Thursday, January 17, 2013

Krere shteti te dy “gjysmave” Nga : Partizan Cene


 
Si Nishani, edhe Jahjaga nuk gëzojnë mbështetjen e gjysmës së popullit të tyre...
 
Vizitën e tij të parë jashtë vendit si President, Bujar Nishani e bëri në Kosovë . E ku ka më mirë se kaq. Kosova dhe kosovarët janë vëllezërit tanë të një gjaku dhe sigurishtë aty, do të marrim bekimin dhe forcën për më mirë në ditët, muajt dhe vitet që do të jetë në krye të shtetit. Vërtet Kosova është gati gjysma e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit mëmë, por unë nuk e kam fjalën për këtë. E kam fjalën për atë që edhe presidenti Nishani, edhe presidentia Jahjaga , nuk gëzojnë mbështetjen e gjysmës së popullit të tyre... Janë president të dy “gjysmave”...
Nishani në Shqipëri u zgjodh me votat e komanduara nga Berisha, ndërsa Jahjaga, megjithëse u zgjoth edhe me votata e një pjese të opozitës, ishte fryt i një marrveshje politike, të cilën ajo e shkeli dhe tashmë nuk e gëzon më përkrahjen dhe njohjen e asaj pjese të opozitës që e votoi. Këta shembuj janë njëqind përqind shqiptar , për nga lloji i tyre . Duket se shqiptarët si "kokëfortë" që janë , tregohen ekzemplarë të vetëm edhe në mënyrën e zgjedhjes dhe ushtrimit të pushtetit . Pra mungesa e një konsensiusi , qoftë pnë Kosovë, por edhe në Shqipëri , solli që të dy Presidentët të kenë mbështetjen e dy gjysmave të qytetarëve të vet. Pavarësisht se nga ana ligjore, këtu nuk ka ndonjë shkelje, përsa i takon anës praktike dhe morale , kjo sjell gjithmonë anomali.
Një nga këto anomali ishte edhe mos shoqërimi i presidentit Nishani në Kosovë , nga përfaqsues të opozitës , pavarsisht ftesësë me “SMS” që vetë zoti Bujar Nishani i kishte bërë , kreut të grupit paralamentar Socialist zotit Gramos Ruçi. Thashethemet thonë se Ruçi i ka përmendur këtë fakt Presidentit, duke i thënë se: " Deri tani ke treguar se je një noter i zellshëm i Berishës dhe nuk përfaqëson fjalën e grupit paralamentar socialist". Edhe sikur mos të ishte e vëretë ky mesazh që boton sot shtypi shqiptar, është e vërtetë se zoti Nishani ka treguar zell të math në mbështetjen e Berishës dhe maxhorancës në largimin dhe emërimin e kreut të SHISH, duke e vënë këtë të fundit në duart e vetë kryeministrit përfundimisht. 
Nga ana tjetër, një mesele "Odise" po zhvillohet në Kosovë, për ta bërë zonjë Ahtifete Jahjaga, të mbajë "fjalën e dhënë". Pra, të japë dorheqjen. Çudirat nuk kanë të sosur edhe në anën e gjysmës tjetër të gjysmës së shqiptarëve . Zonja Jahjaga pretendon se: " Nuk i lejohet të japë dorëheqje "...pasi vetëm ajo është "ylli", që po perëndojë, do të shuante Kosovën ..
Jeta sigurisht që vazhdon, por ne shqiptarët nuk i shkojmë përshtat, pasi gjithmonë sjellim përshtjellime që më shumë na pengojnë në jetën tonë sesa na ndihmojnë. Vizita e Presidentit Nishani vazhdon dhe pritja ishte madhështore ... Pavarësisht, buzëve të tkurrura të gjysmës së shqiptarëve në Shqipëri dhe gjysmës së shqiptarëve në Kososvë. “Made in Albania”, nuk i thonë shaka !!!

Saturday, January 12, 2013

Gogoli komunizëm , bllokimi i integrimit ., dhe ortakët e rinj të Berishës në PS dhe të majtën shqiptare ..



