Sunday, August 2, 2015

NJË KOMUNITET NË UDHËKRYQ


 Opinion nga Agim Basha !



Të enjten në mbrëmje..një përfaqësi shoqatash të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në greqi..(përfaqësuesit..ishin përgjithësisht nga athina dhe rrethinat..)u takuan me ambasadorin e RSh..në greqi,z.D.Dervishi.Synimi i takimit ishte një paraqitje e problematikës së pa mbarimtë që ka komuniteti shqiptar në greqi,dhe kërkimi i vëmendjes dhe zgjidhjes nga ana e shtetit shqiptar për atë gamë problemesh që i takojnë atij..si edhe ndikimi i tij përmes aksesorëve administrativ,ligjorë..dhe ku është e mundur ..edhe shoqërorë..në administratën dhe institucionet e qeverisë dhe shtetit grek..për zgjidhjen dhe lehtësimin e tyre..Mirëpo,takimi i shumëpritur prej emigrantëve,me ambasadorin e shtetit të tyre,nuk ishte edhe aq frutdhënës..dhe ca më pak shpresues.. ..Cilido që e përcolli që në çastet e para takimin,do të befasohej sa,me lehtësinë si e përcillte këtë takim zoti ambasador,aq edhe me insinuatat që ai lejoi ose nxiti të krijohen gjatë kohës së takimit..Që në pyetjen e parë që,bënte fjalë për pritjen e emigrantëve në shtetin shqiptar,të një emigranti, zoti ambasador tregoi performancën më të ulët që mund të mendojë ndokush për një diplomat karriere..Sepse,tek e fundit..një emigrant mund të dijë..(dhe kjo është diçka e falshme..) pak, më pak se një ambasador i cili,pretendon se i njeh mirë dhe në detaje hallet e komunitetit,dhe më tepër se aq.....Pyetja e të ftuarit ishte:A mund të ndihmojë shteti ashtu sikur ka premtuar se do asistojë me  qendrat e pritjes së emigrantëve në rast se ata vendosin të kthehen në atdhe,(për shkak të krizës..)nga greqia..?-Përgjigja e z.Dervishi ishte shumë fyese..për të gjithë pjesëmarrësit..(:Kur ikën nga Dibra,mati,dukagjini...cilin/ët pyetën..dhe,çfarë latë atje..?!)..ishte përgjigja e tij.Një përgjigje tipike e zyrtarit të paaftë,që e dëgjojmë shpesh në zyrat greke,ose edhe për shkak të rracizmit..(Ata të thonë:-nëse s'të pëlqen ik nga ke ardhur..!)-Pastaj,si për ta retushuar gabimin(e pafalshëm për një diplomat...)shtoi,ne të gjithë ..e dimë se sa fuqi ka shteti jonë..(a thua se ne punojmë në administratën publike..)...Mirëpo,në propagandën dhe boriet e pushtetit thuhet se deri në vjeshtë,pas reformës në drejtësi e gjykata... do jemi vendi që pret pas derës..''për në BE...Në europë,qytetarët i mbron me vendosmëri shteti..përmes strukturave të tij.. A mund të mendosh,pasi dëgjon ambasadorin e shtetit të flasë me këtë gjuhë...se do të ndodhë kjo gjë edhe,në shqipëri..!Jo,kjo do ishte diçka absurde...Sepse,ne të gjithë e dimë që një punë të dalë e bukur,e pëlqyeshme,e mirë,e besueshme,duhet të fillohet të bëhet me bindje, dhe me dashuri.dhe,sigurisht me kritere dhe procedura të përcaktuara qartë...Këto gjëra unë nuk i gjeta në bashkëbisedimin që deshëm të rindërtonim me z.ambasador të RSh..në Greqi...Mirëpo,keqkuptimi mes ambasadorit dhe pjesëmarrësve përfaqësues të komunitetit..u thellua edhe më tej,kur z.ambasador në përpjekje për tju përgjigjur një pyetjeje mbi sigurimet shoqërore dhe pensionimin në greqi...(mbasi përmendi ilustrativisht një shembull me një koleg të tij grek..mbi temën e pensionimit..)