Saturday, February 13, 2010

Lajme shkurt nga BOTA

Pedagogja vret me armë zjarri kolegë në një universitet amerikan

Ngjarja po i shtohet katalogut te shume ngjarjeve te tilla , qe ndoshin shpesh ne shkollat dhe konviktet e SHBA-se

Një pedagoge biologjie në universitetin e shtetit federal amerikan Alabama ka vrarë me armë zjarri tre kolegë. Tre punonjës të tjerë të fakultetit u plagosën. Vrasëses së supozuar i ishte refuzuar një vend nëpunëseje deri në pension si pedagoge në shkollë të lartë, bëri të ditur policia. Ajo u arrestua.

......................................................

Vancouver 2010 - Një katastrofë financiare për Kanadanë?

Vankuveri është përgatitur për lojërat olimpike dimërore. Janë investuar shumë para me shpresë se sukseset sportive do t'i kthejnë ato. Por përvojat tregojnë se efektet ekonomike të lojërave olimpike nuk parashikohen dot

Kur Jacques Rogge, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, më 2003 bëri të ditur se Vankuveri do të organizojë lojërat dimërore të vitit 2010, gëzimi në Kanada ishte i madh. Komiteti Olimpik premtoi fitim në vlerë prej 9,6 miliardë dollarë, mijëra vende të reja pune dhe më shumë turizëm. Më 2009, kryeministri i provincës British Columbia Gordan Campbell, kumtoi në televizionin CBC:

"Sa i përket buxhetit, lojërat olimpike po përgatiten sipas planeve. Të gjitha vendet, ku do të zhvillohen lojërat, janë gati. Olimpiada është për ne ekonomikisht interesante, sepse na,

mundeson edhe vende te reja pune .. !!

Jacques  Rogge, President i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, në ceremonië e  hapjes: :

Jacques Rogge, President i Komitetit

Ndërkombëtar Olimpik, në ceremonië e hapjes

Kostot më të larta nga ç'ishte parashikuar

Pak javë pas paraqitjes së Campellit në televizion u konstatua se kostot e përgatitjeve të lojërave olimpike dimërore 2010 kanë tejkaluar buxhetin e planifikuar. Në fillim ishte planifikuar që lojërat të kushtojnë 1,5 miliardë dollarë, ndërsa tani zyrtarisht shuma ka mbërritur në 5,6 miliardë. Sipas studimeve të fundit qeveria mund të përfitojë në vend të 9,6 miliardë dollarëve të planifikuar, më së shumti një miliardë. Ekspertët thonë se shkaqet e dallimeve kaq të mëdha janë, përveç krizës ekonomike, përllogaritjet e gabueshme të qeverisë dhe Komitetit Olimpik në Vankuver. ..

...................................................................................

Ofensivë e madhe kundër talibanëve në jug të Afganistanit

Në Afganistan trupa të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe si dhe ushtarë të qeverisë nisën një ofensivë të madhe kundër talibanëve, të pritur prej javësh. Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të NATO-s, synimi është rajoni Marxha në provincën jugore Helmand, një fortesë e kryengritësve radikalë-islamikë. Atje talibanët kanë shpallur një lloj qeverie paralele. Marxha është një prej zonave më të mëdha të kultivimit të opiumit. Sipas informacioneve të BBC-së britanike, në ofensivë janë përfshirë 15.000 ushtarë, ndër ta 2.500 nga ushtria afgane.


No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...