Wednesday, August 3, 2011

O NJERI



O NJERI

http://photos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/184186_209574999092226_100001191812277_539623_2495058_s.jpg


Tregojnë një fjalë
të urtë , andej nga ne :
..."Njeriun dhe kafshën
i ha , i njëjti dhe ..."


Kjo fjalë e mençur
nuk dihet nga të gjithë
ndaj shumë të paudhë
e bëjnë surratin pisë


Pastaj këtë e mësojnë,
vonë kujtohen për ndryshim ,
kur as mjeku e as Zoti ,
nuk u bën dot më shërim ..


Ndaj o njerës kuvendoni
me mendjen tuaj gjithmon
falni kënaqsi të tjerëve ..
derii sa, nuk është vonë...


As paratë e mallkuara,
as dovletet e partisë
nuk ju sjellin lumturinë
nuk mbajnë traun, e shtëpisë ....

Shplaje zemrën me bekim ,
duaje atë që ke komshi
ndaje shpirtin , hape zemrën
fal gjithë jetën dashuri ..

Fal sot në botën tonë
mirësi dhe pasuri ,
dhe ke arsye të fortë
të të thërrasin ... O njeri ..


Me respekt për njerëzit :

Partizan Cene

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...