Sunday, January 24, 2010

MBESHTETJA QE POLITIKA I JEP MAFIES NE EVROPEN JUGLINDORE DHE BALLJAN :

ANALIZA E DITES :

Ka disa vite qe ne Ballkan , grupe te caktuar kriminale . po japin shenja te qarta per organizimin e tyre . Kjo organizate e re , e pa dukshme ne plan te pare , ka krijuar strukturat e saj , ne njerez , arme , dhe logjistiken e duhur ..!
Te gjitha grupet kriminale në Ballkan, me mbështetjen e qarqeve politike , po ngrenë një organizatë të përbashkët me forcën e vet të armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me te ashtuquajturin sherbim sekret te tyre .! Pra konkretisht, mafia në Ballkan po krijon nje praktik te re .! Grupet kriminale, të ndihmuara edhe nga kolegët e tyre evropianë, po zhvillojnë një forcë të vetën të armatosur, duke u bërë kështu, gjithnjë e më të fuqishem dhe sigurishte edhe me te rrezikshem .
Ky eshte nje veshtrim paralel qe kane bere ejsperte Evropianojugore , per kriminalistiken dhe organizatat qe ka krijuar krimi i organizuar .

Keta eksperte raportin e tyre, të mbështetur në fakte. e kanë paraqitur edhe në Bruksel.Ne rapert vihet ne dukje se po krijohet nje hartë e re kriminale në Ballkan, më konkretisht një infrastrukturë terroriste e re.Kjo organizate . i realizon objektivat e saj duke u paraqitur ne pamje te jashtme , sikure vepron ilegalishte .. !
Domagoj Margetiç, pjesëtar i ekipit të lartpërmendur të ekspertëve evropianëthekson se : "Me rend të ri kriminal duhet të kuptojmë integrimin operativ dhe hierarkik të një numri elementesh të rëndësishme. Ky model ndërtohet dhe mbështetet te forca e vetë e armatosur, tek institucionet e veta financiare dhe sigurishte, te shërbimi i vet i zbulimit. Nuk duhet harruar ketu edhe rrjeti logjistik si dhe ai unik kuadrosh të veta në qendrat politike vendimmarrëse". Pra kuptohet se me cfare organizate te rrezikshme kemi te bejme .. Ketu Politika luan rolin me te madh te mbashtetjes dhe te mbulimit ''ilegal'' te organizates .!

Ne politike , mafioze te regjur ..

Kjo situate alarmante u përcaktua nga pjesëtarët e ekipit të lartpërmendur pas një analize dhe të detajuar që ,i u bënë veprimtarive të kohëve të fundit të mafies ballkanike,...!!iKeto i paraqiten në raportin përkatës të përgatitur prej tyre. Sipas ketyre ekspertëve, institucionet financiare në Evropen Juglindore dhe Ballkan, gjatë 19 viteve të fundit, kanë qenë aleati bashkepunetor me i rendesishem ,i kriminalitetit të organizuar. Klanet kriminale në Shqiperi, Kroaci , Maqedoni, Mal te Zi, Kosove dhe Bosnjehercegovine,si dhe bashkepunetoret e tyre jashtë kufijve, paratë e fituara, si rezultat i veprimtarive kriminale, kanë arritur t'i legalizojnë përmes operacioneve financiare me ndërmjetësinë e bankave të ndryshme në Ballkan, por edhe më gjerësisht, në Evropë.

Ish-kryepolici i Skotland Jardit Xhon Slejter (John Slater) paralajmëroi para ca kohesh ne Koferencen , e Beogradit pe luften kunder krimit te organizuar,se krimi i organizuar në Ballkan dhe Evropen Juglindore ,po zhvillohet me një intensitet të tillë saqë grupet mafioze kriminale , i kombinojne veprimtarite jolegale , me ato legale . Këto grupe, duke pasur në dispozicion mjete të tilla financiare, sidomos, ato, në pamje të parë, legale, arrijnë të korruptojnë politikanë dhe administratore shteterore (edhepolice te thjeshte),që të arrijnë deri tek informacionet e nevojshme për ta.
"Elementët kriminalë me peshë dhe influencë më të madhe kanë, madje, edhe partitë e veta politike, megjithëse njerëzit në këto parti nuk arrijnë ta dallojnë këtë",(ose nuk duan ta dallojne ne shume raste ) thotë Xhon Slejter që, sikurse dihet, është një prej policive më profesioniste evropiane. Sipas tij, veprimtaria primare e mafies ballkanike është kontrabanda i te gjitha drogave , te lehta e te renda ,dhe transportimi i emigrantëve,te paligjshem, e pasuar nga kontrabanda ne pergjithesi, dhe "larja" e parave. Kontrabanda e cigareve dhe tregtia e "mishit të bardhë" është një veprimtari sekondare e grupeve kriminale dhe kjo e fundit, në shumicën e rasteve, është një veprimtari që shoqëron kontrabandën e heroinës dhe shitjen e makinave të vjedhura. "Për realizimin e sigurt dhe të papenguar të këtyre aktiviteteve, mafia ka ngritur një sistem të kontrollit të aparatit shtetëror, ekonomisë, politikës dhe të organeve të ndryshme të medias në shtetet ballkanike", theksoi z. Slejter.