 Nga Partizan Cene

Në Shqipëri , gjithë brezi i mesëm dhe ai i vjetër , e ka jetuar dhe është plotësisht në gjendje të konceptojë se si është komunizmi dhe , si është i ashtuquajturi socializëm i sotëm , të cilin e predikojnë shumë parti të majta evropiane , por mbi të gjitha e predikon Partia Socialiste e Shqipërisë ..

Ndërsa brezi i ri , nën 30 -35 vjeç , e ka shumë të vështirë të kuptojë prindërit e tyre , kur iu tregojnë për socializmin komunist në përgjithësi , dhe atë të cilin Enver Hoxha dhe PPSH , zbatoi në Shqipëri ..
Por nga ana praktike kaq të vështirë , por edhe më shumë e kanë  evropianët e perëndimit , politikanë apo jo ta kuptojnë komunizmin shqiptar të asaj kohe . Bile jo vetëm "socialistët" por edhe të djathtët , "popullorët " dhe kristiandemokratët " e kanë tejet të pamundur ta konceptojnë ashtu si vetë shqiptarët që e kanë jetuar këtë kohë ..
Pikërishtë këtë ka shfrytëzuar , dhe po e përdor si armë tymuese gjithmon kreu i mazhorancës , dhe kryeministri shqiptar .Në të gjitha takimet që ky zhvillon me të huajt , falë edhe oratorisë së tij të pashtershme , iu "mbush "mendjen atyre , se të gjitha të këqijat Shqipërisë , i kanë ardhur nga PPSH -ja e dikurshme ( që ka të drejtë deri diku ) , dhe nga PPSH-ja e sotme (simbas tij ) që është PS .. Pra Ky variant i Berishës , Topallit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas , është i ngjashëm me atë historinë e gogolit që unë u tregoja fëmijëve të mi . kur dëshiroja ti mbaja larg nga ndonjë ngjarje , vend , hall apo ndonjë ndodhi .
Pra unë iu thoshja se: ".. ai që duket është Gogoli "i keq " që po ti shkosh pranë do të të hajë ..." Dhe dihet historia më vonë , që fëmijët sa dëgjonin për gogolin , trembeshin ....
Pra pikërishtë këtë ka bërë dhe po bën Berisha , për sa i përket asaj që ai e ka armë "të fuqishme " në politikën me jashtë , qoftë kur flitet për shtetin por edhe për tubime partiake dhe politike ..
Gjatë gjithë periudhës mbas zgjedhjeve të 2009 -ës e deri tani , Opozita , me PS në krye e ka bojkotuar pothuaj për dy vjet rresht parlamentin, duke pasur si shkak , krimin elektoral (vjedhjen e votave )  , por edhe atë fizik ( vrasjet e 21 Janarit ) që e ka bërë shteti , i drejtuar nga pushtetarët "besnikë" të mazhorancës qeverisëse , dhe Berisha vetë ..
Por opozita , pra PS dhe aleatët , duket se e kanë pasur të pa mundur , që t' iu mbushin mendjen perëndimorëve dhe vet Evropës e Amerikës ,  se Berisha ka kryer këto krime , pamvarsishtë që është kapur "me presh në dorë" . Edhe kjo nuk ka "pirë ujë "për perndimorët siç duket ..
 Pothuaj në të gjitha takimet me të huajt , të djathtë e të majtë , që janë të interesuar ose jo për Shqipërinë dhe integrimin e saj , sjelljet e opozitës ai i ka njehsuar me sjelljet e komunistëve "të pamoderruar ".. Pra u ka treguar "gogolin" e keq  "komunist ", që po pengon vendin dhe atë vetë të qeverisë ..
Ja çtha ai  në një mbledhje qeverie  : “Në takimin me homologun francez, e njoha edhe me bllokimin që i bëri opozita procesit për dy vite, duke mos votuar ligjet me 3/5 në kuvend me idenë se në këtë mënyrë do mund të dëmtonin qeverinë, por dëmtuan statusin dhe bllokoi marrjen e tij, sikundër e njoha kryeministrin me zhvillimet e fundit, për punën normale të opozitës në parlament”..
Pra me pak fjalë , gjithë retorika e berishës , dhe makinës shtetërore që i shërben atij , përqëndrohet në injorimin ndërkombëtar , të aksionit politik të opozitës , për rrëzimin e tij .
Ai u thotë perëndimorëve , se janë komunistët ata që duan të më rrëzojnë .. Dhe Evropa dhe Amerika , edhe kur u vranë 4 burra në Tiranë , bëri syrin qorr dhe veshin shurdh ..
Por nga ana tjetër edhe opozita , në shumë raste , ka pranuar në heshtje , statusin e viktimës , duke e shopjeguar këtë qëndrim me "hallet e integrimit "..
Më saktë , edhe thënia e berishës se "..do të qëndroj në pushtet deri sa të më votojë populli ..." nuk duket më si një ironi (pasi e di që, populli nuk e ka votuar kurrë  me shumicë) por si diçka normale , që përkthehet , : "..asnjë nuk më heq më nga pushteti , as me votë e as me forcë ... "
Bllokimi i reformave , tashmë  i ka lënë vendi pazareve ..  Berisha dihet si njeri i pazareve , prandoj sot më shumë se kurrë , kërkon ortak në pazaret e tij .. Në partinë Socialiste , dhe në të majtën në përgjithësi , ka shumë të aftë për "ortakësi " me Berishën , mjafton që të mos tu cënohen privilegjet e vjetra dhe tju garantohen të rejat ..!!//

