Friday, March 19, 2010

''Zonja e vjeter '', edhe ne ide , loje dhe rezultata

Juventusi...??? Asgjekundi , Fulham e turperoi prape .. !!

Pergatiti Partizan cene .. !

Peseri deshtoi Juventusi ne kupat e Evropes .. Tani ai nuk mund te vazhdoje ne asnje kompeticion te 2009-2010 , ne Futbollin elitar evropian .. Kësaj here Fulhami i Anglisë e ka shkaterruar dhe turpëruar keq me rezultat 4:1 Juventusin e famshëm, në kuadër të të ndeshjes së kthimit të tetës së finales së Europa League në futboll. Fulham , arriti te permbyse nga 3-1 ne Torino ndeshjen e pare per Juventusin , ne 4-1, per te ne Angli . FC Fulhami me shifrat e përgjithshme e fitoi ndeshjen 5:4 dhe kualifikohet në çerekfinale. Juventusi i turpëruar është rikthyer në Torino të Italisë.

Ne kroniken e ndeshjes mund te themi se ; në minutën e dytë Trezeguet solli gëzimin e madh te Juventusit me rezultat 0:1, por gëzimi qe shumë i shkurtër. Pas shtatë minutave përkatësisht në minutën e 9-të, Zamora e nisi të mbarën për Fulhamin dhe të keqen për Juventusin. Zamora shënoi për rezultatin 1:1.

Në minutën e 39-të Gera i Fulham ,shënoi për rezultatin 2:1 dhe duke i dhënë shenja se mund të përmbysin epërsinë e ndeshjes së parë. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë falë lojës së bukur te Fulhamit. Skuadra e Fulhamit shtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 49-të dhe sërish shënues Gera. Dempsey në minutën e 82-të i ka dhënë grushtin më të madh "Zonjës së Vjetër", duke shënuar golin vendimtar dhe të epërsisë 4:1. Juventusi nga minuta e 27-te luajti pa Cannavoron, i cili u ndeshkua me karton te kuq sikurse edhe Zebina ne minuten e 90-te. Juventusi e perfundoi ndeshjen pa dy futbollist ne fush. Fulhami në nje te tetën e finales, ndërsa Juventusi pas rënie nga Champions League, bie edhe nga Europa League si dhe i ka humbur të gjitha gjasat në luftë për titullin e kampionit italian.

Sivjet ne plote kuptimin mund te themi se eshte nje vit futbollistik , shume te keq ... !! Tani diskuton vetem mundesine te zere nje vend ne fillimet e tabeles , se seria A , me qellim qe ta riprovoje vitin tjeter , ne kupat e Europes, i riperterire dhe me me shume fat .. !!

Pergatiti Partizan Cene

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...