Sunday, March 21, 2010

Bilal Xhaferi ,shkrimtari cilesor dhe disidenti patriot ... !!

Shkruar nga Partizan Cene .. !!

Disidenti i shquar Bilal Xhaferi , ishte nder ata shkrimtar dhe poet , qe ne gjithe jeten e tij , mund te vleresohet per nga krijimtaria cilesore , ne fushat letrare , te prozes dhe ate te poezise .. !!
Si , djalosh , i ardhur nga nje familje e persekutuar nga regjimi , monist , ai gjeti forcen dhe menyren qe te mund te depertonte deri ne lidhjen e shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise , ne kohen me te eger te , babezise se regjimit , kunder fjales se lire dhe shkrimeve kritike dhe disidente .. !!Nena i vdiq ne moshen tete vjecare dhe babai u pushkatua nga regjimi kur Bilali ishte 10 vjec . Djaloshi i zgjuar , megjithe ate nuk u rrit me urrejtje per njerzit apo per vendin .. Ai arriti qe te shkollohet , pamvaresishte se nuk beri shkolle te madhe , por te mjaftueshme per kohen , qe te arrinte te kuptonte me mire jetesen , nen presionin e persekutimit , per shkak te se kaluares se babait te tij ..http://covers.openlibrary.org/b/olid/OL19855842M-M.jpg?default=false!!

Bilali si punetor krahu , arriti qe te shprehte mendimin e tij , nepermjet talentit te tij , per proze e poezi .. Tregimet e tij , u bene mjafte te lexuara , aq se nuk ishte e zakonshme per shkrimtare te tjere me shume volume , qe nuk krahasoheshin per nga emri me te , ne ate regjim .. Po keshtu edhe poezite e tij te para , paten te njejtin sukses ashtu si edhe tregimet ..
Bile , ai arriti deri aty sa te merrej edhe me kritike , dhe kete e beri shume te hapur , duke guxuar te kritikonte , ''dinosaurin'' e letersise shqipe Ismail Kadare, dhe konkretishte , romanin ''Dasma'' ... Kjo i kushtoi shume , pasi filluan dyshimet per gjithshka qe shkruante dhe shprehte .. menjehere u perjashtua nga Lidhja e shkrimtareve , u ndaluan botimet e tij , dhe perfundoi ne internim, per agjitacion e propagande .. http://covers.openlibrary.org/b/olid/OL23407276M-M.jpg?default=false!!.. Lidhur me kete poetja e shquar Fatime Kulli , ka shkruar gjate ne romanin '' Uragani i meteoreve ''

Mirepo talenti i shquar Bilal Xhaferri , i lindur ne fshatin NINAT te zones ketej kufirit te Camerise , me 03 nentor 1935, edhe pse ishte nen presion dhe nen vezhgim ne internim , nuke e pa te udhes qe ti neneshtrohej ashtu fatit , ndaj gjeti rrugen dhe mundesine , per tu arratisur ne Greqi, ne 30 gusht te vitit 1969 , dhe me vone perfundoi ne Amerike .. !!
( Ne zonen e Konispolit , deri ne 1990 , behej nje feste , ne uren e Bogazit , ne rrugen nacionale Sarande - Konispol... ketu Belali gjeti mundesine qe bashke me dy djem te tjere te zones , te mund te kapercente kufirin , mbas nje leje qe kishte marre per tu larguar dy dite nga vendi i internimit )

Edhe aty, sigurimi famekeq i shtetit, e mbante nen vezhgim... !! Ne fillim te 1986 , pasi kishte , shume kohe qe vuante nga semundja dhe nga mos kamje , ne dhe te huaj ,me 14 tetor 1986 , vdiq , ne spitalin onkologjik te Cikagos , me diagnozen : Tumorr ne koke ..!!

Gjate gjithe jetes se tij ne mergim , bilali asnjehere nuk rreshti se punuari per atdheun .. Shkrimet e tij gjithmone kishin per yll atdheun ame , qe simbas tij , ishte nen thundren e te paafteve ...
Karakteristike , e Bilal xhaferit , sic del nga shkrimet por edhe nga kujtimet apo theniet e atyre qe e kane ndjekur ne Amerike , eshte se ai , megjithese ishte kunder sistemit , nuk punoi asnjehere kunder vendit te tij ... Per te vendi ishte i shenjte , dhe lengonte jo se ishte i keq por kishte rene ne duart e te paafteve .. Si kunderhstar i flakte i regjimit , ai thoshte gjitheashtu se do te pranonte cdo regjim demokratik ne shqiperi , qe do ta lartesonte Shqiperine dhe shqiptarizmin ..