http://gazetac.com/index.php/editorial/13929-gogoli-komunizem-bllokimi-i-integrimit-dhe-ortaket-e-rinj-te-berishes-ne-ps-dhe-te-majten-shqiptare.html

Emigrantët , si forcë politike apo si forcë mbushëse ..




Nga Partizan Cene * :

Karakteriziimi i dytë ka të bëjë me praktikën e sotme politike që ndiqet nga të gjitha partitë politike në Shqipëri , të ndihmuara sigurisht edhe nga shteti , i cili ka ligje plot por nuk ka aspak për termin real "emigrant"..


Realiteti :

Sot në botë , nga shifrat e publikuara para disa ditësh nga INSTAT -i tregon se në botë ka rreth 1.5 milionë emigrantë "të rinj" , që në shifrat e plota në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë , zënë gati 39 % të të gjithë banorve të Republikës së Shqipërisë ..
Nga kjo del se emigrantët përbëjnë më shumë se 1/3 e numrit të përgjithsëm të banorëve që ka Shqipëria si shtet ... Kjo shifër e vendos Shqipërinë në vendet e para në botë për nga numri i emigrantëve që ka , dhe konkretisht në Evropë zemë vendin e tretë ..
Gjithashtu , realiteti thotë se sot ekonomia shqiptare , gati 46 % të të ardhurave bruto , i merr nga sjelljet e valutës nga emigrantët ose nga emigracioni . Edhe kjo shifër e vendos Shqipërinë në radhët e para në botë , për sa i përket prurjeve monetare nga emigrycioni i vendit .. Bile në Evropë zëmë në këtë rast vendin e parë ..
Ka edhe një fakt tjetër real shumë dometënës . Shqiptarë emigrantë ka po thuaj në 213 vende të botës , një shifër absolute kjo e pa kunkurueshme me asnjë vend tjetër të botës , pamversisht madhsisë apo vendndodhjes gjeografike që mund të ketë ..

Më tej , fakte reale ..

