Monday, March 22, 2010

Ambasadori i OSBE Bosch, :Nuk eshte zgjidhur Kriza .. !!

Bosch kritikon përfundimin e debatit parlamentar për hetimin e zgjedhjeve

Faktori ndërkombëtar reagoi për herë të parë edhe zyrtarisht ndaj seancës parlamentare maratonë në fund të javës që kaloi në Shqipëri. Vendimi për të krijuar një komision hetimor parlamentar vetëm me votat e mazhorancës së djathtë, sipas shefit të zyrës së OSBE-së në Tiranë ambsadorit Robert Bosch ishte “ajo që nuk duhet të ndodhte”. Ambasadori Bosch tha se në atë seancë nuk kishte debat por vetëm deklarime. “Siç mund ta imagjinoni jam shumë i zhgënjyer. Javën e kaluar ju bëra thirrje palëve për një kompromis. Por të dy palët përsëritën qëndrimet e tyre pambarim. Ne na duhet të vazhdojmë me shpresën që dyert e të dy palëve nuk janë të mbyllura”, u shpreh të hënën në Tiranë ambasadori Robert Bosch. Sipas tij mazhoranca dhe opozita nuk duhet të ndalen për gjetjen e një zgjidhje kompromisi.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...