Friday, March 26, 2010

Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë

Marre e plote nga BBC
Eurozona
FMN përfshihet në planin franko-gjerman të ndihmës për Greqinë.
Gjashtëmbëdhjetë vendet që përdorin Euro-n e kanë mbështetur planin franko-gjerman për t'i ofruar ndihmë ekonomisë greke që përballet me probleme.

Kushtet e planit, që u përcaktuan mes seancave të një samiti të BE-së në Bruksel, synojnë ndalimin e krizës ekonomike në Greqi, një problem që e ka cënuar besimin tek Euroja. Sipas planit, financimi do të bëhet nga Europa, por me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëta, kusht për të cilin kishte këmbëngulur Gjermania.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte marrë vendimi i duhur për zgjidhjen e një problemi krejt të veçantë.

"Ne e kemi zgjidhur këtë çështje brenda familjes europiane, në eurozonë, është një qasje e koordinuar europiane me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për kohën", tha zoti Barroso.

"Ne po përballojmë një problem krejt të veçantë në një nga vendet anëtare, një pjesëtari të eurozonës, duke shqyrtuar edhe ndikimin që mund të ketë për stabilitetin e ekonomise dhe bashkimit tonë monetar. Sikurse kemi treguar, vënia në punë e mekanizmit dhe përmbushja e kushteve do të ndiqet nga institucionet europiane. Ky mekanizëm nuk zëvendëson disiplinën e tregjeve financiare, po i ofron Greqisë një plan dhe sjell stabilitet në eurozonë", tha Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Thelbi i Planit

Ky nuk është plan shpëtimi, por është krijuar një mekanizëm për shpëtim dhe 16 vendet e eurozonës kanë rënë dakord ta mbështesin. Tani mbetet vetëm një pohim, thjesht edhe me tundje të kokës, nga përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së.

Përfshirja e FMN-së në shpëtimet në të ardhmen është futur në marrëveshje megjithë kundërshtimet e francezëve, por ky ishte një kusht që gjermanët ta pranonin.

Sipas marrëveshjes, vendet që përdorin Euro-n do ta ofrojnë ndihmën - rreth 29 miliardë dollarë së bashku me FMN-në, por Greqia do ta marrë huanë vetëm nëse nuk mundet të sigurojë më parë para nga tregjet financiare.

Qëndrimi politik

"Unë sugjeroj që të parashikojmë një kombinim të FMN-së dhe ndihmës bilaterale, nëse krijohet gjendja kur Greqia nuk mundet të sigurojë vetë para," tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

" Mendoj se është e rëndësishme që ta përdorim këtë vetëm si gur të fundit, por ne nuk duam që të arrijmë deri atje," tha zonja Merkel.

Qeveria greke beson se ky rrjet sigurie i eurozonës do ta ndihmojë të marrë hua me kosto më të ulët. Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, thotë se marrëveshja ishte e rëndësishme për Greqinë dhe gjithë Evropën.

"Greqia dhe Euro-ja janë të sigurta dhe Evropa ka ndërmarrë një hap të madh," tha zoti Papandreu.

"Sot nuk marrim vendime vetëm për Greqinë. Evropa dhe BE-ja u gjendën para një sfide të madhe dhe u treguan të vendosur. Udhëheqësit evropianë po mbrojnë unitetin tonë, monedhën tonë të përbashkët. Evropa dhe Greqia do të dalin më të forta nga kjo krizë," tha kryeministri i Greqisë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozy tha se kjo ishte e nevojshme, jo thjesht për të shmangur krizën, por për të parandaluar të tjera në të ardhmen.

"Eurozona po e mban fatin e saj në duart e veta, ne arritëm një marrëveshje për të krijuar një kuadër për menaxhimin e krizës në Eurozonë," tha zoti Sarkozy.

"Është një hap i madh që na detyron që të rimendojmë mekanizmat e vrojtimit buxhetor dhe ekonomik që kriza të tilla të mos përsëriten," vuri në dukje presidenti francez.

Në samit do të vendoset edhe krijimi i një grupi pune që, deri nga fundi i vitit, do të raportojë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat e buxhetit.

Reagimi i tregut

Euro-ja ka shënuar një rritje të lehtë kundrejt dollarit, pas njoftimit të enjten të planit franko-gjerman të ndihmës për ekonominë greke.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...