Wednesday, March 24, 2010

Konfliktualiteti nder shqiptar , veti e shqiptareve ,apo metode e politikaneve per mundesi influence .. !!


Opinon nga PARTIZAN CENE





Eshte e habitshme .. Ne nje bisede me nje mikun tim Italian, i cili ka mundur te mesoi shume mire gjuhen shqipe, dhe ka hyre thelle ne mentalitetin e shqiptarit , arrita te kuptoj se ai , na vlereson si njeres sherxhinj dhe , shume pak tolerues .. !!
Une sigurishte e kundershtova , por argumentat e mia , jo vetem qe nuk e binden ate , por ne nje fare menyre me hodhi ai mua poshte , duke me vene ne dilema; Berisha , Nano , Meta , Topalli ,Rama e te tjere. Dilema qe mi kujtoi mua shoku im, nga Italia .

Keto dilema une dhe shume shqiptare te tjere ,kemi nje jete te gjithe qe i kalojme ne mendje . Por, qofte nga patriotizmi , qofte nga frika nga sistemi , qofte edhe per neglixhenca e gjitheseicilit , asnjeri nuk e mendon thelle se sa jotolerues, dhe mosbesues, jemi ne shqiptaret per njeri tjetrin .... !!

Po ta shikosh edhe me shembuj te thjeshte , nga jeta e perditshme , ne Shqiperi apo edhe ne Kosove , Maqedoni e Mal te zi , kudo qe ka shqiptare , asnjehere nuk kane gjetur gjuhen e perbashket.. Ketu nuk flasim per nje gjuhe te njejete se ate e kemi , eshte shqipja e jone e bukur , por flasim per bashkemendim , bashke rendim , apo bashkejetim ...!!

Para se te them per te tria keto do te jap nje shembull te thjeshte , ketu ne Greqi .. !!
Pronaret greke , marrin ne pune shqiptare ashtu sic marrin edhe greke , rumune , bullgare etj ... Ne kete raste shqiptaret jane me punetoret , pa diskutim , dhe me te disiplinuarit , per sa i perket kushteve dhe kundershtive ne pune ...

Por krejte e kunderta ndodh , kur punedhenesi ,nuk eshte grek , por eshte shqiptar .. Ne kete raste , shqiptaret e punesuar , nga punedhenesi shqiptar , behen xheloz , kurioz , dhe nevrik, per hicgje ..Nje shqiptar kur punon tek bashke kombesi i tij , me perpara do te hetoje sa leke dhe sa fitim nxjerr punedhenesi , bashkekombes. Kete e ben nga xhelozia , apo nga kultura e kultivuar , e mos besimit per njeriun tend .... !!

Ky shembull eshte nje pike uje nga shume e shume shembuj te tille , qe mund te sjellesh nder mend per ta ilustruar ate qe quhet : '' mosbesimi nder shqiptar '' , ashtu sic deshi te me ngrinte nervat Italiani , mua ... !!

Ketu vlen te thellohemi tek ajo qe ka ne dore fatet e vendit dhe te kombit tone , pra ;politika .. !!

Politika shqiptare , qe ne zanafillen e krijimit te shtetit te pare shqiptar , nga Ismail Qemali e deri tani ka pasur , dhe ka ndaresine , jo ne kuptimin e kundershtive politike , por ne ate qe rendom i themi , ndaresite me armikun ... Pra per ne shqiptaret , ai qe mendon ndryshe , qe ben pjese ne nje parti tjeter , apo eshte ne nje grupim te kundert , eshte armik ... ose me sakte keshtu eshte trajtuar ..

Le ta leme kohen e Ismail Qemalit te Madh e ne vazhdim , pasi e dime mire qe kaluam ne shume dallge , dhe luftrash , ne diktate dhe diktatura ..Por te flasim mbas ardhejes se Partise Demokratike ne pushtet ... Pra te flasim ne kohen e tashme . keto 18 vjetet e ''luftes'' se madhe qe po bejne shqiptaret per identitet evropian , dhe demokratik ..!!

