Sunday, January 24, 2010

LAJME shkurt mga Shqiperia dhe Kosova ..

Kuvendi: “Emërimi”, Islami ishte pjesë e delegacionit të PS në KiE

Zonja Topalli ja rremben vendin e KiE , Partise Socialiste .. !!

TIRANE.. Presion i Topallit ndaj opozites

Parlamenti , deklaroi sot në një njoftim për shtyp se “mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Evropës”.
Sipas njoftimit, Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion.
“Çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv. Kuvendit fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera”, thuhet në njoftim.

Kjo eshte ne baze te tentativave qe po ben kryetarja e Kuvendit, me qellim qe ti rrise presionin mbi opziten , duke ditur qe zoti Islami eshte ne grupin qe e kundershton bojkotin .. !

................................................................................................................................

EULEX ne Kosove hap gjyq tjeter kunder A. Kurtit .. !!


Kosovë, EULEX hap gjyq me tri akuza ndaj Albin Kurtit
PRISHTINE : Misioni Evropian EULEX në Kosovë, ka hapur proces gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Zëdhënësja e misionit, Karin Limdal ka thënë , se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Prishtinës, ndërsa seancat dëgjimore do të mbahen në muajin shkurt dhe mars.
“Ky është një vazhdim i procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2007, ndërsa rasti është transferuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Asnje avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti , ndaj procesi ishte nderprere , qe nga viti 2007.. , theksoi Limdal ne nje deklarate per shtyp .!!
Sipas saj, procesi gjyqësor do të zhvillohet nga një panel i përzier gjykatësish, ndërsa kryesues do të jetë një gjyqtar i EULEX-it.


Pergatiti Matilda Kuqi .. !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...