Thursday, March 25, 2010

Autoritetet amerikane akuzojnë Daimlerin për korrupsion



Pergatiti dhe pershtati Partizan Cene

Mbas Skandalit "Siemens '' , me rushfetet e dhena per shume politikane ne greqi para dhe mbas lojrave olimpike : '' Athens 2004", nje tjeter firme Gjermane , perflitet per skandal , te dyte si ajo e ''Siemens '' Behet fjale per ''Daimler'' ..

Skandali i meparshem ''Siemens'' , ne Greqi ka sjelle pershtjellime , ndaj autoritet greke , po bejne shume perpjekje per te zbardhur dhe zgjidhur rebusin e ketij skandali .. Por edhe '' Daimler '' me seli ne Shtutgard , eshte pikasur qe ka llogari te fshehta rushfetesh , per kete , amerikanet e akuzojne hapur dhe kerkojne nje hetim per te gjitha asetet e saj ne Rusi, Greqi , Kine , Turqi , Egjypt etj ;

Po japim nje shkrim me te detajuar te Dw - world , per kete ceshtje .. !!



Autoritetet amerikane akuzojnë Daimlerin për korrupsion!!


Pas hetimeve disavjeçare autoritetet amerikane të drejtësisë po akuzojnë prodhuesin gjerman të automjeteve Daimler për korrupsion. Sipas tyre Daimler paguan rregullisht rryshfete për nxitjen biznesit.

Daimler për mbi një dekadë ka vepruar në kundërshtim me ligjin në të paktën 22 vende, thuhet në një dokument të publikuar të martën (23.03.) në SHBA. Ministria e Drejtësisë e fajëson Daimlerin se në bizneset e tij në Rusi, Turqi, Greqi, Egjipt dhe Kinë dhënia e rryshfetit ka qenë një praktikë e zakonshme. informon.

Çka i intereson drejtësisë amerikane se si një koncern gjerman i zhvillon bizneset e tij në vendet si Hungaria apo Vietnami? Prej momentit që ky koncern vendos të futet në listën e bursës amerikane, siç ka bërë Daimler AG atëherë ai u nënshtrohet ligjeve amerikane të korrupsionit. Ryshfetet për zyrtarët e huaj publikë janë të dënueshme në mbarë botën.

Daimler me xhirollogari ilegale rryshfetesh

Shkaktar për fillimin e hetimeve u bë një ish bashkëpunëtor, i cili në vitin 2004 iu drejtua autoritetit mbikqyrës amerikan dhe tregoi krejt çfarë dinte. Daimler Chrysler, kështu quhej atëherë prodhuesi i automjeteve posedon xhirollogari ilegale për ryshfetet dhe ato përdoren shumë. Pas këtij lajmi, Organi Mbikqyrës i bursës SEC dhe ministria amerikane e Drejtësisë filluan hetimet. Më 1 prill pjesëmarrësit takohen sërish në një gjykatë të Uashingtonit.

Sipas akteve të gjyqit të publikuara deri tani ministria e Drejtësisë është e bindur se koncerni i Shtutgardit në periudhën dhjetvjeçare prej vitit 1998 deri në vitin 2008, pra për një kohë të gjatë edhe pas lajmërimit të parë nuk ka respektuar ligjet në fuqi. Bëhet fjalë për 22 vende. Kur ka qenë fjala për vendosjen e ndonjë biznesi në Egjipt, Kinë, Greqi, Rusi apo Turqi, dhënia e rryshfetit për zyrtarët ka qenë e zakonshme. Para së gjithash bëhet fjalë për zyrtarë të lartë qeveritarë dhe të adminsitratës, të cilët kanë pasur ndikim në dhënien e tenderëve. Pagesat janë kryer të maskuara herë si zbritje të volitshme, herë si shpenzime të dobishme apo edhe si komision.

Selia  kryesore e koncernit Daimler në ShtutgardSelia kryesore e koncernit Daimler në Shtutgard

Gatishmëri për kompromis

Siç thuhet, shoqëritë vendore të Daimlerit në Gjermani dhe Rusi do të pranojnë fajin e tyre. Përveç kësaj sipas akteve të publikuara deri tani kuptohet se palët janë të gatshme për arritjen e një kompromisi. Siç duket prodhuesi i automjeteve Daimler, është i gatshëm të paguajë një gjobë prej 185 milionë dollarësh amerikanë. Gjysma e kësja shume do të kalonte në arkën e Autoritetit Mbikqyrës të Bursës amerikane ndërsa gjysma tjetër në arkën e ministrisë së Drejtësisë në Uashigton. Megjithatë zyrtarisht një gjë e tillë nuk komentohet as nga Daimleri në Shtutgard, e as nga autoritetet amerikane. Ajo çfarë dihet është se juristët dhe avokatët e Daimler-it janë orientuar me rastin e Siemens-it.

Autoriteti Mbikqyrës i bursës amerikane para disa vitesh pati zhvilluar hetime edhe kundër këtij koncerni gjerman. Siemens është po ashtu i renditur në listën e bursës amerikane. Kryesia e re e Siemens-it në Mynih e kishte kuptuar shumë shpejt se është më mirë të bashkëpunosh me Autoritetin Mbikqyrës të bursës amerikane. Siemens-i pati paguar vullnetarisht 600 milionë euro vetëm në SHBA. Tani edhe Daimleri po bashkëpunon ngushtë me autoritetet amerikane dhe me kalimin e kohës ka ndryshuar edhe praktikat e tij të biznesit.

Autor: Silke Hasselmann/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...