Bilai , shkruante shpesh ne gazeten ''Krahu i shqiponjes '' , gazete te cilen e kishte formuar vete ne bashkepunim edhe me potriote te tjere . ... Ne kete gazete ai botoi shume shkrime kritike , per Shqiperine dhe per shqiptaret , edhe jashte atdheut .. !! Ne vitin 1981 , ne studion e tij ra zjarr , dhe u dogjen shume shkrime dhe doreshkrime te shkrimtarit .. kjo ate e merziti shume deri ne trishtim ... Shume vete sot , nga te njohurit e Bilalit , e lidhin kete zjarr me veprimtarine , anti disidente te sigurimit te shtetit ... Dhe kjo ka shume te ngjare te jete ashtu pasi , atehere ministri i brebdshem . Kadri Hazbiu , deklaronte se do ta sillte ne Shqiperi Bilal Xhaferin , te gjalle apo te vdekur ... Kjo deklarate ka ardhe mbas shijes se hidhur qe u sillte , pushtetareve ne Tirane , veprimtaria ardhetaro letrare e Bilal Xhaferit ne Amerike ... !!

Nder librat e Bilal Xhaferrit mund te permendim :
1 - ne vitin 1966 botoi : '' Njers te rinj , toke e lashte '' tregime ... !!
2- ne vitin 1967 libri me poezi :''Lirishta e kuqe ''
3-Ne gazetat '' Rinia '' ''Bashkimi'', apo ''Ylli'' botoi disa artikuj , kritik dhe tregime , apo edhe poezi .. Nje nder keta artikuj ishte edhe ai me titull ''Veshtrim '' , ku guxoi te fshikullonte romanin e Ismail Kadarese ..
4 - Ne 1967 , shkruan romanin ''Kastakraus'', i cili u botua vetem ne 1993 (mbas Vdekjes )
5- ne vitin 1968 , shkruan edhe nje skenar te nje filmi , por qe u kritikua rende . skenari titullohej :''Era shtyn mjegullat''..


Ne vitin 1968 , ju hoq e drejta e botimit ... dhe me 30 gushte 1969 u arartis , jashte vendit .. !!

Ne 1992 u botua romanca e tij ''Dashuri e pergjakur ''
ne 1995 ne prishtine u botua '' Ra berati '' Roman
dhe ne 1996 u botua ne Tirane dhe me vone ne prishtine , permbledhja publicistike , dhe poetiko- letrare e Bilal Xhaferit e titulluar :''Pertej largesive ''
Me 1995 dhe me 1996 u botua permbledhja poetike : '' Eja trishtim '' ....

Bilal Xhaferi eshte bashkefshatar ose me sakte trashegimtar , ne vite , i dietarit dhe shkencetarit patriot Hoxhe Hasan Tahsini , pasi dhe ai ishte nga NINATI i Camerise ... Ne disa shkrime te tij publiciste , Bilali e ka vleresuar dhe i eshte referuar Hasan Tahsinit , si partriot ne radhe te pare por edhe si shkencetar dhe dietar shqiptar qe beri per vendin e tij .. !!

Bilal Xhaferi ishte ai njeri qe diti ta ndate me mjeshteri , politiken nga dashuria , per atdheun , qe nga Arta e deri ne Mitrovice , duke bere me shkrimet dhe publicistiken e tij qe , shqiptaret te kuptojne se edhe Cameria edhe Kosova , jane dy pjese te medha , te kraheve te shqiponjes sone .... !!

Me poshte po vendos te plota tre poezi te Bilal Xhaferit , te cilat gjeten driten e botimit vetem mbas vitit 1992 .. !!


Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti



Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje.http://covers.openlibrary.org/b/olid/OL23407278M-M.jpg?default=false..
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.




BALADE CAME


Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje
tona stergjyshore.


Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete;
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,

renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
....pa zot.


Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.


Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi…

.......Lamtumire, Cameri!
Bilal Xhaferri 1935-1986... !!
ne maj 1996 ne Shqiperi erdhen eshtrat e Bilal Xhaferit .. Ai prehet ne Sarande .. !!
Arkivoli me eshtrat e disidentit te shquar , u bene per shume ore vend peligrinazhe , per shume shqiptare ... !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...