Saturday, January 23, 2010

OPINIONI I DITES ...

Viti 2010 eshte nje vit vendimtar per stabilitetin ekonomik te Shqiperise dhe largimin nga kthetrat e Krizes Globale. Kriza ne Shqiperi ka vecorine se kombinohet ne kushtete e tanishme edhe me krize politike . e ardhur kjo si rezultat i mos bashkepunimit Pozite- Opozite, mbas zgjedhjeve te pergjitheshme ne 28 qershor 2009. Pa dashur te analizojme anen politike te krizes le te shembellzojme , shembullin Grek per sa i perket krizes aktuale .Meqenese , Shqiperia dhe Greqia jane dy vende me karakteristika te perbashketa , pamvaresishte se Greqia eshte pjesetare e BE, do te ishte me interes qe politika ne pergjithesi dhe qeveria Berisha- Meta ne vecanti , ta shikonin si shembull domethenes ate qe ndodh sot ne Greqi me Krizen Ekonemike Gjithe ashtu edhe permbytjet e diteve te fundit ne Veri e kane bere disi me te ndjere , klimen politiko ekonomike ne Shqiperi .. Megjithese qeveria vazhdon te kembengule qe kriza eshte e tejkaluar per Shqiperine , shenjat jane te tilla qe , analistet e klasifikojne ne vendet e brishta , dhe me nje stabilitet ekonomik , te kompromentueshem nga shfaqja e krizes Glomale Ekonomike .. !!


Bashkimi Evropian , ka tani nje vit dhe me shume qe po vuan nje krize te rende ekonomike . Kjo krize me gjithese eshte globale , dhe ne dukje e eksportuar , nga pertej Atllantikut , pra nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ka pllakosur po thuaj te gjitha vendet anetare te BE . Kjo krize ekonomike nga shume analiste te ekonemise , krahasohet me ate te vitit 1929, dhe ne vazhdim ne gjysmen e pare te viteve tridhjete . !

Vende te fuqishme si Gjermania, Franca apo Britania e Madhe , duket se kane potencial qe te mund ta zbusin ndikimin e kesaj krize , ne masen me minimale .. Mirepo vende te dobeta ose shume te dobeta , anetare te BE-se , e kane shume te veshtire qe te perballojne pasojat katastrofike te kesaj krize .Nder keto vende me te prakurat dhe te pafuqishmet jane Greqia , Portugalia , Sllovakia etj ..

Ne vecanti Greqia , ka rene ne nje situate te rende ekonomike , ku deficiti buxhetor , per vitin qe shkoi kap shifrat katastrofike te 12-14%. Duke pasur parasysh se disa jave para se te behej e ndjeshme kriza ekonomike , deficiti buxhetor i Greqise raportohej ne shifrat 4.9 deri ne 5.2 %, edhe kaq konsiderohej i madh per nje vend si Greqia qe ne pergjithesi , nuk eshte vend prodhues industrial .. !

Bashkimi Evropian , nepermjete organizmave te tij ekonomike , ne fillim te vitit 2009, akordoi nje ndihme te konsiderueshme , si stimul , per ekonomite e vendeve anetare , ne masen rreth 200 miliarde euro .!
Kjo beri qe shume ekonomi , nga vendet anetare te merrnin nje fryme lehtesuese . dhe kriza te mos godiste ne aspektet jetesore te ekonomive te tyre .. !Ashtu edhe Greqia , perfitoi nga kjo ndihme nje shume prej rreth 28 miliarde eurosh , si garanci , per sistemin bankar dhe per gjitha asetet finaciare investuese dhe kredidhenese ne vend .. !

Ne kete kuader edhe vete qeveria greke e djathte e Karamanlise , beri disa nderhyrje me qellim qe te mund te kapte problemin ne fillim .. Keshtu ajo akordoi , nje garanci per bankat , ne masen 24 miliarde eurosh , si dhe nje garanci , per siguarcionet ne masen 4 miliarde euro .Te gjitha keto para , pra 28 miliarde , ju dhane bankave per te zbutur efektet e krizes , me qellim qe vete bankat te mos kishin problem me huadheniet , dhe nga kredite e keqia .. !

Por ndersa shtete te fuqishme si Britania e Madhe apo Franca , moren masa te menjhereshme , si uljen e TVSH ne mase 2.5 % , nga vlera totale e momentit , apo blerjen e drejte perdrejte te shume , kredive te keqia , ne baze te futjes se nje shume prej disa dhjetra miliarde euro si garanci bankare , e shoqeruan kete proces edhe me mundesite e uljes , graduale te shpenzimeve per mbajtjen nen kontroll te deficitit buxhetor , ne masen e lejueshme nen 3 % per vendet anetare te BE.. !Ekonomia greke, dukeqene me nje dificit marramendes nuk e kishte luksin qe te mund te pranonte nderhyrje te tilla .!

