Thursday, August 12, 2010

Ai qe ,kaloi kamionin me droge , shpallet : me i ndershmi i vitit !!


Nje ndodhi e vertete ..

NUEVO LAREDO 12/08/2010 ... Gazeta spanjolle El Pais , para disa ditesh , ka botuar nje lajm shume interesant .. Ky lajm ka te beje me transportuesit dhe tregetaret e droges, ne kufirin Meksike - SHBA..Lajmi ben fjale per nje ngjarje , qe ka bere buje , per nga menyra e ekzekutimit , te nje ''detyre te posacme ''.Ngjarja eshte pak a shume keshtu :

Nje kartel meksikan i droges , para disa muajsh ,donte te kalonte , ne nje postabllok ne dalje te qytetit kufitar Nuevo Laredo , nje kamion te ngarkuar me disa mbetje materiale . Sigurishte brenda ne kamion kishte 1/3 e ngarkeses , droge te paster te paketuar dhe te fshehur ne arkat qe mbanin mbetjet materiale .. Kufiri Meksikano -SHBA, kalon, shume afer qytetit Nuevo Laredo , ne jug lindje te SHBA .. ne shtetin e Teksasit ..

Duke perfituar nga kjo , droga kalon me andej , me transportime klandestine , me canta , me pako etj .. Mirepo te mberrije deri aty , duhet te kaloje ne postoblokun ne dalje te qytetit Nuava Laredo ..Drejtuesit e Kartelit ''Masone '', pajtuan per kete , aktorin e humorit te qytetit; Vincero Huan Lopez .. Ky i fundit pranoi menjehere ,por me kusht qe , per kete gje ti lihej ne dore atij skenari , i asaj qe do te ndodhte ;

Huan Lopez , mori drejtimin e operacionit , dhe duke perfituar nga fama e madhe dhe ndershmeria qe e karakterizonte , mundi qe ta kaloi kamionin nga postablloku . Ne momentin e kalimit , rojet e ndaluan kamionin mbi te cilin kishin hedhur dyshimin , por u befasuan kure pane ne timon , aktorin e madh .. Ata e pyeten :

- Cfare ngarkese ka kamioni ??

- Plote me droge , pergjigjet , humoristi ..

- Hahahahaha ... ehehehehe... hahahaha , u shkrine se qeshuri rojet , nga ''humori i holle'' qe po perdorte , humoristi i madh ..

Kamioni kaloi per bukuri .. dhe u dorezua ne nje pike tjeter ku e kishin lene te takoheshin .. Ne darke , policia arrestoi nje shofer tjeter i cili deklaroi qe ishte humoristi Huan Lopez , ai qe e kishte sjelle kamionin deri aty .. Pasi e arrestoi policia , zoti Huan Lopez , u burgos deri sa te vinte dita e gjyqit ..

Dhe gjyqi ishte ne 9 gusht 2010 ..

Gjyqtari ngeli i shokuar kure degjoi , policet deshmimtare , te thoshnin se Zoti Huan Lopez , u deklaroi se, kishte ngarkuar droge ne kamion .

Ai pyeti edhe humoristin , dhe pasi edhe ai dha te njejten pergjigje , dha vendimin :

Zoti Vincero Huan Lopez , lirohet me njehere nga burgu , dhe shperblehet per periudhen e paraburgimit.Ai gjitheashtu , propozoi qe zoti humorist te shpallej njeriu me i ndershem i vitit , pasi para rendit dhe ligjit ka thene gjithemone te verteten ...!!Ligji jo vetem qe e shpall te pafajshem , por e ben edhe shembull te te drejtit dhe te ndershmit ...

... Nga ky proces , dolen te gjithe te humbur , me perjashtim te humoristit te madh Huan Lopez te qytetit Nuevo Laredo ... !!!

Shkroi Partizan Cene ..

Pershtati Besa Morina - Gashi ..

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...