Qeveria shqiptare , nuk ka depozituar asnjëherë asnjë ligj këto 21 vjet emigracion , që të flasë drejtt përdrejtë dhe të mbrojë direkt të drejtat e emigryntëve . Kjo as në veçanti për ndonjë kategori emigryntësh as edhe në pëgjithësi ..
Shteti shqiptar , është i vetmi ekzemplar në botë , që kurrë nuk ka dërguar qoftë edhe një notë proteste , për të treguar ose për të protestuar në rastet e shumta kur nëpërkëmben të drejtat e emigryntëve ..
Ashnjëherë shteti shqiptar , nuk ka marrë qoftë edhe një nismë për të ndihmuar emigrantët në nevojë të prekur nga kriza ekonomike ..

E sotmja e pa sigurt ,pleqëria  nesër ,akoma më shumë ..

Qindra e mijra emigryntë , po punojnë ligjërishtë në Greqi Itali e gjetkë . Kështu ata kanë edhe suguracinonin e tyre vjetor , duke depozituar ligjrishtë edhe pullat e sigurimeve shoqërore dhe pagesat për pensionet e pleqërisë nesër .. Por .. Këtu ka një POR me gërma të mëdha :
Asnjë marrveshje nga qeveria shqiptare , bile asnjë tentativë për ndonjë marrveshje të tillë , qoftë me Italinë , ashtu edhe me Greqinë për njehsimin e pensioneve  ose njohjen e viteve të punës reciprokisht në Shqipëri dhe Vendin ku banon ose ka banuar për vite të tëra emigranti i siguruar ..
Pra vite të humbura , jetë e pa sigurt , pension gati zero ...

Besimi :
Pra të gjitha këto kanë një emëruae së përbashkët : Besimin .. Po po sigurishtë shpresa dhe besimi nuk humb kurrë për emigrantët .. Situata sot në Greqi por edhe në Itali , po keqsohet dhe qindra e mijra humbin punën dhe detyrohen që të kthehen në Atdhe . Kthim në Atdhe , u ngjall një shpresë se aty nund të bëjnë diçka , për veten dhe fëmijët e tyre ..
Kjo duket normale ashtu siç duhet të ishte .. Por përseri shteti . Gjithmon i ka lënë jetim dhe tyshmë po i le "zbuluar " ..

Të protestojmë ..

Kjo është një fjalë goje , pasi me qeveritë që kanë qeverisur dhe vazhdojnë të qeverisin sot Shqipërinë , gjëja më  huaj që mund të bësh është të protestosh .. Protesto sa të duash .. Shteti do të bëjë "punën " e tij , pa u marrë me ty , por duke të marrë ty paratë nga xhepi ..

At'her organizim :

Po !! Ka ardhur koha , që emigrantët të organizohen përfundimisht , të bashkohen dhe të përfaqsohen vetë direkt në politikën shqiptare dhe në paralamentin shqiptar .. Kjo është edhe shkëndia e shpresës së vërtetë , që emigryntët mes përfaqsuesve të tyre në paralament , të tregojnë se kanë edhe ata pjesë në vendimet dhe në mbarëvajtjen e vendit ..
Deri tani autobusat janë mbushur në Greqi e Itali , për të votuar Saliun dhe Edin , por tashmë duhet të mbushen që të votojnë emigrantët .. Tashmë emigryntët kanë partinë etyre , Parti e Emigracionit Shqiptar e cila është forca e vetme që mund ti përfaqsojë , pa preferenca majtas djthtas por me kandidat dhe depudet emigrantë që e njohin shumë mirë emigracionin dhe hallet dhe problemet dhe ligjet  që duhen për ti ndihmuar emigrantët ..
Edhe në këtë rast shteti e ka vënë dhe po e vë "dorën " e tij që ti përçajë dhe ti ngatërrojë emigrantët ..
Ky ishte dhe shkaku pse nuk kanë mundur të organizohen deri tani emigrantët . Disa njerës të "pjacës" së krimit , kanë punuar imtësisht duke i rrhepur dhe duke i joshur emigryntët , por kurrë nuk i kanë l[ënë të bashkohen . Këta të ndihmuar nga Drejtësia shqiptare që kurrë nuk jep të drejtë kanë mundur që ta nmbajnë peng Partinë e Emigracionit ..

