Monday, November 10, 2014

Faleminderit Zoti Kryeministër ..





Pra shqiptarët kudo që janë , kanë zot , kanë shtetin Mëmë , dhe atdfheun e tyre të dashur , që askush nuk do tua prekë dhe tua rindajë përsëri , simbas dëshirave dhe mendësove të gjithëkujt fqinji dhe sorollop .. Me pak fjalë këtë kuptova unë nga e gjithë fjala që Kryeministri Rama ,  tha në Beograd !!


Më në fund , një kryeministër shqiptar , ngre flamurin Kuq e Zi në Beograd . Lind pyetja , pse nuk shkoi kurrë Berisha , dhe pse jo as Nano në Beograd ? Biles ky i fundit e paralajmëroi një vizitë të tillë , kur ishte Milosheviçi , por presioni kombëtar e bëri që të mos e realizonte një vizitë të tillë , për tu përshëndetur me një vrasës dhe kasap të shqiptarëve ..
Por pse nuk shkoi berisha . Kjo skishte si të ndothte kurrsesi . Po të shkonte në Beograd ai do të dëmtonte rëndë vbisneset e oborrit të tij , dhe q[ kur ishte Milosheviçi , të gjith[ë e dimë se ai e furnizonte fshejtas Serbinë me naftë dhe armë , që kjo e fundit të luftonte " seperatizmin" dhe terrorizmin shqiptar , ( siç i quante ather edehe vetë ai ashtu si milosheviçi , UÇK-në dhe shqiptarët në Kosovë që luftonin për të dëbuar pushtuesin serb nga Kosova .
 Por edhe largimi i Miëosheviçit , nuk solli gjëra të mira për " oborrin " dhe familjen Berisha , se me mbarimin e konfliktit , mbaruan dhe fitimet nga kontrabanda , gjatë thyerjes së embargos .
Pra berisha nuk mund ta bënte një vizitë në Beograd , pasi parterët e tij serb në bisnese , nuk ia lejonin , rregullimin në dukje të marrdhënive mes Shqipërisë dhe Serbisë . Damir Faslliç , Lebko Bogdan etj , edhe sot po të kishin mundësi , do ta ndalonin një vizitë të Ramës në Beograd ..
Por kohët kanë ndryshuar . Sot ryeministri shqiptar , foli qartë , pastër ,. fortë dhe bukur : "Kosova është shtet i Pamvarur , dhe kjo nuk ndryshon më kurrë " Sa e kanë pritur shqiptarët , këtë fjali të artë , të thënë nga goja e një lideri shqiptar ,  jo gjetkë ,por brenda në Beograd ..

 Konkretisht , fare pa pritur ( jo për ne por për serbokryeministrin Vuçiç) Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp :

 Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe sic e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë është në rradhë të parë një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve, në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epokë të re paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentat ligjorë dhe organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është vlerë nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim një i prej atyre veprave me rëndësi historike, që vetëm politika ka fuqinë t'i krijojë".

Kjo ja hoqi trurin Vuçiçit , i cili i irrituar u përgjigj thuaj se pëçart, duke pyetur se .." ..çlishje ka Rama me problemin e Kosovës dhe Metohisë ..

Pra Vuçiç " bërtiti " : Nuk kam pritur një provokim nga zoti Rama që do të flisnim për Kosovën dhe Metohinë dhe nuk e di çfarë lidhje ka më ketë.Unë nuk do t'ia lejoj askujt që ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast që të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord se do të flasim. Serbinë nuk duhet ta ulë askush..

Por Zoti Rama kthjelloi akoma më shumë dlëgjimin e zotit Vuçiç , duke theksuar :
Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe një i pandryshueshëm, pavarësisht percektimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Ne nuk mund të na pengojë që me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të Integrimit Europian. Sa më seriozë të jemi ne, aq më seriozisht do të na marrë Europa dhe kjo është një sfidë e përbashkët mes nesh.

 Dhe para se të largohej , pa i dhënë as dorën kreut të qevrisë shqiptare , Vuçiç shtoi:
Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i pandryshueshëm, që Kosova është pjesë e Serbisë. Por është e bukur që të flasim, në ato që t'i themi njëri-tjetrit, sy më sy se çfarë mendojmë.

Pra  më në fund u dëgjua edhe në mes të Beopgradit : Shqiptarët kanë zot , dhe zoti i tyre është shteti Mëmë dhe atdheu i përbashkët ... !
 Faleminderit Zoti Rama !


Partizan Cene
 10/11/2014

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...