Saturday, December 13, 2014

Kameleoni Zhei dhe mendimi i njëjtë i imi me të !






 Nga Partizan Cene

Kush nuk e njeh Turin , Arturin e Nanos , të Metës , të berishës *  të  Bashës , dhe së fundmi të Ramës ! Ai flet gjithmon , por jo vetëm flet por edhe lëviz , dhe lëviz e flet shumë .
 Ai flet si gjarpër por edhe lëvis mbas politikes  ashtu si gjarpëri duke u tdredhur dhe zvarritur ashtu si i ecën puna dhe xhepi i tij .!
Shkak për këtë shkrim , u bë një shkrim i tij  për " dhjetoristët "  , duke i quajtur ata " Dhjetoristët e një kukulle " në një shkrim të botuar në gazetën Drita !

Pra , Turi ka ndryshuar dhjetra herë këtyre viteve,me një kameleonizëm politik që ka rivalë vetëm pak vetë. Drejtori i RTSH-së që e siguroi postin duke kërcyer në buzuqe me kryeministrin Nano; i akuzuar në media për abuzime financiare me detyrën, prokurorime të drejtpërdrejta për makina dhe pajisje të blera që nuk mbërritën ndonjëherë në RTSH, për keqpërdorim donacionesh nga Kina e Europa, nga Pakti i Stabilitetit; drejtori pra, ditën që u konfirmua rezultati humbës për socialistët pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005,e leu fasadën dhe muret e televizionit publik me ngjyrë blu.
Kuptohet që Berisha, edhe pse ngjyra blu mund ta hutojë nuk e hëngri këtë truk, dhe e largoi. Por pa ngacmuar asnjë nga dosjet dhe kallëzimet, përkundrazi. Sepse Berisha nuk i ngacmon dosjet, por i tund ato.
Pastaj i angazhuar me LSI-në, deri dhe kandidat i pasuksesshëm për deputet në Durrës, Zheji emërohet drejtor i ATSH-së në tetor 2009. E vazhdon këtë detyrë duke mos ngurruar t’i thurrë ca më tej ditirambe Lulzim Bashës. Shkroi i entuziazmuar për punët e mira të Bashës në 100 ditëshin e parë si kryebashkiak, madje  i thoshte publikut që “Basha do të dyfishojë vërtet Bulevardin dhe do bëjë që brenda 2013-ës në Qytet të dëgjohen rrotat e hekurta dhe kërcëllitëse të tramvajit”, etj (shkëputur nga artikulli Frika “Basha”).
Ndodh që situata politike ndryshon, por ai nuk e humb toruan. Pati një periudhë, e quajtur “qokat e fundit” të qeverisë Berisha, kur në korrik gusht 2013 u bënë ca emërime të shpejtuara dhe u dhanë ca liçensa e leje, konçesione e tendera etj. Atëherë ndodhi që vajza e Zhejit, emërohet në moshën 28 vjeçare sekretare e parë e ambasadës sonë në Itali, aty ku është rritur e ka jetuar që nga mosha 5 vjeçare. Shumëkush lëvizi më pas, por jo Gerarta.
Zheji ishte kategorikisht kundër vizitës në Edi Ramës në Beograd pas ndeshjes së futbollit, sepse “do të humbasë pika dhe mbështetje të brendshme të jashtme”. Pastaj shkroi se Rama e shtoi ndjeshëm popullaritetin. Ndoshta sepse shpreson që të bëhet sërish drejtor i RTSH-së.
Kushedi se ç’qëndrim do të ketë më vonë për Lëvizjen e Dhjetorit. Por mbetemi shpresë plotë se me kaq shumë zigzage e akrobaci, bën vaki që dikur të na përputhen prapë mendimet. Si këtë herë. Sepse ajo lëvizje ishte vërtet e inskenuar dhe e drejtuar nga ish-Sigurimi. Me heronj të rremë që për ca kohë kanë qenë edhe heronjtë e Arturit.!!
 Pra kameleoni që për herë të parë , i erdhi ngjyra e mendimit me atë timen . Kushedi se çfar ngjyre do të marrë nesër ! 

 * Emrin Berisha e shkruaj gjithmonë me të vogël ! 

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...