Monday, August 10, 2015

Provokacioni i 1949 -es . ne foto dokument !



Nga Gjergj Thanasi




gramoz 2
Komunistët grekë dhe krahu i tyre i armatosur DSE (Ushtria Demokratike Greke) në pranverën e vitit 1949 gjendeshin në dilemë midis Titos dhe Stalinit. Tito ishte përkrahësi kryesor i komunistëve grekë në terren (armatime, logjistikë, kampe stërvitore në Maqedoninë titiste, spitale, informacione nga OZNA kundërUshtrisë Kombëtare të Mbretit Pavllo etj). Ndihma nga Bullgaria dhe nga Shqipëria, kryesisht armatime, municione trofe të furnizuara nga depot e Ushtrisë së Kuqe, si edhe përkrahja logjistike ishin ku e ku më inferiore sesa ajo e Titos, që organizohej në terren nga komunisti sllavo-maqedonas Llazar Kolishevski. Nga ana tjetër Stalini duke e njohur mirë impenjimin anglo-amerikan për ta mbajtur Greqinë me çdo çmim në kampin perëndimor, me urtësi kishte vendosur t’i përmbahej pazarit të Jaltës. Stalini njëlloj si Çurçilli, që nuk mund të fillonte Luftën e Tretë Botërore për të mbrojtur Poloninë nga okupacioni komunist, nuk mund të përballej ushtarakisht me anglo-amerikanët dhe jo vetëm për ta shndërruar Greqinë në satelitin e rradhës të Moskës. Përçarja në rradhët e komunistëve grekë dhe të DSE-së, ushtrisë së tyre, i krijoi mundësinë Mareshalit Papagos heroit të luftës kundër italianëve tetor 1940 deri në prill 1941, që t’i lante hesapet me komunistët grekë një herë e mirë. Mareshali Papagos dhe Mbreti Pavllo si grekë të mirë që ishin, njëlloj si në nëntorin e vitit 1940 shpresonin, që me një gur të vrisnin dy zogj. Nga njëra anë donin ta neutralizonin rrezikun komunist me armë dhe masakra, nga ana tjetër me sebepin e ndjekjes me luftim të bandave komuniste të EAM-it të përfaqësuara nga DSE-ja, të hynin në territorin shqiptar duke shpresuar në një rektifikim të kufirit shqiptaro-grek. Me rektifikim kuptohej minimumi, kalimi në Greqi i të paktën 14 fshatrave të zonës së Devollit, përfshirë dhe gjysmën shqiptare të fshatit Rakickë dhe maksimumi një autonomi shumë e zgjeruar për të ashtuquajturin Vorio Epir, ku krahas Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës do përfshiheshin edhe fshatrat e Bregut deri në Kudhës e Llogara.
Pikërisht Provokacionet e gushtit 1949 e kanë zanafillën në këtë projekt politiko-ushtarak të Mareshalit Papagos dhe Mbretit Pavllo. Gjen.majori Van Flint, autoriteti më i lartë amerikan në Greqi, mbylli njërin sy për këto sulme kundër territorit shqiptar. Gjenerali amerikan donte të testonte soliditetin e regjimit komunist në Shqipëri si edhe gadishmërinë e Stalinit për të përdorur forcën ushtarake për të mbrojtur satelitët e tij në Europën Lindore. Van Flinti bënte pjesë në ato qarqe ushtarakësh dhe politikanësh amerikanë, që kërkonin që politika e bllokimit të Bashkimit Sovjetik të shkonte më tej, deri në përpjekje për të shkëputur nga Moska edhe me forcën e armëve ndonjë nga satelitët e saj më vulnerabël, më të pambrojtur ushtarakisht d.m.th, ku kishte pak ose aspak prezencë ushtarake sovjetike në territorin e shtetit në fjalë. Shqipëria në vitin 1949 ishte një rast ideal për të kryer një testim të tillë.
Nëpërmjet disa fotove të bëra nga fotografë grekë dhe amerikanë në përbërje të Ushtrisë Kombëtare Greke (ushtrisë së Mbretit Pavllo) do të përpiqemi të përshkruajmë atmosferën e Provokacioneve të gushtit nëpërmjet foto-objektivit të armikut grek.

