Sunday, December 26, 2010

Qeveria është në kalë dhe nuk ka si ti lagen këmbët ..!!Ministri Meta , E shikon situatën , nga jashtë vendit , në televizor ...!!

Qeveria është në kalë dhe nuk ka si ti lagen këmbët ..!!Ministri Meta , E shikon situatën , nga jashtë vendit , në televizor ...!!

TIRANË : 02/12/2010 .. Rastësishtë , u futa në disa saite , të ministrive shqiptare .. Më bëri përshtypje , se vetëm aktivitete arritje , dhe vetëm arritje pashë në to ..Përshtjellimin që ndjeva , nuk e fsheh që mu kthye në neveri , për papërgjegjshmërinë e këtyre njerzve , që padrejtësishtë vazhdojnë të drejtojnë këtë vend .. Nuk ka njoftime , për situatën , por flitet për "kodra pas bregut " apo si thërriste e "ëma e Zeqos majë thanës ". Pikërishtë kaq rëndësi kishin ato që pashë aty , duke pasur parasysh situatën ku ndodhemi .. ..

Faqja zyrtare e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës flet dhe shkruan , vetëm njoftime mbi aktivitetet e ministrit Ilir Meta dhe asnjë informacion apo njoftim mbi atë se cfarë po ndodh në zonat e përmbytura dhe se si po administrohet situata e rënduar.

Megjithse , qeveria ka shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe situatës kritike që është krijuar në kaskadën e Drinit, ministritë përgjegjëse në komunikimet e tyre me publikun reflektojnë një tjetër situatë.

Megjithë situatën dramatike , në zonën e Shkodrës , në faqen zyrtare të METE të Metës , flitet vetëm për arritje dhe as një fjalë për situatën ..Pra në situata të tilla këto njoftime janë mjaft të dobishme për publikun pasi informojnë qytetarët mbi akset e bllokuara, zonat e rrezikshme për të lëvizur apo dhe masat e tjera mbrojtëse që ata duhet të marrin.


Një tjetër ministri e përfshirë direkt në administrimin e situatave të emergjencës është ajo e Brendshme.

Por edhe në faqen zyrtare të saj, jo vetëm që nuk ka asnjë njoftim mbi gjendjen, por në ballë të saj qendrojnë ende akuzat e ministrit Basha për bashkinë e Tiranës mbi cështjen e bllokimit të trafikut në kryeqytet disa ditë më parë.

Po kështu edhe Ministria e Transporteve që monitoron akset rrugore ka vetëm informacione për aktivitetet dhe deklaratat politike të ministrit Olldashi.
Shkrime dhe njoftime boshe shikon edhe në edhe në Ministrinë e Bujqësisë, institucioni direkt përgjegjës për investimet dhe mirëmbajtjen e argjinaturave.

Ajo që u ngrin më shumë nervat , të prekurve nga fatkeqsia , është se e kanë bërë modë tashmë , që megjithse situatat janë dramatike , ata që janë përgjegjës dhe që duhet të m4enzhojnë ligjërishtë situatën janë jashtë shtetit " me punë "..
Pra flasim për situatë të të rrezikshme, në kaskadat e Drinit , por titullari i ministrisë që e menaxhon atë, kreu i Energjitikës Ilir Meta prej dy ditësh nuk ndodhet në Shqipëri, informacion ky i konfirmuar nga vetë zyra e shtypit të zotit Meta.

Ndonëse kjo e fundit nuk ka pranuar të japë detaje se për ku ka udhëtuar ministri, jozyrtarisht mësohet se ai ndodhet në Ceki dhe pritet të kthehet po këtë të mërkurë.

Rëndësi ka që ministrin e kemi mirë dhe nuk preket nga përmbytjet .. !!

Qeveria , pa mohuar se po përpiqet për menazhimin e situatës në përgjithësi ka përgjefjsinë maksimale që një vit tashmë nuk ka mrrë asnjë masë për punime ndihmuese dhe shtesë për rriparimin dhe funksionimin e Hidrovorëve , dhe ngritjen , me çfardo kosto të tre argjinaturave të domosdoshme , për drejtimin e ujrave , në raste të tilla emergjente ..

Por qeveria , është si gjithmonë në kalë dhe nuk i lagen këmbët ..!!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...