Sunday, March 28, 2010

HIPOKRIZIA E LAQIT ..........


Opinion nga Danel Cana



Në brëmjen e së martës, (02/03/2010) lashë ç'do punë,ç'do shkrim e lexim dhe u ula përpara ekranit të televizionit për të ndiekur stacionin televiziv A-lfa, i cili transmetonte direktë çfaqjen satirike të Laqi Lazopulos. E kam ndiekur edhe disa herë të tjera dhe të them të drejtën, më ka lënë përshtypje për temat që ai trajton dhe mënyra se si i ironizon.Gruaja ime shkrihet së qeshuri kur ai satirizon qeveritarët e korruptuar apo "VIPAT e shpartalluar"...Unë e shikoj me një sy tjetër më kritik, sepse të bëshë satirë, nuk do të thotë të flasësh duke qeshur, apo të tallesh me dikë tjetër që gabon...! Të bësh satirë është një mënyrë e artit për të demaskuar një individ, një grup shoqëror, një qeveri, një qeveritar, një politikan, një artist, një shtet,etj. Por duke bërë një krahasim ndërmjet të vëretetës dhe veprimit apo shprehjes së gabuar.Në qoftë se satira nuk bazohet mbi një të vërtetë, atëherë ajo e ka humbur vlerën e satirës dhe quhet tallje, ofendim, fyerje, shpifje me qëllim, veprim i cili dënohet nga ligjet e shoqërisë. Tani që Greqia hyri në krizë, dihet se do ketë vështirësi në çdo drejtim.Por kjo nuk do të thotë se grekët nuk duhet të jenë optimistë? Para së gjithash grekët duhet të jenë realist ndaj asaj që ka ndodhur dhe duhet të bëjnë analizë të fortë e të hollësishme se nga se u shkaktua kjo krizë! Por fatkeqësishtë nuk shikojmë, nga të gjitha diskutimet që bëhen e dëgjojmë në medja, nuk shikojmë të mbahet qëndrim konkret dhe të nxirret faji, fajtori, shkaku dhe mësimi për të ardhmen.Në radhë të parë duhet të ndryshojnë mentalitet, mënyrë të menduari dhe të vepruari sepse deri tani janë mësuar t'ju shkoj e tyre duke mashtruar e gënjyer, të parën veten dhe pastaj të tjerët.Por me sa shikojmë deri tani në medja nga njerëz të thjeshtë, politikan, biznesmen, zyrtar, e deri tek artistat e humoristat si Laqi Lazopulos, nxierr përfundimin se grekët nuk kanë ndërmënd të ndryshojnë. "Grekët janë një popull i mësuar keq, si ai fëmija që të gjitha lodrat i do të tijat"- thotë Fan Noli në një revistë të viti 1909. Dhe çuditërishtë pas 100 vjetësh shikojmë se kanë mbetur po ata! Kjo u dukë sapo një revistë Gjermane guxoi dhe i kritikoi me një mënyrë "Alagreke" dhe çuditërishtë thonë se edhe redaktori ishte grek! Menjëherë u ndezën gjakrat dhe filluan të flasin e të bubullijnë se ju paskan fyer figurat kombëtare! Pa u thelluar fare njëri dhe tjetëri filluan ta xhveshin kancelaren gjermane në ekranet televizive me lloj-lloj komenti, pamë flamurin gjerman të bëhet si ai Nazist me kryqin e thyer e shumë e shumë ironira të tjera.Këto vinte në dukje edhe humoristi i njohur Laqi Lazopulos dhe të shiste sa më shumë patriotizëm tregoj disa filmime të qytetarëve, të cilët kishin humbur të afërmit e tyre në luftën e II-të botërore, të cilët ishin vrarë nga nazistët gjermanë.Kjo është një temë e njohur nga të gjithë bota dhe Gjermania pati kurajon dhe kërkoi falje publike botërishtë dhe akoma më shumë bëri edhe dëmshpërblime të disa shteteve ndër të cilat ishte edhe shteti Grek që përfitoi 33 miliardë dollar.Për z.Pangallo dhe z.Laqi, Gjermania ju ka borxhë për dëmet e luftës...kjo është një tjetër temë dhe le ta zgjidhin të dy shtetet, unë nuk jam avokat i Gjermanisë apo Greqisë.Por do sugjeroja se këto nuk zgjidhen me nacionalizëm të sëmurë.Ajo që mua më bëri përshtypje është një krahasim që bëri z.Laqi me gjermanët kriminelë të luftës, që kishin vrarë në një shtëpi pjestarët e saj, gra fëmijë. "Ne nuk kemi hyrë në ndonjë shtëpi të vrasim të pafajshëm, të vrasim gratë e fëmijët si ju!!" Këtu të them të drejtën kam qeshur...Qesha jo se tha ndonjë gjë të bukur, por sepse gënjete publikishtë! Por ose Laqi nuk e di historin e greqisë ose nisur nga patriotizmi i sëmurë gënjen dhe mburret se i përket një kombi të pa fajshëm, siç shprehet ai.Po gjenocidin kundër çamëve...kush e bëri? Që e kthyen sheshin e Paramithisë në thertore? Po Hormovën e Tepelnës... kush i theri burrat në sheshin e fshatit si kecërr? etj, etj, akoma!Këto nuk i di Laqi ? Nuk janë krime këto? Por të paktën të ketë gjysmën e guximit të Gjermanisë dhe të reflektoi Greqia.U irrituan se ju tha Oli Ren "Kalo kurajo". Po ne emigrantët që e dëgjojmë orë e çastë sa herë kërkojmë dokumentat dhe të drejtat tona na thonë "Kjo është politika e qeverisë...kalo kurajo" Ne ç'duhet të bëjmë? E kam dëgjuar z.Laqi edhe në kohën e luftës së Kosovës dhe jam shtangur nga qëndrimi Nacionalist i tij.Për mua Laqi Lazopulos është i pa informuar mirë, nuk ka lexuar historinë e Ballkanit të paktën dhe del e shetë batuta satirike...! Ky është gabim, që për ata që e njohin historinë pak a shumë, nuk mundet të pajtohen me këtë mënyrë të gjykuari dhe nuk vlerësohen këta lloj artistash, sepse nuk janë artista. Duam vërtetë të kemi shfaqje të bukura dhe Greqisë nuk i mungojnë artistat dhe as arti por të mos ngatërrohet asnjiherë arti me politikën.Arti gjithmonë duhet të jetë realistë edhe kur politika është hipokrite apo meskine.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...