Shqiperia , si vendi ame , i te gjithe shqiptareve , ne te gjitha shtetet e rajonit , por edhe ne diaspore , fatkeqesishte ka dhene , shembullin e keq , per sa i perket vllazerimit dhe bashkimit te shqiptareve ..!!
Me gjithese ne demokraci , me kushtetute dhe ligje demokratike , te shkruara , shqiptaret jane deshmintare se , gjate kesaj periudhe , kane qene nen presion politik te vzhdueshem , nga te gjitha anet ..
Ne fillimet e demokracise e deri me revolten mbarepopullore te 1997 -tes , presioni , nga sherbimi i fshehte , si per inesci , vazhdonte , ne krahun tjeter , duke e mbajtur situaten gjithmone te nxehte , dhe rritur mosbesimin e vete shqiptareve per demokracine , qe e kishin dashur shume ..
Konfliktetet, nuk jane perqendruar vetem ne stadin nder partiak , por ky konflikt eshte stimuluar dhe kultivuar vit pas viti , si konflikt klasor ...ashtu si ne kohen e Nuhut te dyte (Enver Hoxhes )..!!
E vetmja gje qe bente ndryshimin , nga ajo kohe ..ishte se krahu klasor kishte ndryshuar drejtim .. Pra
e ashtuquajtura demokraci , vuri perballe popullin e thejeshte , me klanet e reja klasore , te cilat si per cudi , u pasuruan , marramendesisht. !! Keta tepasuruar , ne menyre te jashteligjshme , dhe korruptive ,, te ndihmuar nga qarqe te qarta politike dhe qeveritare , filluan te bejne ligjin duke , diktuar u instaluar ne kapilaret e politikes shqiptare ..
Kjo beri qe te gjithe shqiptaret te ndjejene shtypjen dhe shtrengimin ...Pra ndodhi 1997..!!

Mirepo prape ''bajraktaret'' e majte , qe moren pushtetin , te vetmen gje qe bene e varferuan me shume vendin , dhe rriten fitimet nga aferat korruptive , e nga zoterimet e '' e ligjshme'' dhe te paligjshme ,si ''perfaqesues '' te klases , qe ato vite te e fundit , kishte vuajtur shtrengimin dhe denigrimin e djathte Berishian ..!!

Dhe koha per ne shqiptaret kalon shpejte , por te mirat na vijne vone ..!!
Ujku , veshi , KOP-in si lekure qengji dhe doli , e u betua dhe sterbetua , se do te bente namin , per te bashkuar shqiptaret , ne nje shtete modern demokratik , me synim luften kunder korrupsionit dhe integrimin e tij ne strukturat Euroatlantike ... !!
Dhe c'po ndodh ?? ... KOP-i i dikurshem , eshte kthyer ne nje klan uzurpues , qe ka cuar vendin ne caqet e falimentimit ekonomiko politik ... Ky KOP-i ishte nje shumfishim i Berishes , me me shume berishomaniste te tjere , te cilet e kishin dhe e kane per nder ,te vjedhin , te tallin , mashtrojne dhe keq perdorin kundershtaret e tyre politik .. !!
Politikat e mbas vitit 2005 , vit kur pamvaresishte , se Berisha erdhi me ndihmen e Metes dhe xhuvelopartive ne pushtet , do ta quaja nje vit te mbare .. !
Nje vit i mbare por me dy lajme : I pari ishte lajmi i mire , qe u largua bajraktari dhe i papergjegjshmi i politikes shqiptare Fatos Nano , dhe lajmi i keq , qe pushteti po binte ne duart e nje tjeter te papergjegjshmi sic ishte Berisha , qe me shume se drejtimi dhe qeverisja e ndershme me lufte kunder korrupsionit , qe trumbetohej prej tij , ardhja ne pushtet ishte, per nje hakmarrje kunder kundershtareve politik ... Pra kjo ardhje u be ne parimin shqiptar ndaj kundershtareve politik :'' Ah vec mos me ardhci ne dore ''

Dhe nuk ka shqiptar qe e ndjek politiken te mos bindet se ai e realizoi kete parim keto 5 vjete qeveri .. !!
Perseri , shtengim , largim te kundershtareve , perndjekje , me metoda me te kamufluara , paterica nga pushtetare te tipit Meta apo Camet e Dashit etj ... !!
Te gjitha keto te kujtojne , Berisho topallet e pare... !! Blerje dhe pazare depudetesh , per Presidentin , vjedhje she tjetersime ne zgjedhjet lokale . dhe mashtrimi dhe tjetersimi , i procesit zgjedhor , ne 28 qershor 2009.Pra ,'' Nje alibej i dyte , mbi shalen e kalit te pare ''.. i thone ne Vlore kesaj pune ... !!

Vetem urrejtje , kudershti deri ne delir , fjalor banal dhe sharje me liber shtepie ... etj ... Eeeehhehe ... Jemi shqiptare apo nuk jemi de ... !!
Nga ana tjeter .. politika e krahut te kundert ka dhene shenja , tolerimi por krejt te pa mjaftueshme , duke i hedhur benzine zjarrit , te konfliktit qe po ndez here pas here berisha dhe Topalli .. Zoti Edi Rama , i ardhur me ide te reja dhe pse jo edhe te qarta , ka rene ne carkun e konfliktit te hapur , me nje njeri qe pjell vetem konflikt .. Meqe eshte rasti mund te them se , konflikti i dreritanishem e beri punen , dhe populli pa dhe degjoi , mendoj se ka ardhe koha qe te perballen me berishen ligjerishte , ne paralament , dhe jo me ne rruge , pasi kjo eshte deshira e tij .. mjegulla e ndihmon ujkun .. !!

