Tuesday, February 16, 2010

LAJME shkurt mga Shqiperia dhe Kosova ..

16/02/2010

VRASESI SERIAL SHQIPTAR : GJENDEN ESHTRAT E GRUAS SE TIJ MBAS 16 Vjetesh :

Pergatiti Matilda Kuqi :

LIBRAZHD: Vetëm pak orë pasi vrasësi serial, Haki Miska ka rrëfyer krimet monstruoze, ndaj nënës, gruas, njerkut dhe një mësuesit të zonës, policia ka mundur të zbulojë eshtrat e bashkëshortes së tij.


Pas gërmimesh me një ekskavator, pranë zonës ku vrasësi kishte deklaruar se e kishte groposur, policia ka nxjerrë eshtrat e gruas, Mimoza Miska. Ajo u gjet në vendin e quajtur Lugu i Miskut, rreth 300 metër larg shtëpisë së vet, në një tokë që është pronë e familjes.


Mësohet se bashkëshorti vrasës e kishte rrahur e goditur deri sa ajo ka dhënë shpirt
e më pas e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur.



...........................................................................................................................................................

Rinis procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit

Pergatiti Besa Morina -Gashi


Albin Kurti
Z. Kurti thotë se procesi është i motivuar politikisht
Gjyqi ndaj Albin Kurtit ,udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosja, u hap të hënën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por vetë zoti Kurti nuk është paraqitur në gjykatë.

Zedhenesia e misionit të EULEX-it, mision ky që ka marrë përsipër fillimin e procesit, i ka thënë BBC-së se gjykimi ka gjasa të shtyhet për datë 22 shkurt, për shkak të mos paraqitjes së zotit Kurti në seancë.

Ai akuzohet në lidhje me demonstratat e dhunshme të shkurtit të vitit 2007, gjatë të cilave dy protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Para panelit të gjykatësve ka folur të hënën avokati i tij mbrojtës që ka paraqitur argumentet kundër procesit gjyqësor ndaj zotit Kurti.

Misioni i EULEX-it e ka cilësuar fjalimin e tij si politik.

.........................................................................................................................................

Andreas Peschke: Integriteti i Kosovës nuk vihet në diskutim

Pergatiti Andrea Cena .

Në një intervistë ekskluzive për programin shqip të DW-së zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane apelon tek Serbia për më shumë pragmatizëm në lidhje me Kosovën dhe tek Kosova për më shumë shpejtësi në reforma.

Lidhur me raportimet per trajtimin e pakicave ne Kosove Zoti Peschke ju pergjigj :

Ne raportojmë për situatën ashtu siç është. Gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e kënaqshme për një pjesë të madhe të popullsisë, këtu hyjnë edhe pakicat. Por ajo për të cilën raportojmë ne janë represione nga ana e shtetit ose të organizatave të ndryshme. Për këto nuk ka të dhëna. Vendimin për kthimin ose jo të ish-refugjatëve e marrin organet e brendshme.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...