Friday, November 13, 2015

Ambasadori Lu : Reformes ne drejtesi i tremben dhe e pengojne , depudetet gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar !!

Ambasadori Lu : Reformes ne drejtesi i tremben dhe e pengojne , depudetet gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar !!


Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu edhe kësaj here është i drejtpërdrejtë kur flet për reformën në drejtësi. Ai thotë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, duke deklaruar se këtij sistemi i tremben më shumë pikërisht ata që kanë probleme me ligjin.

“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi”, theksoi ai.

Ai kërkoi nga partitë politike që t’i japin fund sulmeve midis tyre dhe të angazhohen për këtë reformë.
 

“Të gjitha partitë politike duhet të bashkëpunojnë dhe t’i japin fund sulmeve politike. Duhet Të dëgjoni me vëmendje diskutimet dhe këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për këtë reformë. SHBA i mbështet plotësisht propozimet aktuale. Ne kemi marrë pjesë për çdo ndryshim kushtetues.

Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të eliminojë gjykatësit e prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë. As një shqiptar i vetëm nuk e beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur, ku persona të fuqishëm telefonojnë direkt gjyqtarë për vendime në favor të tyre. Drejtësia këtu është e pavarur nga ryshfeti, korrupsioni dhe kërcënimet”, nënvizon.

Ai thekson se reforma e drejtësisë do ta bëjë për herë të parë këtë sistem të pavarur. Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi të hapur për reformën në drejtësi ku merrte pjesë edhe ambasadorja e BE-së
 
 

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...