Wednesday, November 3, 2010

Ndryshimet në ligjin për rregjistrimin e popullsisë , rast për të reflektuar “mëkatarët”..

.

Nga Partizan Cene ..

TIRANË : 30/10/2010 ...Ky është një veprim i drejtë i qeverisë shqiptare , pasi qarqe të ndryshme da ta interpretonin ndryshe zbatimin e ligjit për rregjistrimin e popullsisë po të vihej në veprim ashtu me formularët e vjetër .!

Ka ndryshuar formularin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave qeveria shqiptare . Në këtë më nyrë ka ndryshuar edhe qëndrimi fillestar i saj . Pra nuk do të ketë rregjistrim mbi baza etnike .

Shqiptari është shquar për tolerancë fetare dhe kurrë në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë konflikt fetar dhe etnik . Mirpo me hapjen e Shqiprisë me botën , qarqe fetare të interesuara për të rritur artificialishtë numrin e popullsive me kombësi tjetër , kanë detyruar emigrantët , nëpërmjet shumë mënyrave që të deklarohen ndryshe nga sa janë në të vërtetë ..

Në Greqi kjo ishte shumë e theksuar dhe qarqet shovinisto orthodokse greke , gjetën rastin që nëpërmjet finncimeve , dhe ndihmave , të detyronin shumë shqiptar që të kthenin emrin , besimin dhe kombsinë .. Sot në Greqi ka ndryshuar shumë ky mentalitet tek emigrantët , dhe me rregjistrimin e ri të popullsisë i del detyrë çdo shqiptari ti thërrasë ndjenjës kombëtare dhe të admirojë vendin, tokën ,Atdheun dhe Flamurin e tij ..

Në këtë mënyrë tregohet edhe shkalla e lartë e qytetrimit që morëm në gurbet jashtë Atdheut Mëmë .

Numërohen , simbas shifrave të të ashtuquajturit komiteti për Vorio Epirin , një shoqatë gjoja joqeveritare , por fetare shoviniste nacinaliste , rreth 600.000 minoritarë grekë në Shqipëri . Ky është një fallsifikim i madh , pasi edhe të gjithë fashtrat me popullsi Greke që janë në Shqipëri të ishin qytete prapë ky numur do të ishte shumë më i vogël .Tjetërsimi dhe asimilimi i emigrantëve shqiptarë duke duke përdorur , nevojat e tyre urgjente , të cilat nuk i plotësonte dot shteti shqiptar , është vazhdim i persekutimit dhe tjetërsimit qi i është bërë në dhjetra vite popullsisë çame në Greqi .

Emigrantët u vunë para alternativave , o orthodoks , ose ska punë , lekë shtëpi dhe shkollë .Pra u deturuan të "bëjnë mëkat" para Atdheut dhe Kombit . Por shteti shqiptar nuk bëri asgjë. Nuk ndihmoi aspak në eleminimin e këtij fenomeni , duke bërë që në Greqi sot edhe kuksiani, thotë jam "vorioepiriot" , edhe durrsaku thotë i tillë dhe edhe elbasanlliu edhe vlonjati edhe tiransi e shkodrani .. Shumë nga ata e kanë shitut kombesinë e tyre më një pension urie ,për të ëmën apo të atin ..

Ndokush i quan grekët "budallenj " , që e "hanë sapunin për djath " . Pra , besojnë se greku nuk e di që kuksiani nuk është me të vërtetë "voriepiriot".Por gabohen . Kjo është një mënyrë për ta marrë kalanë nga brenda , duke e quajtur jo vetëm Himarën më vonë Greqi , por edhe gjithë Shqipërinë .

Fushata e rregjistrimit të popullsisë është një rast , që gjërat të vihen në vend .Por që të bëhet kjo , duhet që të jetë një ligj që ti shmangë bërjet e qejfeve pët shovinistët dhe antishqiptarët grek ekstremist . Kjo realizohet me një ligj pra ku të mos kenë mundësi ta keq interpretojnë nesër të paudhët ndryshe ndarjen apo përkatësinë fetaro etnike në Shqipëri ..!!

Pra qeveria bëri hap mbrapa nga ligji i mëparshëm , dhe për këtë duhet inkurajuar një proces i ndershëm i rregjistrimit , pa futur hundët oreksmëdhenjtë e paskrupullt fetaro orthodoks dhe qarqet shoviniste në këtë proces të detyrueshëm dhe shumë të rëmdësishëm dhe delikat .!

Ishin reagimet të ndërkombëtare që i bënë , institucionet shqiptare të ndryshojnë formularin për rregjistrimin e popullsisë .

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të jenë të detyruar të deklarojnë grupin etnik që i përkasin në formularin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave që do të aplikohet në Shqipëri në muajin prill 2011, lë të kuptojmë , formulari i ri .

“Cili është grupi etnik që ju i përkisni”?? . Kjo pyetje është cilësuar në formularin e regjistrimit si deklarim i lirë dhe jo i detyrueshëm.
Qeveria shqiptare gjithashtu në plotësimin e këtij formulari ka shmangur një përgjigje të detajuar në lidhje me besimin fetar, duke mos rrezikuar në këtë mënyrë një polemikë mbi statistikat për të dhënat aktuale të besimit fetar në Shqipëri.

Pyetja në formularin e ri për këtë pikë është “A besoni në Zot”. Deklarimi i përgjigjes është i lirë dhe jo i detyrueshëm dhe ka tri opsione “po”, “jo” dhe “preferoj të mos përgjigjem”.

Në këtë mënyrë është hequr pyetja e drejtëpërdrejtë , që ishte në formularin e vjetër keshtu :

“Cili është besimi juaj fetar”. Kjo pyetje në formularin e vjetër mbartte shtatë opsione si mundësi përgjigjeje” “mysliman-sunit”, “bektashi”, “krishterë-ortodoks”, “krishterë-katolik”, “asnjë besim fetar”, “preferoj të mos përgjigjem” dhe “të tjera”.

Me sa duket , ligji ka mbajtur një preformancë konform ligjeve të të drejtave të njeriut por një kohësishtë ruan edhe mundsinë e artë që siç e thashë më lartë , vet shqiptarët edhe kush ka gabuar me dashje apo pa dashje , i deturuar apo i joshur , nga paratë , sot të tregojë sakt identitetin e tij duke bërë në këtë mënyrë edhe detyrën ndaj atdheut dhe kombit ...

Ndryshimet në ligjin për rregjistrimin e popullsisë , rast për të reflektuar "mëkatarët"..!!

cene-alb.com

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...