Saturday, November 15, 2014
Pensionistët
Fabul satirike në vargje
nga Partizan Cene
Zemra , mushkërria
dhe hallati i një plaku
Ishin në komision
donin të dilnin
parakohe
në pension ..
Komisioni i priti ,
ashtu si dinë ata
të vërenjtur , të habitur ,
si në
ndonjë hata'
Sekretarja shënonte
dhe hallati shikonte
Zemra vajtonte ,
mushkërria
gërhonte ..
Kryetari , i këtij komisioni ,
filloi ti pyesë
se ç' u duhej pensioni ..
Dhe filloi me mushkërrinë ,
, e pyeti dhe e pyeti ,
sa u lodh muhabeti ..
- Pa na fol ti
mushkërri , që gërhet si xurnarë
e re nuk je
në pension
për të dalë ??
- Eh mor kryetar ,
bukur e thua ti
por kaq vjet që punoj
kam humbur ndjesi ..
Kaq shumë vjet , hapu e mbyllu
e kudo ndodhur
Pra ,
jam lodhur ,
ndaj erdha në komision ,
që të dal
në pension ..
- Pa na sqaro ti
zemra e plakut
dhe pompuesja e gjakut ?
- Eh çtë them !
unë e gjora , metem pa shtëpi
kur trupi mbetet
pa mushkërri .. !
Ndaj ju lutem
edhe mua
t'më nxirrni , n' pension
dua ..
Dhe i erdhi radha atij
që emrin ja vumë hallti
kryetari e pyeti për së
gjëri e për së gjati
- Pse nuk ke respekt
për komision ,
që do të të nxjerrë
në pension ?
Pse nuk ngrihesh
edhe ti
si këta që pe ,
të dy ??
- Ah mor kryetar,
se kupton a
i vrarë ?
Po të çohesha
unë mor ti
nuk doja as pension
e as hajli ...
.....
Partizan Cene
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Marre e plote nga DW-world Bashkëpunimi midis bashkësive përmes zhvillimit të një dialogu të mirëfilltë do të jetë qëllimi kryesor i pr...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
No comments:
Post a Comment