca e shkencëtarëve në Antarktidë varet nga stinët. Gjatë verës numri i tyre arrin deri në 4000, ndërsa në dimër ulet në 1000 shkencëtarë.
23- Perandori mashkull i pinguinëve është e vetmja kafshë trupnxehtë që qëndron në kontinent gjatë dimrit.
24-  Në janar të vitit 1979, Emile Marco Palma u bë fëmija i parë i lindur në kontinentin më jugor. Argjentina e dërgoi nënën shtatzënë të fëmijës, në përpjekje për të kërkuar një pjesë të kontinentit.
25- Traktati i Antarktidës u firmos më 1 dhjetor 1959, pas më shumë se një vit negociatash të fshehta mes 12 shteteve. Ai ua dedikon kontinentin aktiviteteve kërkimore paqësore. Deri më tani, 48 shtete e kanë firmosur këtë traktat.
26- Eksploruesja dhe meteorologia britanike, Felicity Aston, ishte i pari person që bëri ski në Antarktidë vetëm përmes fuqisë muskulore. Ajo udhëtoi 1744 kilometra në 59 ditë midis vitit 2011 dhe 2012.
27- Pinguinët janë banorët më të zakonshëm në Antarktidë dhe jetojnë në koloni me shifra të tilla që ia kalojnë disa qyteteve të njohura.
28- Kafsha më e përhapur në Antarktidë nuk është pinguini sikurse mendohet, por një lloj krimbi parazit.
29- Nuk ekzistojnë pemë apo shkurre në Antarktidë dhe ka vetëm dy lloje bimësh të gjetura sa në ishujt përreth, sa në gadishullin e Antarktidës.
30- Deri në vitin 1994, asnjë specie jo vendase nuk lejohej të dërgohej në Antarktidë.

Fakte rreth Antarktidës:

1- Catherine Mikkelson, gruaja e një kapiteni gjuetari balenash norvegjeze, u bë gruaja e parë që vizitoi Antarktidën në 1935.
2 –Emile Marco Palma ishte fëmija i parë i lindur në Antarktidë në janar të vitit 1979, pasi Argjentina dërgoi një grua shtatzënë atje.
3 – Zona e Antarktidës është rreth 5,4 milion milje katrorë. Shtetet e Bashkuara janë 3.6 milion milje katrore
4 – Në Antarktidë nuk ka qen haski që tërheqin slitat. Metoda kryesore e transportimit atje janë makinat që përdoren posaçërisht për akull.
5 – Të paktën dy vullkane aktive ekzistojnë në Antarktidë. Më e larta, Mali Erebus (3,794 metra) ka një liqen të përhershëm.
6 – Nëse hedh ujë të valuar në ajër në Antarktidë, avullon menjëherë.
7 – Miliona vjet më parë, Antarktida kishte një klimë shumë të ngrohtë dhe përmbante pyje me gjelbërim të përjetshëm dhe një shumëllojshmëri kafshësh.
8 – Liqeni Vostok, një liqen i fshehur thellë nën sipërfaqen e Antarktidës, mund të strehojë jetë...


$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...