Sunday, December 21, 2014

Presidenti më i varfër dhe më i thjeshtë në botë !



Pamvarsisht , se personi në foto është president i një vendi të largët , siç është Uruguai i Amerikës Latine , njeriu i ndershëm ndjen respekt kur mëson për këtë president tejet të thjeshtë dhe shumë popullor .
Pra bëhet fjalë për 77 vjeçarin Hoze Mujica ,Presidenti i zgjedhur në Republikën e Uruguait .
 Ai është i vetmi president në botë që fal çdo muaj , gati 90 % të rrogës së tij çdo muaj . Pagesa reale e rrogës është 12200  $ në muaj , por Presidenti i thjeshtë , tërheq nga ato për jetesën e tij , vetëm 750 $ në muaj . Pjesën tjetër ai e fal për të varfërit , për të pastrehët dhe fëmijët në nevojë !
 Vet familja dhe ai personalisht , nuk kanë shkuar asnjë ditë në pallatin luksoz presidencial  në Montevideo , por jeton në një fermë të vogëj në një qytet disa km larg kryeqytetit të vendit , ku punon vetë tokën , dhe prashit të mbjellat , bashkë me gruan e tij 73 vjeçare .
 Mujica , është i vetmi president në botë , që mban radhën , për tu vizituar në Spitalin publik , pamvarsishtë insistimin e autoriteteve shtetërore të shëndetsisë .
Ai ka nxjerrë një dekret , që sa të jetë vet në krye të shtetit , të shoqërohet vetëm nga dy roje , të cilat janë të detyrueshme nga autoriteti  shtetëror i ruajtjes së autoriteteve të larta !
Shumë personalitete të larta botërore që kanë vizituar Uruguain , janë pritur fare thjeshtë dhe me shpenzime minimale .!
Ai shëtit me një makinë të viteve 60 dhe refuzon të ketë makinë shërbimi nga shteti !


“Më thonë presidenti më i varfër, por nuk ndihem i varfër. Njerëz të varfër janë ata që punojnë vetëm për të pasur një stil të shtrenjtë jetese dhe që duan gjithmonë e më shumë, – thotë ai. – Kjo është çështje lirie. Nëse ti nuk ke shumë gjëra në pronësi, nuk të duhet të punosh gjithë jetën si skllav për t’i mbajtur ato, ndaj ke më shumë kohë për veten”.
Mujica akuzon shumicën e liderëve në botë se kanë “një fiksim të verbër për të rritur konsumin, a thua se e kundërta do të sillte fundin e botës!”.
Në vitin 2010, pasuria e tij e deklaruar ishte 1800 dollarë, vlera e makinës së tij “Volksvagen”, prodhim i vitit 1987. Këtë vit, në deklarim ai shtoi edhe pasurinë e së shoqes, tokën, traktorët dhe shtëpinë.






I zgjedhur në vitin 2009, Mujica kaloi vitet ’60 dhe ’70 si pjesë e guerilëve uruguaian Tupamaros, një grup i armatosur i majtë, i frymëzuar nga revolucioni kuban.
Respekt për këtë njeri të lartë dhe president të thjeshtë !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...