Wednesday, December 24, 2014

Shkelësit e Kushtetutës dhe të vullnetit të popullit !




Editorial nga Partizan Cene 

E kam fjalën për marrveshjen e nënëshkruar mes mazhorancës që zotëron 3/5 e depudetëve në parlament , dhe opozitës shqiptare e ndërmjetësuar nga përfaqsues të BE-së
Kjo marrëveshje me katër pika , çuditi të gjithë shqiptarët . Dy nga këto pika kanë të bëjnë me " dekriminalizimin" e parlamentit , dhe zotimin me shkrim të pozitës , se nuk do ta përdorë në parlament fuqinë e shumicës së theksuar prej 84 depudetësh !
Nuk e kuptoj , kush ua jep të drejtën Kukanëve dhe sorollopëve të tjerë të Evropës , që të vijnë në Shqipëri dhe të detyrojnë një marrveshje , ku boshti i saj është jashtëligjshmëria .Kush ua jep të drejtën që të tjetërsojnë verdiktin dhe urdhërin popullor ??
Kush e ka këtë të drejtë të tallet me popullin ?
Kush e ka këtë të drejtë të bëjë presion për të imponuar mosmiratimin e ligjeve me 3/5 pa pëlqimin e opozitës. Kush jeni ju që e kërkoni këtë dhe kush janë ata që duhet ta miratojnë një marrëveshje të tillë?
Kush janë ata që duhet " tu bëhet qejfi dhe tu plotësohen tekat , deri aty sa të thyehet me ligj ligji dhe kushtetuta ?
Kush ia jep të drejtën kryeministrit aktual dhe partive të koalicionit qeverisës të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë me ata që, jo vetëm nuk i do shumica e popullit shqiptar , por edhe shumë prej tyre duhej të ishin sot në burg.??
Të pranosh të bësh marrëveshje me opozitën për zbatimin e ligjeve do të thotë të pranosh se deri tani nuk i ke zbatuar ato si duhet.
Të pranosh të deformosh në tavolinë vullnetin e popullit të shprehur në kutitë e votimit do të thotë të zhvlerësosh këtë vullnet dhe vetë procesin e votimit pluralist, të trumbetuar deri tani pa pushim dhe me shumë bujë si çelësi i procesit demokratik.
Të pranosh të bësh marrëveshje me opozitën për ” dekriminalizim ” të parlamentit do të thotë të pranosh se krimi dhe kriminelët janë ulur këmbëkryq në ” kuvendin e popullit “.
Dekriminalizimi i parlamentit dhe i shoqërisë fillon me vënien para përgjegjësisë ligjore të kriminelëve kombëtarë dhe jo atyre lokalë apo të katundit. Gjithnjë, nëse vërtetë të gjithë janë të barabartë para ligjit. Përndryshe, mos na shurdhoni më me demagogjinë tuaj bajate!
Që sot , në Shqipëri nuk ka më as opozitë e as mazhorancë .! As ligj dhe as rregulla . Të vetmet ligje dhe rregulla që ka janë ato , që detyrojnë hallexhinjtë të paguajnë edhe lekët e fundit të bukës së gojës , se ndryshe do të futen në burg .
Kjo mazhorancë e humbi jo thjeshtë kredibilitetin , por edhe fuqinë që populli i dha në 23 qershor 2013 !
Për të sjellë në parlament bandën e sali berishës , ku populli e largoi me bisht nën shalë nga pushteti , u arrit një marrveshje e jashtëligjshme , dhe antikushtetuese !
Shteti dhe parlamenti janë të detyruar të mbrojnë kushtetutën , dhe jo ta shkelin atë për kaprico të banditit ish kryeministër !
Por të njëjtën rrugë ka filluar edhe ky i tanishmi , dhe uroj të ndalojë këtu , mos të themi nesër edhe për të , banditi dhe karagjozi ish kryeministër !

 Nga sot vet parlamenti është i kriminalizuar , pasi me votimin e kësaj rezolute të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit , është bërë thyes i kësaj të fundit , pra po kryen një krim kundër Kushtetutës dhe shtetit ! 

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...