Te njejtat gjera ndodhin dhe me politikanet , ne Kosove dhe Maqedoni ...!

Zoti Thaci me marrjen e pushtetit , ne vend qe te bashkoje ne nje grusht te vetem shqiptaret , ka marre shembull te qarte nga homologu i tij ketej kufirit , dhe i ka ndare dhe vazhdon te kultivoje ndarjet ..
Korrupsioni dhe ndarja e fushave te influences , e ka cuar politiken Kosovare , ne caqe qe te krijoje mosbesim edhe tek nderkombetaret , per mundesine e vetqeverisjes ..
Ne vend qe te shikohet ana ekonomike , pasi Kosovaret jane ne cakun e rrogave te urise .., shikohet mundesia si te manipulojme dhe si te zgjerojme zonat e influences ne Kosove .. Kjo u duk edhe ne skenat dhe prapaskenat , qe u vune re gjate zgjedhjeve lokale te fundit , ku pazaret per pushtet i zune vendin llogjikes , se qeverisjes se brishte , gjate ketij momenti te veshtire , kur edhe njohja nderkombetare , ka ndaluar . Shume mund ta lidhin, kete ndalese , me vendimin e pritshem te GjND, por une do te shtoja qe krahas asaj jane edhe kamomat ( veprimet), e qeverise Thaci - Sejdiu , te cilat koheve te fundit , kane dhene shume material kunder lobim per Jeremic dhe gjithe politiken Serbe .. !!

Edhe shqiptaret ne Maqedoni dhe ne Luginen e Presheves , megjithese nuk jane pushtet doraz , tregojne gjithemone ate qe thame me pare , pra vetine e konfliktimit per gjithshka dhe per te gjitha midis tyre .. Partite shqiptare me Maqedoni , megjithese , kane perpara nje marreveshje , edhe pse e cunguar , (ajo e OHRI-t) , prape , shume prej tyre po i bejne eloxhe dhe temena , qeverive si ajo e Gruevskit , qe me metodat e rrafinuara , po e maqedizon te gjithe spektrin shteteror ne ate shtet pa emer .Qeveria e tij , e perkrahur nga partia shqiptare BDI , e kryetarirt Ali Ahmeti , po i anashkalon shqiptaret duke i larguar nga vendet e punes per aresye politike .. Shqiptaret vazhdojne te jene te dores se trete ne Maqedoni , dhe te trajtohen si nje pakice jo shtet formuese , pernballe shumices Gruevski- Ahmeti .
vete ky i fundit , nuk ka dale kurre hapur ne mbrojtje te te gjithe shqiptareve njesoj dhe te barabarte perballe ligjit , te shtetit te perbashket me maqedonet ..!
.Shqiptaret ne vend qe te konfliktojne ashper dhe pa rezerva, ne kushtet e bashkejeteses se barabarte , me qeverine maqedone , po konfliktohen here pas'here midis tyre , duke i dhene mundesi ''ujkut maqedon te beje kerdine '', e te rregulloi punet ashtu si i do ai .. !!Shembull jane : enciklopedia , Mesimi i gjuhes maedone qe ne klase te pare , projekti Shkupi 2014 , ku e ben qendren shume maqedone dhe pak ose aspak shqiptare etj ... !!

Po keshtu edhe ne Luginen e Presheves , partite politike , kane ndaresi thelbesore dhe konfliktuale midis tyre ..Dhe kjo e rrit me shume presionin serb ndaj tyre , pasi vete serbet i gjejne te percare , dhe pa vizione te qarta , per bashkesine e tyre , ne Lugine .. !!

Shqiptari nga vete natyra ka ardhur i ashper .. por ne shkuj eshte pare qe me shume i ashper ka qene me hasmin dhe shume i dashur me ate qe ka prane ...Por kohet e fundit , nuk e di interesi apo ka shkaqe me te thella qe , tani ne vitin 2010 , shqiptaret jane me ndasira te theksuar politike , deri ne armiqesi midis tyre , per te vetmin shkak ... Pushtetin .. Por demokracia ka nje parim :
''Madheshtia fillon kur kupton se ,edhe ai qe mendon ndryshe nga ti ,eshte po aq njeri sa ty..!!!

Shkroi Partizan Cene me 24/03/2010

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...