Tani është momenti :

U ngopën emigrantët , me politikë dhe me mashtrime .. Pra sot është momenti . 20 vjet ishin boll për të parë majtas djathtas . Për të provuar çdo lloj ngjyrash politike . Të gjitha i kanë kthyer kurrizin emigrantëve .kur vjen puna për ndihmë ..
Emigrantët kuptuan dhe kuptojnë më në fund se duhet të thonë fjalën e tyre . Kjo fjalë do të thotet në vendin ku bëhen ligjet pra në Parlamentin shqiptar . Këtë do tua mundësojë përfaqsimi i tyre nëpërmjet Partisë së Emigracionit Shqiptar .
Një parti e vërtetë pa ngjyrime politike , por e vendosur që të bëjë gjithshka për të drejtat dhe lumturinë e emigryntëve dhe të afërmve të tyre në Shqipëri ..
Edhe përpjekjet e disa ekzemplarëve të përlyer dhe të padëshirueshëm për emigryntët të tipit Beqiraj apo Papa etj , për ta shtënë në dorë  partinë , nuk bënë gjë tjetër por vetëm sa e forcuan PARTINË E EMIGRACIONIT SHQIPTAR  ..
Kështu emigryntët do të marrin rolin e tyre si forca më e madhe politike në Shqipëri , dhe jo si forcë mbushëse për PD apo PS e LSI  e kudi unë ..
Programi politikoekonomk i Partisë së Emigracionit , si pjesë e Konventës Evropiane për Emigracionin është në përputhje me të gjitha këto që thamë më sipër , duke garantuar realizim të ëndrrave vet ligjvënëse dhe vetqeverisëse për emigrantët

* Nën kryetar i Përgjithshëm i Partisë së Emigracionit Shqiptar .

Problemi çam nuk është çështje rezolutash , por është çështje vendosmërie ..



 Vështrim politik nga Partizan Cene


Dje zoti Shpëtim Idrizi , depudet i kuvendit popullor dhe njëherësh edhe kryetar i PBDIU - së , ftoi deopudetët që të miratojnë një rezolutë të Parlamentit shqiptar , për Çështjen Çame ..


