Tuesday, November 24, 2015

Platini dënohet me përjashtim të përjetshëm nga Futbolli për ryshfetmarrje !!


Nga Partizan Cene


Dikur ishte një njeri mjaft i dashur dhe i respektuar kjo për lojën e tij të shkëlqyer dhe teknikën e lartë në lojën e futbollit edhe kur luante me Juven edhe kur luante me Kombëtaren e Francës .
Pra e shihni edhe në foto që bëhet fjalë për Mishel Platinini mjeshtër në futboll por siç duket nga hetimet e fundit të komisionit hetimor - disiplinor të FIFA-s është mjeshtër edhe në.. marrjen e ryshfeteve . !
Deri sot Mishel platini veç që drejton UEFA-n ishte edhe njëri ndër njerëyit e mundshëm për tu zgjedhur në krye te organit më të lartë drejtues të Botës FIFA-s !!
Por kjo siç thashe deri sot pasi sot në mëngjes në Gjeneve komisioni i Etikës i FIFA-s deklaroi se Platini ka marrë disa herë ryshfete për të krijuar lehtësira për të tjerët nga të cilët njëri rast u provua . U provua pra se në vitin 2010 ai ka marrë një shumë prej 2 milionë eurosh nga vetë ish kreu i dorëhequr i FIFA-s Zep Blater ..
Ky fakt e " dënon " Platininë me largim të përhershëm nga çdo drjtim në çfarëdo niveli në futboll . Biles as një trajner ose këshilltar i thjeshtë nuk mund të punojë më !!
Edhe vetë avokati i tij Tibo D ' Al deklaroi se po të jetë e vërtetë kjo bëhet fjalë për një skandal të pa riparueshëm !!
Megjithate pritet edhe një vendim i këshillit të Përgjithshëm të FIFA- s i cili do të japë vulën e fundit .. !
Edhe kështu edhe ashtu duket qartë se Mishel Platini nuk do të jetë në grupin e kandidatëve të mundshëm për tu zgjedhur nga Kongresi i FIFA-s në krye të këtij organi suprem të futbollit botërorë !
Nga ana tjetër hetuesit yviceriane kanë në dorë një tjetër dokument ku implikohet Platini në skandale ryshfetesh të cilat kanë gjasa ta detyrojnë drejtësinë yviceriane ta ndjekë atë dhe bashkëpunëtorët e tij penalisht !!


*******************************************************************

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...