Thursday, December 25, 2014

Depudetët shpërblejnë veten e tyre .

(Rama nuk e mban premtimin për mos rritje të pagave të depudetëve !)

Nga Partizan Cene


Për një moment , kujtuam se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do të bënte diçka ndryshe , për sa i përket rritjes së pagave dhe shperblimeve për depudetët . Kjo pasi , vet kryeministri ynë i nderuar , kishte para thënë , ose më saktë kishte premtuar , se rritje dhe shpërblime për këtë mandat nuk do të ketë për depudetët dhe anëtarët e qeverisë së Rilindjes . Fondet , kishte thënë ather kyeministri që do të kursehen nga andej , pra nga mos rritja e pagave dhe shpërblimeve për depudetët , do të jalonin për fëmijët jetimë dhe për rritjen e pensioneve të vogla dhe të mesme .
 Por siç duket , kryeministri , kur e tha këtë gjë ( biles edhe ministri i "këtyre punëve "Veliaj )ose bënë shaka , ose kjo kohë ka rritur sklerozën tek ata dhe nuk mbajnë mend se çfar kanë thënë !
Me fjalë të tjera :
KUvendi i Shqipërisë , mbas maskaradës për të sjellë në kuvend bandën e sali berishës dhe oborrit të tij , mori dhe vendimin e " çmuar " për depudetët , ngritjen e pagave dhe shpërblimeve të tyre .
Sigurishtë , nuk bëhet fjalë për ndonjë ngritje të madhe në përqindje , por kur shikojmë se ndihma sociale për hallexhitë është vetëm 30 mijë apo 35 mijë lekë të vjetra , një ngritje në rrogë tek depudetët nga 5 deri 15 % të rrogës së tyre , është shumë e madhe , dhe krejt e pa nevojshme në situatën që ndodhet vendi akoma !

Kështu , në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputetët miratuan me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare dhe krerët e komisioneve të përhershme.

Vendimi i ri u shton kryetarëve të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Sociaiste për Integrim 15% mbi pagën e deputetit, ndërsa për kryetarin e grupit të PDIU-së shtimi i pagës do të jetë vetëm 5%, pasi ka në grup më pak se dhjetë deputetë.

Edhe krerët e komisioneve të përhershme do të kenë një shtesë page me 5%. Shtesa e pagave për krerët e grupeve dhe kryetarët e komisioneve do të ketë një vlerë prej 11 mijë dollarësh në buxhetin e Kuvendit.

Ndërsa për 127 deputetë të tjerë shpërblimi për pjesëmarrje në komisione do të jetë 2 mijë lekë për 12 mbledhje maksimumi në muaj. Për dietat për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, Kuvendi ka parashikuar një fond prej 335 mijë dollarësh për 127 deputetë.

Projektvendimi parashikon që 142 mijë dollarë të shkojnë si fonde për të paguar qeranë e deputetëve që ndodhen në qarqe të largëta. Ndërkohë edhe për shpenzimet e transportit do të ketë bonus. Një fond do të lihet edhe për shkëmbiet dhe dhuratat me homologët e huaj.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...