Thursday, January 28, 2010

Draft Rezoluta e Miratuar sot nga KiE... !!

Komision hetimor .. dhe PS ne ... parlament... !!


Godina e Parlamentit Evropian ne Bruksel...


1. Asambleja Parlamentare disaprovon krizën politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politikën shqiptare, në vijim të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike. Në një Parlament ku mazhoranca qeverisëse nuk ka 3/5 (tre të pestat) e votave të duhura për të kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot bën që reformat më shumë të nevojshme të jenë të pamundura. Kjo situatë dëmton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre të integrimit evropian.

2. Asamblesë i vjen keq që ky bojkot ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë. Pas zgjedhjeve të qershorit 22009, delegacioni i ri shqiptar pranë Asamblesë nuk është caktuar ende dhe anëtarët e delegacionit të vjetër, përfaqësues të opozitës, nuk marrën pjesë më në aktivitetet e Asamblesë.

3. Asambleja vëren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, në mënyrë të veçantë pas rezultateve të zgjedhjeve, përbën një problem të ripërsëritur në Shqipëri, që seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike të shtetit.

4. Asamblesë i vjen keq se në mungesë të një dialogu domethënës parlamentar, retorikat e zjarrta po përdoren nga të gjithë ata që janë përfshirë të to. Kjo situatë mund të destabilizojë vendin.


5. Asambleja kujton se Shqipëria ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009. më 16 nëntor 2009, Këshilli ftoi Komisionin Europian të paraqesë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Megjithatë, në situatën aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian është bllokuar. Është domethënëse që Shqipëria, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk është kualifikuar ende në liberalizimin e vizave nga Këshilli i Bashkimit Europian.

6. Asambleja shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një ndihmë për të arritur zgjidhjen në Shqipëri dhe të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, në kërkim të një zgjidhjeje të krizës politike. Mbështet të gjitha përpjekjet, përfshirë ato të ndërmarra nga Presidenti shqiptar Bamir Topi, për të mbledhur së bashku partitë politike evropiane. Në këtë këndvështrim, konsideron se një tavolinë e rrumbullakët, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të vendosur bazat për të rivendosur dialogun parlamentar.


7. Asambleja i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të procedojnë me reformat jetike dhe shumë të nevojshme dhe të shënojnë progres në drejtim të integrimit evropian, një qëllim i përbashkët për të gjithë. Në mënyrë të veçantë, kërkon që qeveria të ngre,pas vonesë, një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe në të njëjtën kohë i kërkon opozitës të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare.


8. Asambleja i kërkon autoriteteve shqiptare të implementojnë rekomandimet e Komitetit ad hoc të Byrosë, që ka vëzhguar zgjedhjet e qershorit 2009, për të përmirësuar, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe të përmirësojnë kapacitetet e administratës zgjedhore, në mënyrë të veçantë në sa vijon:

8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe në këtë kontekst, nevoja për t'i gjetur zgjidhje problemit të së drejtës e votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë;

8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediet dhe përdorimi i fondeve publike në fushatat zgjedhore, të cilat disavantazhojnë parti politike jo të përfaqësuara në Parlament;

8.3 Rregullat e transparencës ndaj pronësisë së medieve dhe zbatimit me efektivitet;

8.4 Mënyra e zëvendësimit të anëtarëve të komisioneve të niveleve të ulta, çka është e papajtueshme me një administratë zgjedhore të paanshme dhe profesionale;

8.5 Kushti i paqartë për të përfshirë gratë në listat e kandidatëve, që duhet riparo, në mënyrë për të garantuar që kandidatet gra të jenë në një pozicion të zgjedhshim;

8.6 Nevoja për të shfuqizuar garantimin e të drejtave të veçanta në zgjedhje për partitë politike që janë në Parlament.


9. Asambleja fton zyrtarët e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri të ngrenë një grup të përbashkët për të ekzaminuar të gjitha rastet e presionit mbi njerëzit gjatë fushatave elektorale dhe të vendosin përgjegjësi për secilin nga kundravajtësit apo shkelësi të ligjit elektoral.

10. Në mënyrë që të mbështetet procesi i zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojnë Presidentin Topi në rolin e tij të mediatorit dhe përpjekjeve për të rivendosur dialogun politik dhe t'i jepet fund bojkotit bazuar në pranimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe rivendosjen e demokracisë parlamentare, Asambleja vendosi t'i kërkojë:

10.1 Presidentit Topi, në qoftë se ekziston ndonjë rrugë për të ndihmuar përpjekjet e tij në arritjen e pajtimit;

10.2 Kominitetit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë, nise mund t'i sugjerojnë Asamblesë veprime të tjera;

10.3 Grupeve të saj (Asamblesë) politike të ushtrojnë influencën e tyre tek përfaqësuesit e partive politike shqiptare;

10.4 Komitetit Presidencial së bashku me bashkëreporterët e Komitetit Monitorues të vizitojnë Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur pas sesionit së Janarit 2010


Bruksel 28 /01/ 2010

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...