Monday, February 15, 2016

Ish komandanti i Gardes ne 21 Janar 2011 , sot kryetar i PS-se ne Burrel !

Njeriu ne foto eshte ish komandant i Gardes se Republikes Agron Malaj , dhe me sakte , pergjegjesi dhe komandanti i sanjperave qe vrane ne 21 Janar 2011 . Deri ketu te gjithe e dinit, por nuk dini gjene me te cuditshme .
Ky person sot eshte Drejtor i OSHEE per divizionin e Burrelit . Edha kaq ju duket " normale " , por kur mesojme se ky syresh eshte edhe kryetar i PS-se ne Burrel , do te " dilni nga rrobat "ashtu si bera edhe une !!
Ky eshte edhe nje rast tjeter , qe PS eshte nje parti klanesh dhe kurrsesi parti e shtresave te varfera dhe aq me shume parti e shpreses !!
Megjithse miniostri Tahiri e largoi menjehere nga puna ne 2014 , ( nga dera )me riorganizimin qe iu be gardes , dikush e futi nga dritarja , duke e bere edhe .. drejtor , edhe kryetar te PS-se .ne Burrel . !

Në protestën e 21 janarit të zhvilluar nga Partia Socialiste para godinës së Kryeministrisë, Agron Malaj ka qënë me detyrë komandant seksioni.
Në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se Malaj ishte planizuar së bashku me disa persona të tjerë të qëndronin në gadishmëri për të hapur zjarr me armë luftarake.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se “Një grup me komandant Agron Malaj dhe komandant grupi toger Spartak Zilja, nënoficer Meleq Zaimi dhe persona të tjerë ishin caktuar në gadishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve të seksionit të dytë, të njësisë së dytë dhe grupit të njësisë speciale nga krahu i djathtë nga hyrja e ministrave, për pengimin e protestuesve në teritorin e Kryeministrisë” .
Malaj ka qënë një nga dëshmitarët e prokurorisë së Tiranës në gjyqin e dy ish të pandehurve Agim Llupo dhe Ndrea Prendi.
Ai tha në gjykatë se në 21 janar i është bllokuar arma dhe se lajmin për viktimat e ka mësuar në radio teksa largohej me makinë nga Kryeministria për në Gardën e Republikës.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...