Thursday, February 23, 2017

Zbulimi i planetëve të banueshëm, NASA publikon imazhe



Astronomët dje bënë të ditur se kanë zbuluar një sistem diellor me planetë si Toka jonë, 39 vite dritë larg nesh.
Shtatë Toka u zbuluan që orbitonin pranë yllit që u quajt, ‘Trappist-1’. Besohet se ka ujë në sipërfaqen e tyre që është dhe një nga komponentët kryesore të treguesit të jetës.
Tre prej planetëve, sipas shkencëtarëve kanë kushte të mira jetese, ndaj besohet se jeta në to mund të ketë evoluar.
Asnjëherë më parë nuk kemi zbuluar kaq shumë planetë të ngjashëm më Tokën tonë. Ky është vetëm fillimi.  Njerëzit do të dëgjojnë shumë më shumë rreth tyre në javët dhe muajt në vijim. 7 planetet kanë përmasat e Tokës, 6 prej tyre në sipërfaqe kanë temperatura nga 0-100 gradë Celsius. Kanë kushtet e duhura atmosferike për një jetë biologjike”, deklaroi NASA.

Pas këtyre deklaratave, NASA sot ka nxjerrë fotografi dhe video duke sjellë me përafërsi sesi mund të jenë në dukje këto planete.
Shkëmbinjtë mund të kenë në kompozim të njëjtët elementë si dhe Toka, akuj, oqeane.

(Nje imazh sesi mund te duket Planeti 1F)
Ata kanë ndërtuar dhe grafikët sesi ndodhen në pozicionuar planetet.
Kështu, planeti 1B. 1C dhe 1D besohet se duke qenë pranë diellit të tyre janë shumë të nxehtë dhe sipërfaqet me ujë mund te jene të pakta. Kurse planeti tjetër H, pritet të jetë komplet me akull, një Botë e Akullt, e quajtën shkencëtarët.
(Planeti 1E)
Por planetet 1E, 1F dhe 1G janë planetet që për astronomët, mundësia për jetë është shumë e madhe.
Kushtet klimaterike sipas tyre janë të favorshme që aty të ketë gjallesa, ‘dhe ky është vetëm fillimi”, shtojnë ata.

Është zbuluar se planeti 1B i duhet 1 ditë e gjysëm për orbituar rreth diellit të tij.
Teknologjia jonë për të dërguar robotë të hetojnë këta planete është shumë e dobët dhe do të duhen qindra vjet që njerëzimi të shkelë aty.
‘Vetëm nëse ne zbulojmë një proces të ri fizik që ta realizojmë këtë. Nuk shoh ndonjë mundësi që ne të kolonizojmë këto planete, por mbase në të një të ardhme, kushedi, dikush mund të bëjë një zbulim fizik që mund të na dërgojë atje”, thanë profesorët e NASA të përfshirë në këtë studim.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...