Vende te reja anetare te BE si; Bullgaria , apo Rumania , megjithe deklarimin si ekonomi te dobeta te BE, duket se nuk jane prekur ne ate mase nga kriza ekonomike Globale , aq sa mund te pritej .Ne keto vende sistemi bankar vazhdon te mbijetoje , duke kredituar investitoret dhe ,duke rritur besimin se kriza mund te tejkalohet pa trauma te dukshme per ekonomite e brishta te tyre .. !!

Gjithe ashtu edhe Banka Evropiane Qendrore , beri leshime ne normat e interesit duke bere nje ulje qe ne disa raste shkon deri ne 70%. Kjo do te thote se interesat e kreditimit , per vendet e BE , kapen ne periudha te caktuara edhe shifra krejt simbolike , deri ne masen 1-1.5 %, nga 3.5 -4.5% qe ishin me pare .. !

Keto ndihma nga qarqet ekonomike Evropiane , per vendet anetare, synojne te kthejne ekonomite e ketyre vendeve ne pozicionin zero ne lidhje me krizen , pra ne ate pozicion ekonomik ku ishin para Krizes Globale . !
Megjithese po te krahasohet me SHBA-ne Japonine apo Korene e Jugut , Bashkimi Evropian , ka me pak hapesira manovruese , per te injektuar parane e fresket prape , me masat e marra ka bere nje pune te mire , po te kemi parasysh qe zona euro nuk mbulon te gjitha vendet e BE. Keshtu qe Britania e Madhe , nje venmd me potencial te admirueshem ne BE , pamvaresishte se po ben perpjekje per te ndihmuar ne zbutjen e pasojave te krizes .. , nuk mund te arrije ate qe mund te arrihej po te ishte dhe ajo pjese e tanishme e zones euro .. Konvertimi sic na thone analistet ekonomik , nga lira britanike , ne euron evropiane , krijon nje boshllek qe rendon direkte ne vende te tilla si Greqia qe e bazon ekonomine e saj , jo ne prodhim direkte por ne asete ndihmese ekonomike nga industria e lehte dhe turizmi ..
Kjo mund te flitet edhe per Portugaline , por ne nje mase shume me te vogel se Greqia .

Por me gjitthe masat qe thame me larte , apo me gjithe perpjekjet e deklaruara te qecerise Karamanli , per 9 mujorin e vitit 2009 , ne Greqi jo vetem qe nuk pati permiresim , por gjendja u keqsua shume .
Greqia ,u fut ne Recesion ekonomik , te dukshem dhe shkaterrues per ekonomine .Vete Greqia e paraqet veten si nje ''viktime e kushteve te vecanta'',e shprehur kjo ne nje pamje te zymte ; si papunesi ne rritje , mos fuqi ne perballimin e shpenzimeve , rritjen e pakenaqesise nga sistemi bankar etj .. !

Duke pasur parasysh te tera keto , qeveria e djathte e Demokracise se Re ( DR), e zotit Kosata Karamanlis, u detyrua te kerkonte ,proven popullore nepermjet votimeve te pergjitheshme , ku humbi bindshem me 10 pike diference .. !
Mbas zgjedhjeve , u pa qarete demi i persuar nga Kriza, edhe aresyet pse Greqine e kapi kjo krize ne ate mase ..


Simbas analisteve Greke dhe Evropiane ., keto kane qene aresyet , pse ekonomia greke mori tatapjeten ne ate menyre :

Se pari : Deficiti buxhetor , kishte pothuaj tre vjte qe po levizte ne kuaotat , 7-9%, por qeveria , me makinacionet e saj propagandistike , e mbante te fshehur , duke arritur te mashtronte edhe organizmat financiare te BE .. Kjo u quajte nga shume analiste si mashtrimi me i madh qe i eshte bere BE, gjate ketyre 28vjetev e qe greqia eshte pjesetare e BE..

Se dyti :Sistemi bankar i kreditimit, ne Greqi ,eshte i ndertuar me modelin Amerikan , duke bere qe bankat te kene 100% kontrollin e ekonomise , ose afersishte kaq . Kjo beri qe bankat te mos pranonin ne asnje rast kontroll dhe verifikim , per kredidhenien dhe fitimin e tyre .. Per 9 mujorin e pare te vitit 2009 , bankat greke ne totel deklaruan nje fitim ne masen mararmendese 200-210%, mbi fitimin e dy vjeteve me pare .. Pra paraja ishte ne duart e disa indiviteve , qe ne me te shumten e rasteve , e merrnin apo e fitonin ate si bono per ''punen '' e bere ... Ne praktik jane te ashtuquajturit Golden Boy .