Fotoja e parë

gramoz 5

Në këtë foto gjenerali i famshëm grek Vazdis po i shpjegon në hartë gjen.majorit amerikan Van Flint idenë e sulmit të UKE-së (Ushtria Kombëtare Greke) kundërvijave me fortifikata fushore të komunistëve grekë në Malin e Gramozit. Pasi ky sulm të përfundonte me shpartalllimin e komunistëve grekë, ushtria monarkiste me sebepin e ndjekjes së bandave komuniste do të kryente një “rikonjicion me luftim” në territorin shqiptar në drejtimin luftarak Ersekë-Leskovik. Fotoja është bërë në 22 maj 1948. Sulmi kundër vijave të fortifikuara të komunistëve grekë në Gramoz filloi në mëngjezin e 25 gushtit 1948. Theksojmë se gjenerali Vazdas gëzonte një prestigj të lartë në tërë shtresat e popullsisë greke si ushtarak trim, i zoti dhe patriot. Në prill 1941 grekët e respektonin atë veçanërisht për rezistencën ekstreme të trupave nën komandën e tij kundër një divizioni të gjuajtësve malorë gjermanë (gebirgsjager) dhe nënreparteve SS veçanërisht në zonën e Urës së Peratit buzë kufirit shqiptaro-grek.

Fotoja e dytë


gramozi 6Për të siguruar fitoren mbi komunistët, Mareshali Papagos, krahas pajisjes së ushtrisë me armatime e logjistikë moderne kryesisht amerikane, por edhe angleze intensifikon stërvitjen e rekrutëve duke insistuar në element të stërvitjes për të kryer luftime në terren malor kundërrajoneve të fortifikuara dhe shumë të fortifikuara. Pikërisht në këtë foto rekrutët e batalionit të tretë të brigadës Nr.51 të Divizionit të parë të këmbësorisë së ushtrisë mbretërore, po kryejnë elementë të kalitjes fizike nën mbikqyrjen e një kapiteni dhe një kryerreshteri anglez. Fotoja është e 5 qershorit 1949. Në këtë kohë Anglia e drobitur nga sforcoja e Luftës së Dytë Botërore nuk ka më takat të vazhdojë furnizimin me armatime, logjistikë, ushqime e para për Ushtrinë Kombëtare Greke. Këtë detyrë tashmë me urdhër të Presidentit Truman e ka marrë ushtria amerikane, gjithsesi instruktorët anglezë vazhdojnë të trajnojnë nënrepartet greke, ndërsa në repartet dhe njësitë greke kemi vetëm instruktorë amerikanë. Në foto duket një kapiten anglez i njësisë elitë të gardës skoceze të quajtur “ Black Watch”. Reparti elitë, të cilit i përket kapiteni, dallohet nga veshja e fundit tipi skocez të quajtur “Kilt”. Ushtrimet e rekrutëve grekë mbikqyren nga afër nga një kryerreshter anglez me uniformën tipike angleze verore të shkretëtirës të përbërë nga xhaketa e quajtur “Sahariana”, berreta e trupave skoceze, pantallona të shkurtra dhe çuditërisht corape leshi të quajtura “Shetland”.
Tashmë plani i operacioneve luftarake kundër trupave komuniste greke dhe më pas kundër Shqipërisë përkrahëses së tyre është gati, pasi ka marrë edhe aprovimin e ushtarakëve madhorë amerikanë. Trupat janë të mirë armatosura e të mirëpajisura me furnizime angleze dhe amerikane. Stërvitja e tyre në nivel nënreparti është në përfundim e sipër nën mbikqyrjen e instruktorëve anglezë. Gjithshka është gati për ofensivën antikomuniste në rajonet e fortifikuara  dhe shumë të fortifikuara të zonës së Vizit dhe Gramozit si edhe për një goditje ndaj trupave shqiptare përtej kufirit.

Fotoja e tretë

gramoz 1

Mareshali Papagos, pasi Tito urdhëroi mbylljen e kufirit greko-jugosllavë për komunistët grekë (10 korrik 1949) jep urdhërin për fillimin e operacionit luftarak antikomunist të quajtur “Pyrsos-Torch” (Pishtari). Trupat e UKE sulmojnë vijat e fortifikuara të DSE-së (komunistëve grekë ) në Malin e Vizit. Në foto të bërë orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 1948 një ditë pas fillimit të ofensivës antikomuniste dallohen gjen.majori amerikan Van Flint i shoqëruar nga kolonelë e gjeneralë grekë. Ata janë duke inspektuar dy vijat e para të fortifikuara të komunistëve grekë, të cilat sapo janë shpartalluar nga sulmi i trupave të UKE-së. Në foto duken edhe kufomat e ushtarëve femra dhe meshkuj komunistë grekë, që janë vrarë duke rezistuar me pushkë në dorë në llogore. Pushkët e partizanëve të vrarë janë të markës “Mosin Nagant”, që në Shqipëri njihen me emrin “Belxhik me veshë”, apo “Belxhik greku”.

