Saturday, February 6, 2010

06 -02-2010 LAJME shkurt mga Shqiperia dhe Kosova ..

Swoboda: Në qoftë se një shtet nuk i zgjidh vetë problemet, kjo do të thotë që ai nuk është pjekur akoma për t'u bërë anëtar i BE-së

Hannes  Swoboda
Europarlamentari
Hannes Swoboda....

Pergatiti Partizan Cene.

Çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të Shqipërisë para BE-së, - intervistë me europarlamentarin Hannes Swoboda, nga DW.

Deputeti gjerman,i spektrit te majt(nen kryetar ) , ne parlamentin Evropian , e ka quajtur te pa dobishem bojkotin . Ai nga ana tjeter theksoi se nje kompromis eshte i mundur . Simbas tij , neqoftese , politika nuk arriti te rregulloje punet e brendshme , te shtetit te vete , tregon se ai shtet eshte akoma i pa pjekur ..

Te zgjidhet ngerci, duhet qe te dy palet si PD dhe PS te largohen nga qendrimetb e tyre te meparshme , duke bere leshime ne favor te zgjidhjes se krizes .. !!


.......................................................................................................................................


RREGJISTRIMI ME BAZE FENE , : Zgjon "Vorio Epirin"
Pergatiti Matilda Kuqi
ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifit At Nikoll Marku i cili në një intervistë për NEWS24 deklaron se një regjistrim i tillë do ti shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolli shkon më tej duke e quajtur “tradhti kombëtare” që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit

...................................................................................................................................

Rasmunsen :'Kosova, një histori suksesi'

Pergatiti Bes Morina -Gashi

Pasi ka vleresuar arritjet ne Kosove , keto dy vjetete Pamvaresise , shefi i NATO-s, ka theksuar se sot Kosova ,perballet me probleme jo me ushtarake .

"Sfidat e sigurisë në Kosovë përgjithësisht nuk janë më të natyrës ushtarake. Ky është sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n. Kosova është një histori suksesi", ka thënë Rasmusen.

Duke qene se Nato do te amgazhohet me shume ne Afganistan , duke rritur praneine e saj aty, mendohet te reduktohet numri i ushtareve te saj ne Kosove ..deri ne me pak se 4000 trupa.simbas agjensise se pavarur, Associeted Press

"Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit", ka theksuar Rasmusen.

"Nuk është marrë asnjë vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. Ne do të presim rekomandimet e komandantëve ushtarakë, përpara se të marrim hapin e radhës", ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.



No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...