Monday, August 15, 2011

Qen bir qeni .. Fabul në vargje



Nga Partizan Cene

Qen bir qeni ॥ Fabul në vargje


Një qen nga
... rraca e qenve
denbabaden
Krekoset dhe llap,
andej e ku gjen..

- Shiko ti njeri ,
më dhe dorë
, ta kam për nder
por mos kujto se
të kam më qeder ..

Tashmë unë jam zot
në këtë shtëpi
Pa ..çka se me djersë ,
e ke ngritur ti...

Njeriu i habitur ,
i dukej vetja si
.....në përrallë
Qeni që kishte rritur,
ja sillte mendjen
vërdallë

Kolltuqet shtëpinë ,
ky qeni zotëronte ..
Pasurine e tij e
..flliqte dhe shurronte ..


Por nuk duroi:


- Dëgjo mor ti injorant :
Se dje të kisha besën..
Krekosesh dhe
ham -hamdis ti qen,
se unë të hapa lesën *


Por mirë ta dish :
Bashkë asgjë nuk do të kemi..
Edhe pa ato unë jam njeri,
kurse ti prap ,qen bir qeni ...


*lesë - porta e plevicës

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...