Kjo ftesë u duke se ra në vesh të shurdhër , pasi reagimi i depudetëve ishte tejet i ftohtë . Bile kur zoti Idrizi i ftoi depudetët që të mbanin një minutë heshtje  në kujtim të Genocidit grek mbi  popullsinë Çame , depudetët  i " tërhoqën zvarrë "  karriget e tyre dhe pastaj .. sikur mbajtën heshtje .. !!
Megjithse Depudeti Idrizi , pretendon se  e ka mundësinë e miratimit të një rezolute të tillë , mendoj se as këtë gjë parlamenti i Shqipërisë nuk do ta bëjë .
Miratimi i një rezolute të tillë , ku të dënohej genocidi grek mbi çamët , do ta turlloste dhe do ta "nevrikoste" Greqinë " dhe pastaj kjo e fundit , do tia nxirrte "inatin " Berishës .. Ky "inat do të perceptohej në atë , që qeveria e Greqisë nuk do të "fliste mirë " për berishën dhe kastën e tij .. Kjo e gjë do të "xhindoste" vet Berishën pastaj ..
Po ta shikosh si kronologji , pamvarsisht mendimit që kanë disa drejtues të PBDIU-së , mbas viteve '90 , çështja çame është varrosur përfundimisht.. Kjo duket se në aspektin ndërkombëtar , veç thirrjeve të monomizuara të vet çamërve , me an[ë të shoqërisë së tyre "Çamëria " dhe më vonë të Partisë së  Muhedinit të deklaruar si "e Çamërve " asnjë gjë tjetër nuk është bërë . Kurrë ndonjëherë qeveria e Tiranës  , qoftë edhe roterikisht me anë të ndonjë note verbale apo me ndonjë deklaratë të drejt përdrejt , nuk i është drejtuar qeverisë së Athinës .
Kjo gjë u thellua akoma më shumë , kur krerët e Partisë së Çamërve , bënë edhe lëvizjen e pa menduar , duke iu bashkuar një koalicioni polirik siç ishte ai i PD dhe Berishës , duke bërë që në një mënyrë më të kamufluar , ti përçajnë çamët në të majtë e në të djathtë ..
Pra as dëshira , as kushtete dhe mbi të gjitha as vendosmëria , nuk kanë qënë të pranishme në veprimet e qeverive shqiptare mbas 1990 ..
 E kundërta mund të thotet për qeverinë  diktaturës para viteve '90 . Gjithë shqiptarët e kujtojnë me çfar gjuhe të ashpër Enver Hoxha u drejtohej shovinistëve Grekë .. Në atë kohë , kishte vendosmëri për hapjen e çështjes  Çame , nga ana e qeveriaë shqiptare , por nuk ishin kushtet optimale , për arsye se Shqipëria ishte e vet izoluar nga regjimi monist që praktikonte . Ndërsa sot gjërat janë pak a shumë më optimale , por këmbëngulja , përkushtimi dhe vendosmëria e qeverisë në  Tiranë , vetëm sa e dobëson  zgjidhjen e problemit çam dhe nuk e ndihmopn atë aspak ..
Pra si konkluzion  "Çështja Çame" do të vihej mbi baza të shëndosha për zgjidhje kur , drejtuesit e PBDIU  të bëjnë  :
1 - Të kërkojnë bashkim të çamërve rreth një bastioni politik kombëtar . Kjo kërkon në radhë të parë , largimin e Partisë së Çamërve , nga çfardo grupimi politik majtas djathtas , nën moton e shqiptarit "Feja e shqiptarit është shqiptaria " , duke e përshtatur : "politika e çdo çami është "Çamëria"
2- Të kërkojë një referandum kombëtar , ku të pozicionohet i gjithë populli në Shqipëri , po të ishte edhe e mundur edhe në Kosovë , për çështjen Çame . Në këtë mënyrë , do të "justifikohet" edhe qeveria "e ndrojtur " e jona , ndaj Greqisë dhe eterëve politik evropianë ..
3- Në përvjetorin e 100 vjetorit të Shqipërisë të propogandohet me të madhe çështja Çame  tek popullsia shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë , me qëllim që të kuptohet thelbi dhe esenca e kësaj çështjeje , duke sqaruar popullsinë se nuk bëhet fjalë për nacionalizma të sëmura , por për një padrejtësi madhore që i është bërë kësaj popllsie , si dhe të krimit masiv që është realizuar nga ish qeveritë nacional shoviniste greke ..
4- Të thuhen të vërtetat historike ashtu siç kanë qënë në të vërtetë rreth kësaj çështje , dhe pozicioni i saktë , pa eksese politike dhe kompleksitete të tipit " luftë klasash " dhe klanesh , duke sqaruar saktë si dhe çfar pozicioni kanë  mbajtur qeveritë e Shqipërisë , që nga qeveria e Nolit , Zogut Hoxhës , dhe të gjitha qeveritë e mbas përmbysje së madhe të 1990 -ës ..
5- Të kërkojë bashkëpunim me Emigrantët rë cilët tashmë kanë edhe mundësinë edhe eksperiencën të prononcohen dhe vihen në shërbim për çështje të tilla madhore kombëtare ..
Vetëm kështu duke treguar realitet dhe vendosmëri midis nesh dhe brenda nesh në Shqipëri dhe ku ka shqiptar , do të jemi të bashkuar përballë një kërkese të mundshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje kaq të madhe kombëtare ..

Partizan Cene  28/06/2012

Thëngjitë e zinj dhe arkivoli .



