Ministri Hyseni takoi Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton
Uashington, D.C., 4 shkurt - Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, D.C., ku mori pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit”, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pasur një takim shumë të përzemërt dhe shumë përmbajtjesor me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Përkundër pranisë së madhe të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme që po merrnin pjesë në Lutjet e Mëngjesit, Sekretarja Amerikane e Shtetit ka ndarë një kohë të mirë për takim me Ministrin Hyseni. Takimi ka qenë i mbyllur dhe është zhvilluar “në katër sy” (tete-a-tete).
Në këtë takim, Ministri Hyseni dhe Sekretarja Clinton kanë biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë dhe rreth Kosovës, sidomos për njohjet, për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe për hapat që duhet të merren për të çuar proceset në Kosovë edhe më përpara.
Ministri e ka shfrytëzuar këtë takim për ta njoftuar Sekretaren Clinton me përpjekjet e mëdha që po bëhen për shtetndërtim. Por, gjithashtu, këtë takim e ka shfrytëzuar edhe për të ndarë disa nga brengat e Kosovës që lidhen me bashkëpunimin rajonal, me theks të posaçëm bllokadat që Kosovës po i bëhen në rrafshe të ndryshme, për të cilat Sekretarja e Shtetit kishte njohuri të thella.
Ka qenë konstatim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve, Ministrit Hyseni dhe Sekretares Clinton, se ka pasur të arritura të shumta në shumë plane, dhe se duhet të vazhdohet me angazhime që ky përparim i bërë të çohet edhe më përpara.
Në këtë rast, Ministri Hyseni e ka ftuar Sekretaren Amerikane të Shtetit që të vizitojë Kosovën, ftesë të cilën Sekretarja Clinton e ka pranuar me kënaqësi. Vizita e Sekretares Hillary Clinton pritet të realizohet gjatë këtij viti.
Pritje madhështore për Presidentin e Kosovës
Institucionet më të larta të Republikës së Turqisë i kanë bërë sot një pritje madhështore Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në këtë vend mik, me ftesë të Presidentit Abdullah Gyl.
Presidenti Sejdiu e ka filluar ditën e sotme duke vizituar Muzeun Anitkabir, ku ka vënë kurora lulesh dhe ka nderuar kujtimin e krijuesit të Republikës modern të Turqisë, Presidentit Kemal Ataturk, si dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e këtij vendi.
Takimi SEJDIU-GYL
Ne ceremonine e takimit jane ekzewkutuar hymnet e te dy shteteve .
Presidenti Gyl tha se Turqia i gëzohet çdo ditë progresit të arritur në Kosovë, që është një argument se ky vend është faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
“Turqit dhe Kosovaret, jane ne solidaritet te plote midis tyre . Ne e mbështesim Kosovën në të gjitha forumet ndërkombëtare në të cilat marrim pjesë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përherë, duke lobuar kudo për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga sa më shumë vende”, tha Presidenti Gyl, i cili vlerësoi se njohja e Kosovës nga 65 vende të botës, si dhe anëtarësimi i saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, është dëshmi se në Kosovë janë arritur suksese.
| RAMA: NUK VEME KUSHT POR ULEMI NE TRYEZE PER TE HAPUR KUTITE .. |
| Pergatiti Partizan Cene .. |
I pyetur nëse kusht i pranisë së opozitës në tryezën e dialogut, që pritet të organizohet së shpejti nga Presidenti Topi, është hapja e kutive të votimit , Rama tha se PS nuk ka vënë kusht hapjen e kutive për tu ulur në tryezë por do të ulet në tryezë për të hapur kutitë. “Ne kërkojmë komision parlamentar me shumicën të pakontrolluar nga pushteti ku përfshihet hapja e kutive të votimit dhe ne hyjmë në parlament” tha Rama. |
No comments:
Post a Comment