Se treti: Vete sistemi i tatim taksave ne Greqi ka kohe qe calon dhe vuan , pasi ligjet qe e mbulojne , ne momentet e krizes , nuk jane ne gjendje te bejne qe shteti te vjele aty dhe aq sa duhet . Bile ne raste te vecanta , bejne qe shteti te mos vjele dot fare .. !Ne Greqi ka zanaci te thjeshte qe deklarojne 30 deri 100 mije euro ne vit , por ka edhe, bosa dhe tregtare te medhenj me Vapore dhe pasuri mararmendese qe deklarojne , 8-10 mije euro te ardhura ne vit . Vete ligji nuk ka nje shtrirje te tille qe te mund ti mbuloje , keto anomali , dhe e ka lene te gjithe ne dore te rastesise , duke vene gjoba te mira , kur mund te kapesh , por prape veshtire se mund ti paguash ato gjoba .!
Sa per kuriozitet edhe ne Greqi , ne vitin 1985 u vendos nje ligj i cili ngjasonte shume me ate '' Shqiperia 1 euro '' qe po praktikon qevria Berisha , tani dhe disa vjet ne Shqiperi .. Ligji grek , kishte rregullime dhe sansione , te tilla qe favorizonin , ne maksimum investitoret e huaj , duke bere ne shume raste edhe shembelltira racisto ekonomike , ku i demtuari ishte investitori vendas ..Kjo beri qe sot ne Greqi te huajt jo vetem te kene '' doren mbi'', por edhe te zoterojne 39 deri ne 43 % te kapitalit levizes , dhe me shume se 22% te atij statik , ne Greqi .. !
Kuptohet qe megjithese te huajte zoterojne nje sasi te tille kapitali , nuk kontribojne fuqishem ne sistemin e taks tatimeve greke .. !

Se katerti : Deri ne vitin 2004 qeveria e majte e zotit K. Simiti , beri sforcime te konsiderueshem per te bere te mundur realizimin e Lojrave Olimpike , Athina 2004.Ekonomia Greke , sic po vertetohet nuk ishte gati per nje sforcim te tille , aq sa gati ishte deshira e qeverise dhe sportdashesve Greke .. Harxhimet per kete evenimenet kapen shifrat e 4,4 deri ne 4.7 te PBB te Greqise . Me e keqja eshte se te gjitha asetet e ndertuara me madheshti , jane lene ne meshire te fatit dhe pothuaj nuk pe shfryatezohen , dhe aq me shume po hane para per ruajtjen dhe mirembajtjen .. !!

Se pesti: qe duhet te ishte e para : Ajo qe e ka bere te gjunjezohet pa kushte, ekonomine greke perpara Krizes Globale , eshte korrupsioni .. !!
Qe nga qeveria Micotaqi , ne 1991-1993 e deri sot me ate te Jorgo Papandreut, skena politike dhe ekonomike e Greqise eshte zoteruar nga Skandale korruptive me miliona e miliarda euro ..
Te tilla kane qene : 1-Skandali , me omologat ose me deklarimet boshe ne bursen e Athines ... ku shume te korruptuar vune pasuri pa pasur asnje qindarke .. !!
2 Skandali Vatopedhio,ku kleriket e Agjio oros, blene asetet e ''Athina 2004'', qe sic u thone ketu ne Greqi me cmime cimcakizesh .. !!Ketu u perfshine nje sere deputete dhe ministra te Djathte . !!
3- Skandali SIEMENS... ku shume pushtetare te majte e te djathte ishin perfshire ne aferra korruptive , per te dhene patenten e firmes qe do te mbushte lojrat Olimpike , me logjistike elektronike .

Se gjashti edhe vete sistemi i sigurimeve ne Greqi rezulton i cale dhe aspak i fuqishem per te mund te perballoje sfidat ne kuaqdrin e Krizes .. Sigurimet greke kane kohe qe tregojne pafuqi ne perballimin e lumit te madh te shpenzimeve dhe shperblimeve ne kohen kure , te ardhurat jane pakesuar deri ne 18 %..!

Pra si perfundim , Greqia jo vetem qe lengon nga kriza dhe e ka te pamundur tani per tani te dale , jeton edhe ne nje klime te tensionuar sociale , me papunesi ne rritje , dhe varferim te perditshem te popullsise .
Vetem nje rishikim total i menyres se qeverisjes se ekonomise ne pergjithesi ku mos te perjashtohet asgje mund te jape shpresa qe qeveria e Majte e J. Papandreut do te mund te nxjerre vendin nga Kriza . !

Por sic thashe edhe ne fillim , kriza , eshte globale , dhe kercenimi i saj eshte per te gjithe , edhe qeveria Shqiptare do te mund ta shikonte Greqine si nje kambane te fuqishme , qe bie per te degjuar te gjithe ata qe me te vertete kane seriozitet dhe vullnet per shmangje apo daljen nga kjo krize .. !! Kjo gje do te ndodhte vetem atehere , kure ajo te shikonte problemin ne rrenje dhe te bente paralelizmin me Greqine .. , qe sic shihet e pagoi shume shtrenjte , fshehjen e se vertetes dhe nuk e pranoi kurre , qeveria greke , se ekonomia greke, ishte kaq e brishte .. Ose me sakte u vonua shume ta pranonte .. !!

1 comment:

partizan cene said...

Edhe Greqia edhe Shqiperia kane te njejta karakteristika , persa i perket ekonomise , pasi nuk prodhojne gje .. ndaj mund te bien menjehere .. !

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...