Tregim humoristik  

     Nga Partizan Cene


Një çift pleqsh  , mbi të tetëdhjetave që jetonin prej  vitesh vetëm  ,kishin dalë për freskllëkun e mbasditës në  verandën  e shtëpisë së ulët  e të vjetër .. Ngjyra e portokalltë në horizont , lajmëronte muzgun që sapo kishte ardhë .. Lagështia e ajrit akoma më shumë e freskoi ambientin , si kondicioner .. Kjo bëri që çifti i pleqve  të ndiheshin mirë , mbas këtij ndryshimi klimaterik ..
I nxehti që kishte pllakosur atmosferën për disa ditë rresht , i kishte mbytur dhe myktosur aq shumë sa edhe fjalët mes tyre ishin të pakta .. Ndaj dita freskia e motit , sollli edhe freskinë e marrdhënieve midis tyre ..
Tek rrinin jashtë në ballkon , plakut filluan ti vinin në kokë si film i vjetër , kohët e arta , kur gruan e tij e kishte të bukur , të këndshme dhe aromatike ... Por kohët kishin rrjedhur si lumë i rrëmbyer , dhe gjithshka të re të bukur dhe me ngjyra të shndritshme të jetës , e kishin shndërruar si eshkë e që motit,   e kaftë e errët dhe e thatë si baruti ..
Plaku , dikur i fortë dhe mjaft energjik , kujtoi edhe njëherë , "sinjë herë" kohët e tij të rinisë së hekurt dhe të mjaltë ..
Në këto mendime iu kujtua diçka :
- Plakëëë , thirri gruan e tij  ,e cila megjithse nuk dëgjonte mirë ,  për çudi u përgjigj shpejtë ..
- Hë  dermaaan , prapë kafe ??
- Jo ori jo !! Hajde këtu , de të të them diçka që më ka ardhë në mendje ..
- Ja ta dëgjojmë njëherë , tha plaka ..

- Po ja de , mendova të kujtojmë njëherë të rinë tonë .. Pra të provojmë moj , e bëjmë dotë apo nuk e bëjmë dot më ..? I tha ai duke e zvarritur pak fjalën si të kishte ndrojtje se si do ta kuptonte plaka ..
- U uuuu ,pika burrit plak që me pahir heq këmbët ..! Kështu reagoi plaka , që e kuptoi menjëherë se  ku e kishte fjalën " hamshori " i saj i fyshkur ..
- Pse moj na shan kush ta provojmë .. Vetëm jemi nuk i japim kujt llogari ... !
Plaka nuk foli asnjë fjlë dhe si "vajzë" e bdrojtur u largua në dhomën e saj .. Kur shikonte veten në pasqyrë , filluan ti shfaqen në " ekran" pjesë filmash nga jeta e saj .. " Jo jo " , tha me mendje, " nuk do të turpërohem unë tani në pleqëri "...
Filloi të hiqte rrobat e saj me kujdes dhe një nga një , si të donte të ruante , mos lëndonte ndonjë plagë ..Dhe kështu sekondë mbas sekonde , e pa veten lakuriq .. Menjëherë sytë i vanë poshtë vetes , ku bardhësia ,  dhe kreshtat e rëna , kishin zënë vendin e freskisë së dikurshme ..
Në këtë rast mendja i punonte se , me se ta ngjyroste pak në të zezë , mbase kështu do ti tregonte burrit të saj se akoma ka mbetur pak rini e fshehur , që del kur ne e kërkojmë të dalë .. Meqë nuk kishte me se tjetër ta nxinte , shkoi në furrin e vjetër para shtëpisë , dhe mori një thëngjill të hirtë dhe shpejt u fut brenda në dhomën e saj .. Pasi e ngjeu gjithë vendin e "artë" me thëngjillin e zi , u bë gati dhe priste të vinte plaku , i cili nga ana e tij po përpiqej të merrte masat , për ta përmbushur me sukses misionin e vështirë që i vuri vetes ..
Kur po bëhej gati , e zonja e shtëpisë në krevatin e saj , u hap dera , dhe plaku qejfli , lakuriq u fut brenda . Ajo pa se ai  po mbante dy gishtave në formë V , "zogun "e tij të dikurshëm , që tashmë ishte bërë gjel plak për thertore .. Plakës nuk i shpëtoi pa parë se , "zogu "i plakut , qëndronte me  kokën ulur sikur po e çonin  për pushkatim ..
 Gjithashtu plaka e pa se nuk ishin vetëm gishtat e plakut  të vendosur në formë V poshtë "zogut" të  tij , por ishte edhe një sfurkë e vogël druri , që plaku e kishte përgatitur si duket, nga ndonjë gardh aty pranë ..
Kur plaku u afrua më shumë , u skandalizua kur pa gjithë atë të zezë thëngjlli që po mbështillte "vehten " e plakës , dhe menjëherë pyeti :
- Pse është nxirë kështu katran ky  dreq ??
- Plaka e pa , që veprimi i saj nuk zuri vend , ndaj mendoi menjëherë përgjigjen :
- Nuk e shikon ? Mban zi , për atë tëndin që po vjen në arkivol .....
Plaku hodhi menjëherë poshtë në dysheme , sfurkun e fshehur mbas gishtave të tij , dhe u largua nga dhoma ... "  U bëra  telef , nuk jemi më ne për këto punë ", i tha vetes së tij  jo pa trishtim dhe ngajle .. !!