..-na tha plot keqardhje..Çfarë ti kërkojmë shtetit grek,sot kur ai është katandisur në këtë gjendje..Kjo përgjigje,nga ana e zotit ambasador...na befasoi plotësisht..A thua se marrëveshjet ndërshtetërore,apo ato ndërkombëtare..lidhen në varësi të qejfeve dhe orekseve të njërit apo tjetrit..Kontributet e sigurimeve shoqërore..përfshirë edhe pensionimin..njihen dhe mbrohen me ligj dhe konventa ndërkombëtare..Janë të sanksionuara në kushtetutën e çdo vendi demokratik..Një ligj i tillë afërsisht i çdo kushtetute thotë:Çdo qytetar që ka kontribuar me x apo y..vite pune..ose edhe që nuk ka mundur të japë një kontribut të tillë për shkaqe të ndryshme..sapo arrin në një moshë të caktuar..e cila në shtete të ndryshme varion..por afërsisht varion nga 62-65..(në greqinë e sotme synohet të shkojë në 67..vjeç..) pra,duhet të shpërblehet për kontributin që ka dhënë me një sasi të ardhurash për përballimin e nevojave jetike..Z.ambasador,duke na lënë ''me gojë hapur''.. na thotë:E çfarë ti kërkojmë ne greqisë...në këtë gjendje krize..?!-Kjo do të thotë se papërgjegjshmëria shtetërore është në nivelin më të lartë të mundshëm..dhe fati i emigrantëve në greqi..endet në..''Kalendat greke..''-Atëherë,çfarë bëni ju,zoti ambasador i RSh..në Greqi..?!Cili është kuptimi juaj aty..?!-Pra,shteti nuk merr përsipër çështje të tilla jetike për qytetarët e tij...dhe sigurisht me efekte edhe në ekonominë e vendit..(Pa mendoni sikur të pensionohen qindra qytetarë shqiptarë që e kanë mbushur moshën e pensionit..dhe të jetonin..(një pjesë e tyre..)në shqipëri..?A nuk do kishte efekte pozitivwe në ekonominë dhe jetën sociale të vendit..së paku në tregun e konsumit..në rritjen e xhiros ditore të tregtisë..etj..etj....!Por,më përpara le të themi..Cili do të ishte fati i këtyre të mjerëve që,jeta bën të sajën..vitet ikin..dhe njeriu nuk ka më mundësi të jetojë përmes punës fizike,apo mendore..etj..???Si do tja dalin përtej për të plotësuar nevojat më minimale të jetesës...?!Pak a shumë këtë la të kuptohej ambasadori me përgjigjen që u përpoq të jepte..!Po kështu për votën e emigrantëve...ai tha me të drejtë:Jemi i vetmi shtet në botë që e nxjerrim rezultatin në krye të dy e tri muajve...sepse,(u justifikua..ai..)..ne,shqiptarët të tillë jemi..e marrim kutinë e bardhë dhe e bëjmë të zezë...!Këtu ka një realitet të hidhur,në atë që pohoi ambasadori...Por,qytetarët prandaj zgjedhin në çdo katër vjet qeverinë..e cila vjen me zgjidhjen më të mirë..,çka,përfshin edhe zgjidhjen e këtij problemi me votën..!Qeveritarët,përfshi edhe zyrtarët e ministrisë së jashtme..nuk janë vetëm për të konstatuar..se,realitetet e hidhura vijnë dhe ndodhin,edhe pa këto pohime të tyre...Dikur,para dy vjetësh ishte thënë se do të zgjidhej problemi i votës në mënyrë elektronike..dhe,ne e besuam verbalisht..pa na shpieguar askush se si,dhe qysh do ndodhë..Për të ardhur sot në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilin as orientohemi dot dhe as bëjmë dot gjë...Emigrantëve,pas takimit të së enjtes me z.ambasador të RSh..në Greqi ju tha:Gjeni zgjidhje vetë problemeve tuaj..sepse ne,shteti,nuk ju ndihmojmë dot...!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...