Dukuri e zakonshme , Aleancat me Mafien Boterore , jashte Ballkanit
Vete organi me suprem i policise se Evropes ,polica e Bashkimit Evropian, EUROPOL konsideron se veprimtaria e grupeve kriminale në Ballkan është intensifikuar, sidomos, për shkak të rritjes së prodhimit të droges heroine e kokaine ,në Azi dhe në Amerikën Jugore. Nderkohë, duke ndjekur rregullat tregtare të lojës, janë rritur edhe ofertat dhe kërkesat për këto lloj drogash në Evropën Perëndimore, kështu që eshte krijuar e ashtuquajtura "Rruga ballkanike e drogës" .
Kjo rrugë ka dy drejtime. Një drejtim vjen nga Turqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, kurse tjetri - nga Bullgaria të çon drejt Shqiperise Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Kroacisë. Kontrabanda përmes kësaj rruge, krahas me makina dhe kamionë, zhvillohet edhe me aeroplanë, pasagjerë, ndërkohë që janë konstatuar edhe raste, kur droga dërgohet edhe me dërgesa postare! Sic shihet Shqiperia nuk lihet ''ne balte '''..!

Në Europol thonë se përmes rrugës që përdoret, më së shumti, për kontrabandën e heroinës nga Afganistani, vitet e fundit, është transportuar intensivisht edhe kokaina, e cila, fillimisht, është sjellë nga Amerika Jugore dhe, përmes porteve të Afrikës Perëndimore, ka mbërritur në Portugali dhe Spanjë. Grupe të mafies shqiptare dhe tetë klane kriminale në Malin e Zi janë marrë vesh, tashmë, me narko-dilerët në Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe, kështu, droga me anije transportohet për në portet e Barit në Malin e Zi, si dhe në porte të Kroacisë dhe Shqipërisë ose edhe në Itali. Ekspertët policorë të Europolit kanë mendimin se rruga ballkanike e kontrabandës së drogës, që shfrytëzohet edhe për tregtinë e armëve dhe të emigrantëve, lidh të gjitha grupet transnacionale të krimit të organizuar në Evropë, madje edhe përtej saj.

Kjo, në praktikë, do të thotë se të gjithë grupet kriminale që nuk janë nga Ballkani, por duan ta përdorin këtë rrugë, duhet të merren vesh me kolegët e tyre ballkanikë. Situata e re e krijuar i shkon për shtat mafies ballkanike, e cila, në kushtet e reja, realizon fitime të dyfishta, së pari, falë rritjes së intensitetit të prurjeve të drogës nga Lindja e Mesme, dhe, së dyti, falë mundësive që ofron krijimi i aleancave kriminale të reja, përmes të cilave mund të akaparohen tregje të reja, si dhe të sigurohet aksesi te veprimtari kriminale të reja. Për shkak të rritjes së fitimeve, grupet kriminale në Ballkan po bashkohen, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe nacionale dhe kjo gjë i bën këto grupe edhe më të rrezikshme, për të mos thënë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Shqiperia nje nder vendet me te prekura nga semundja MAFIA

Ne gjithe kete veprimtari , Mafia shqiptare luan nje rol udheheqes , ne federaten mafiozo -Ballkanike.. Baronet shqiptare jane me krahe te shndoshe nga politika , e te dy kraheve , te cilet me njeren apo me tjetren mundesi influancojne direkt , ne qeverisjen e vendit , simbas oreksit dhe interesit te organizates .
Shqiperia gjithemon eshte permendur nga shume organizata boterore , qeveritare dhe joqeveritare , qe po ben pak ose aspak, per luften kunder korrupsionit dhe klanit mafioz ..
Kjo e ve Shqiperine ne syte e Botes si nje vend , cerdhe te kriminalitetit dhe ajo qe shte me e keqja , ku kriminaliteti po dikton ne shume raste politiken dhe jeten ne Vend ..
E hidhur por e vertete .. !!
Pra Qeverise i del per detyre , qe te ushtroje kontroll dhe ti hape lufte te drejte perdrejte jo thjesht kriminalitetit dhe korrupsionit ne Shqiperi .. por vete MAFIES si rend kriminal qe ka zaptuar shume arterie drejtuese te vendit .. Por qe te realizohet kjo duhet me pare , te krijohen me themel , sistemi gjyqesor dhe prokuror i pamvarur dhe i vendosur qe ta beje kete lufte per jete a vdekje ..

Pergatiti Partizan Cene .. !

1 comment:

partizan cene said...

Kur nuk frenon nje krim qe ben nje kriminel i vecante .. sigurishte je i dorezuar per te frenuar dhe zbuluar nje grup kriminelash .. Po kure eshte nje mafie e gjithe ..

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...