Friday, February 5, 2010

Lajme shkurt nga BOTA

Kina - SHBA tensioni po vazhdon..

PERGATITI Matilda Kuqi ..

Republika Popullore e Kines , i quajti si te panevojshme , kercenimet e Presidentit amerikan Obama , lidhur me ashpersimin e masave , per te bere te mundur detyrimin e tregut kinez , te pranoje tregetaret amerikane .

President Obama më herët tha se në të ardhmen do të jetë shumë më i ashpër me Kinën, në mënyrë që ajo të sigurojë hapjen e tregut të saj për tregti me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama ne takimin me senatore demokrat , tha se do te beje te pamunduren qe tregjet kineze te hapen per tregtaret amerikane .. !

Zoti Obama tha se nëse kemi marrëveshje të rëna dakord atëherë të dyja palët duhet t'i hapin tregjet e tyre.

''Ne e bëjmë këtë ndërkohë që ana tjetër vendos pengesa jo-tarifore - kjo atëherë paraqet probleme me të cilat duhet të ballafaqohemi. Prandaj ne kemi vendosur që të përpiqemi të jemi shumë më të ashpër ndaj zbatimit të kushteve të marrëveshjeve tregtare mes vendeve tona. Këtë do ta bëjmë duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi Kinën dhe vende të tjera në mënyrë që t'i detyrojmë ato që të hapin tregjet e tyre në mënyrë reciproke'- tha presidenti Obama.

Tensionet mes SHBA dhe Kinës kanë qenë vazhdimisht në rritje që nga bërja publike e planeve amerikane për t'i shitur armë Tajvanit, si dhe vizitës së paralajmëruar të Dalai Lamës në Uashington.


No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...