Thursday, October 30, 2014
Gramos Ruçi : " Vendi nuk qeveriset me aksione , por me qevrisje të përditshme dhe korrekte !"
Gramos Ruçi : " Vendi nuk qeveriset me aksione , por me qevrisje të përditshme dhe korrekte !"
Sot në Parlamentin e Shqipërisë , kreu i grupit parlamentar të PS-së depudeti veteran Gramos Ruçi , ka kritikuar rëndë punën e ministrisë së brendshme dhe asaj të industrisë dhe ekonomisë , dhe konkretisht , zotërinjtë , Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri .
Zoti Ruçi ka theksuar se nuk qevriset vendi me aksione , por me qevrisje të përditshme . Më konkretisht , Gramoz Ruçi tha sot në parlament:
“Nuk jam në gjendje të dalloj se kur fillon ministri dhe kur vazhdon kryeministri. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Folët nga 15 minuta dy ministrat, por para së gjithash, sistemi vuan nga keqmenaxhimi dhe keqadministrimi. Janë 2252 elektricistë që ka sistemi dhe ju mendoni se këto lidhje të paligjshme nuk i kanë bërë këta? Absolutisht, që këta i kanë bërë. Po fusni ca konsumatorë hajdutë brenda, ndërsa lihen hajdutët jashtë”, u shpreh Ruçi.
"Ne do kërkojmë llogari për këto tregues. Kur vini këtu duhet të përgjigjeni si ministër për administrimin e sistemit që keni në varësi. Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve. Do iu thërrasim në interpelancë se për këtë jemi votuar, për votëbesimin që na ka dhënë elektorati”, shtoi zoti Ruçi, duke iu drejtuar ministrit Tahiri !
Nuk ke çfar ti shtosh dhe ti komentosh këtij deklarimi !
Thjeshtë ky është mendimi i vetë pppullit që e ka votuar këtë mazhorancë !
******************
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Marre e plote nga DW-world Bashkëpunimi midis bashkësive përmes zhvillimit të një dialogu të mirëfilltë do të jetë qëllimi kryesor i pr...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
No comments:
Post a Comment