Sunday, June 20, 2010

Interesim per Reforme Zgjedhore . apo tentative per te shperndare vemendjen ??


Nga Partizan Cene .. !!


20 /06/2010 Keto dite ka filluar te flitet edhe per nje gjemb te mprefte qe shpon gjithemone qeverine , pra PD dhe LSI .. Behet fjale per te ashtuquajturen ”Reforma Zgjedhore ”

Jo se nuk eshte e domosdoshme , reforma zgjedhore , por nga menyra se si kerkohet dhe nga koha kure kerkohet , duket qarte se , nuk behet fjale per nje reforme , sic ka kuptimin fjala , por per te terhequr vemndjen dhe per ta joshur opoziten qe ti largohet , qellimit te saj final . Domethene ti largohet kerkeses per nje hetim total dhe te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, te nje viti me pare ..

Tellallet e qeverise , kane filluar tu bien kambanave , se gjoja jane te shqetesuar per mungesen e deshires se opozites per te bere reformen zgjedhore ..Shume shkrime ne deisa gazeta ,te cilat e shikojne Shqiperine e Berishes me te njejtit sy , sic e shikonin gazetaret e Zerit te Popullit , dikure , Shqiperine e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise ..Pra, si nje shkemb graniti ,fanar ndrycues , ne brigjet e Adriatikut ..
Per shume nga keta ”gazetare komentator”, i gjithe problemi eshte opozita dhe vecanerishte Edi Rama si kryetar i opozites , qe eshte jashte vathes dhe influences se Xhaxhit te sotem ..

Por a eshte me vend qe te kerkohet reforme zgjedhore kure ne te njejten kohe , po kerkon te dije populli se cu be me votat nga reforma e para nje viti ??

Shume shqiptare , atehere , pra kure Partia Socialiste dha kosensiusin per reformen zgjedhore , dhe u be ligji qe eshte ne fuqi , ndien nje shije te hidhur dhe nuk u erdhi aspak mire , me veprimet e Edi Rames dhe PS -se .. Megjitheate , duke u vene argumentat ne shesh , per te miren e vendit , dhe integrimin , u pa e udhes se veprimet e PS ishin shume te llogjikshme .. Gjitheashtu , e dinte populli opozitar se kujt , partia e tij, i dha konsensiusin dhe besen ..
Pikerishte ketu tek besa , ne zgjedhjet e kaluara mori goditjen fatale ; Sali Berisha dhe PD , jo vetem qe nuk e mbajti fjalen .. por edhe i vodhi ata, simbas tyre .. Pra ju dha besa nje te pa besi .. Dhe si mund te behet nje gabim i dyte perseri ..????

Mendoj se te behet nje reforme e re ne sistemin zgjedhor , me nje ligj te ri:
- Duhet ne radhe te pare te dihet sakte se ku ka caluar ligji i pare ..
- Duhet gjitheashtu te dihet se ne cmase ka patur hapesira qe te influenconin instancat mashtruese dhe tjetersuese ,gjate zbatimit te tij ..Ose
- Duhet mendoj une qe , para nje konsensusi te ri , duhet argumentuar se ku eshte tradhetuar konsensusi i pare .. etj .. si keto ..

Por tani qe opozita ka rreth nje vit qe eshte popthuaj jashte parlamentit dhe kerkon me ngut ti tregoje popullit pikerishte keto,duke kerkuar transparence te plote te zgjedhjeve , tellalet e qeverise , filluan te levizin guret , per ta larguar vemendjen nga ketu ..

Ne asnje vend te Botes , nuk dihet dhe nuk kemi degjuar , qe kure ka nje krize politike .. dhe mbi te gjitha te shoqeruar me nje krize besimi .. pse jo edhe me nje krize te trete , ate institucionale , nuk mund te behet fjale per nje konsensius te ri .. pa vene ne vend te parin ..

Do te thoshja se ky eshte edhe kyci qe Shqiperia eshte tani e 20 vjet , ne kerkim te integrimit ne BE…Megjithese kemi 20 vjete qe rrezuam diktaturen me te forte dhe me te ashper ne Evrope , prape , nuk kemi mundesi te dalim e te levizim lirishte ne Evrope e ne Bote , se jo shume apo pak , na quajne se vijme nga nje vend jo i stabilizuar .. Dhe kure vjen nga nje vend, i jo stabilizuar demokratikisht dhe shteterisht , per Evropen dhe Boten , je burim telashesh ..Pra kjo eshte ne thelb , refuzimi i herepashershem i Shqiperise nga Evropa ..

Ceshtja e reformes zgjedhore , eshte them une , nje ceshtje teknike, por qe ka nje baze te forte politike dhe shoqerore .. Nje konsensius jepet per nje nate dhe , mbas nje tjeter nate , u be ligji .. Por puna eshte si , dhe kush do ta zbatoje ligjin ?? Sa dhe si ka vend dhe hapesira per ”Rriuzhdie ”dhe ” Rruzhdinj ” ne ate ligj …
Keto gjera do te behen te qarta vetem po te hapen kutite me materialet zgjedhore te zgjedhjeve te kaluara .. dhe po te jete e nevojshme edhe kutite e votimit , me qellim qe te duket qarte , ku ishin te carat e ligjit te pare , qe te mund te cimentohen ne nje ligj te dyte ..
Populli pa diskutim , nga intervenimet qe kemi bere , nuk eshte dakord per nje konsensius , per nje ligj te ri , pa u sqaruar me pare dhe pa u bere transparenca e zbatimit te ligjit qe eshte ne fuqi ..

As nje udheheqes dhe asnje grup kolegjal i opozites , nuk do te jape ok per nje konsensius te tille ..
Integrimi ne BE , dhe procesi i liberalizimit te vizave , tashme ka nje kanal ne te cilin rrjedh .. Kete nuk e ndalon asnje lloj mosdhenie konsensiusi per nje ligj te ri ..Por e ndalon , dhe sic shihet po e largon per dite e me shume , mos deshira dhe mos degjimi i qeverise dhe zotit Kryeminister per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ..

Evropa po presionon dhe paralajmeron perdite , por fjalet e saj bien ne veshin e shurdher Berisho – Meta-n , te cilet per karrigen e tyre , sic duket kane vendosur te sakrifikojne edhe Vizat edhe Integrimin … !!Iku edhe qershori .. eshte thene per ne dhjetor qe do te shqyrtohet problemi i liberalizimit te vizave , por as mot ne qershore nuk do te levizim te lire .. kjo tashme eshte e hipotekuar ..
Refuzimin e politikave te Berishes dhe qeverise qe ai po drejton, Evropianet e shprehin jo vetem me fjale te drerejteperdrejta , por mbi te gjitha me mos miratimin e liberalizimit te vizave dhe largimin e dhenies se ndonje date per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne BE …

Duke denuar ne kete menyre padrejtesishte popullin e mbrekullueshem shqiptar qe nuk e ka per hak nje denim te tille …

Partizan Cene 20 /06/2010

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...