Friday, July 7, 2017

10 fakte të pabesueshme rreth trurit



– Impulset nervore nga dhe drejt trurit lëvizin me një shpejtësi prej 274 km/orë. E keni pyetur ndonjëherë vetën se si mundeni të reagoni kaq shpejt ndaj ngacmimeve rreth jush? E gjithë kjo realizohet falë super-shpejtësisë së impulseve nervore që kalojnë nga truri te pjesa tjetër e trupit dhe anasjelltas. Këto reagime janë po aq të shpejta sa një makinë luksoze sportive.
– Truri funksionon me të njëjtën sasi energjie sa një llambë 10 vat. Madje edhe kur jeni në gjumë.
– Qeliza e trurit të njeriut mund të mbajnë 5 herë më shumë informacion sesa “Encyclopedia Britannica”. Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht, por mendohet se kapaciteti i magazinimit të trurit në terma elektronikë mendohet të jetë mes 3 dhe 1000 terabajt. Arkivat Kombëtare të Britanisë, të cilat mbajnë mbi 900 vjet histori, zënë vetëm 70 terabajt, çka tregon fuqinë mbresëlënëse të trurit tuaj.
– Truri përdor 20% të oksigjenit që hyn në gjak. Truri përbën vetëm rreth 2% të masës sonë trupore, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, çka e bën jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ndaj merrni frymë thellë për ta mbajtur trurin “të lumtur” e duke “notuar” në qeliza të oksigjenuara.
– Truri është shumë më aktiv gjatë natës sesa ditën. Logjikisht mund të mendoni se hallakatja, llogaritë e vështira dhe marrëdhëniet e ngarkuara çdo ditë gjatë orëve të punës duan më shumë energji se, fjala vjen, të shtrirët në krevat. Megjithatë, e kundërta është e vërtetë. Kur ju pushoni, truri “ndizet”. Shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë, por mund t’i faleni punës së palodhur të trurit tuaj gjatë gjumit, për ato ëndrrat e këndshme që shikoni.
– Sa më të lartë ta keni koeficientin e inteligjencës, aq më shumë ëndërroni. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, mos e merrni si mungesë inteligjence faktin që ndonjëherë nuk arrini t’i kujtoni ëndrrat. Shumica prej nesh nuk i mban mend, pasi kohëzgjatja mesatare e një ëndrre është 2-3 sekonda, e pamjaftueshme për t’u regjistruar në tru.
– Neuronet vazhdojnë të rriten përgjatë jetës. Për vite me radhë shkencëtarët dhe mjekët mendonin se truri dhe indet nervore nuk mund të rriteshin apo përtëriheshin. Ndryshe nga indet e shumë prej organeve të tjera të trupit, neuronet rriten përgjatë gjithë jetës suaj. Ky zbulim hap një dritare të re në studimin e trurit dhe sëmundjeve që e prekin atë.
– Informacioni lëviz me shpejtësi të ndryshme në lloje të ndryshme neuronesh. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj. Disa mund të transmetojnë impulset me rreth 0.5 metra/sekondë, disa të tjerë me 120 metra/sekondë.
– Truri në vetvete nuk mund të ndiejë dhimbje. Ndërsa truri mund të jetë qendra e dhimbjes kur prisni gishtin apo digjeni, në vetvete ai nuk ka receptorë dhimbjeje dhe nuk mund ta ndiejë atë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’ju dhembë koka. Truri është i mbështjellë nga shumë inde, nerva dhe enë gjaku, shumë të ndjeshme ndaj dhimbjes e që mund t’ju bëjnë t’ju buçasë koka nga dhimbja.
– 80% e trurit është ujë. Truri nuk është ajo masa e ngurtë gri që keni parë në televizor. Indi i gjallë nervor është një organ i squllët, si xhel ngjyrë rozë, falë përqendrimit të madh të gjakut dhe ujit. Ndaj, herën tjetër kur ndiheni të dehidratuar, pini diçka që ta ndihmoni trurin.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...