Fotoja e katërt ( ne pa mundesi ta shfaqim se eshte demtuar )

Në këtë foto të bërë më 31 gusht 1948 disa oficerë madhorë grekë pozojnë fitimtarë pas shpartallimit të vijave të fortifikuara të komunistëve grekë në Malin e Gramozit. Bie në sy veshja me uniforma angleze e oficerëve grekë dhe qëndrimi i tyre krenar me një tabelë para këmbëve, ku ekzaltohet fitorja e porsa arritur. Tashmë ushtria monarkiste greke e ka arritur njërin nga objektivat madhorë të saj. DSE-ja dhe komunistët grekë nuk ekzistojnë më si një kërcënim ushtarak. Objektivi i dytë është testimi i mbrojtjes shqiptare me synimin e arritjes në terren me forcën e armëve të krijimit të të ashutuquajturit “Vorio Epir” ose së paku të një rektifikimi të kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë në zonën e Devollit (14 fshatrat e Kapshticës).


Fotoja e pestë
gramoz 3

Në këtë foto të 3 gushtit 1948 një mitralier grek po bën duel me numërorët e mitrolozit “Maksim” të postës kufitare shqiptare të Vidohovës. Në foto të tërheqin vëmendjen pajisjet e ushtarit grek. Ai ka veshur uniformën verore të fushës së betejës së GI-it (ushtarit amerikan). Në kokë mban helmetën tipike të “Tommies”-ve, ushtarëve anglezë, ndërsa hap zjarr me një mitroloz të lehtë gjerman Mod.42 “Spandau”, që në shqipëri njihet me emrin “Sharrs”. Grekët për orë të tëra nuk arritën ta neutralizojnë as këtë mitroloz “Maksim” as edhe të maktën 2 mitralozë të lehtë prodhim sovjetik “Degtyariov DS 28”. Mitrolozi i rëndë “Maksim” i postës së Vidohovës u netralizua vetëm pas mitralimeve nga ajri të avionëve prodhim anglez “Spitfire” dhe avionëve amerikanë gjuajtës bombardues “Douglas Invader”.

Fotoja e gjashtë

Në këtë foto të datës 14 gusht 1949 pak a shumë në kulmin e Provokacioneve të gushtit, një bateri topash të prodhimit anglez tip “QF 25 Pounder” po bombardojnë fshatin shqiptar Terstenik afër Bilishtit. Pranë këtij fshati ishte vendosur një bateri artilerie kalibër 65/17mm model 1913, trofe lufte kapur ushtrisë italiane. Kjo bateri i përkiste Regjimentit të Vlorës të dërguar në mbështetje të Divizionit Korcës. Në periferi të fshatit
Terstenik ishte vendosur edhe një

 

gramoz 4tjetër  bateri artilerie moderne kalibër 76,2 mm model 1942 e prodhimit sovjetik. Gjithsesi topat anglezë të përdorur nga artilierë grekë me uniforma verore aamerikane po kryejnë me sukses zjarr kundër baterie, sepse këto topa e kishin rrezen dukshëm më të gjatë se topat e përdorura në Terstenik nga ushtria shqiptare. Theksojmë se vetëm në vitin 1992 u nxorr nga arsenali i ushtrisë greke ky lloj topi. Topat 76,2 mm model 1942 të ushtrisë shqiptare në vitin 2004 përfunduan për skrap në duart e Delijorgjit pas marrëveshjes tip “Barter” të nënshkruar me kompaninë e tij nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Me fotto e mësipërme dhe komentet përkatëse u përpoqëm të krijojmë atmosferën, që ekzistonte në prag dhe gjatë Provokacioneve të gushtit 1949. Në përfundim të këtyre operacioneve Mareshali Papagos dhe gjen.majori Van Flint arritën në konkluzionin, që komunistët e kishin konsoliduar kontrollin e tyre mbi Shqipërinë. Konkluzioni i dytë ishte se forcat e armatosura komuniste ishin të afta të rrezistonin gjatë, me sukses të dukshëm edhe kundrejt një sulmi në nivel korparmate të trupave greke. Gjen.majori Van Flint i raportoi komandës superior të forcave amerikane të pushtimit në Europë se një sulm ndaj Shqipërisë nuk mund të ishte një shëtitje e thjeshtë ushtarake, por një sipërmarrje e vështirë, e kushtueshme, me mundësi suksesi disi të  dyshimtë dhe me implikime politike në shkallë globale d.m.th. një mundësi të angazhimit ushtarak sovjetik në Ballkan në nivelin e një armate këmbësori. Armatë kjo e mbështetur nga artileria e armatës dhe prej 20-25 skuadriljesh gjuajtësish, bombarduesish të mesëm dhe avionësh për sulme kundërobjektivave tokësor tip “Sturmovik”. Mbas gushtit 1949 ëndërra e kahershme greke e “Vorio Epirit” mbeti momentalisht në sirtar për t’u aktivizuar në të ardhmen, kur kushtet të ndërronin dukshëm në favor të Greqisë.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...