Partizan Cene   Gusht 2001 ..



Babai mëson fëmijën 4 vjeç .



Skicë humoristike , nga Partizan Cene



Babi mëson djalin 4 vjeç , se si ti sjellë një gotë ujë ..


 Babai i tregon djalit të vogël 4 vjeç :
- Shiko , të keqen babi , se si e mbush babi gotën e ujit tek çesma ..
- Po unë mund të lagem o babi !! - ja kthen fëmija i mençur ..
- Po e hapim shumë pak çesmën , që të rrejdhë ngadalë - ngadalë , trimi i babit ..
.. Dhe kështu , e përsëritën disa herë atë ditë , deri sa djali, e mësoi ta bëjë mirë ..
Të nesërmen , kur babai erdhi nga puna , do ta ndjente kënaqësi , që djali ti sillte një gotë ujë me doçkat e tij të vogla ..
- Hajde bir , mbushe gotën me ujë dhe sillja babit te pijë ..!
- Ja tani babi , tha djali me gëzim , dhe shkoi vrap e për disa sekonta e solli gotën , gjysmë të mbushur ..
Pasi e piu babai dhe nuk e shoi akoma etjen , i thotë ta mbushi edhe njëherë ..
 Kështu përsëri djali i vogël , iku me vrap , dhe për disa sekonta erdhi me gotën plotë ..Babit i bëri përshtypje shpejtësia me të cilën e mbushi gotën çunaku i vogël , ndaj e qortoi :
- Aaaaa , nuk të tha babi që te hapim nga pakë çesmën që të mos lagesh ??- tha babai pasi e piu edhe gotën e dytë .. !
- Po unë nuk e hapa fare çesmën mor baaa .. !
- Atherë bukuroshi i babit , si mbushe gotën kaq shpejtë ??
- Po pse mor baaa , do të rrija unë tre orë ,që të mbushej gota te çesma ??
- Po  ku e mbushe ather ??
- Po tek legeni i banjës o baaa kishte ujë plot !!
- Moooossss... !!
- A do të të sjell edhe një gotë tjetër , tha me pafajsinë e tij fëmija , dhe iku duke u hedhur i gëzuar ,për ta mbushur gotën prapë .. !!!

http://gazetac.com/index.php/artkulture/krijimtari/proze/24473-babai-meson-femijen-4-vjec.html


Partizan Cene
 Dhjetor 2012

"Foni i Llazit " , dhe "Fiksi" i Fonit ... !!



 Nga Partizan Cene

Fonin dikur në Greqi , kishte shumë vetë që e njhnin , pasi bënte fëmijët e shkollave të qeshnin .. Unë si mik i tij kisha simpati për të , pasi në përgjithësi unë, kam simpati për "teveqelët" si Foni dhe "karagjozët" si ai Por më veçmas kisha simpati dhe respekt për humorin e tij të kripur . Në shtetin Helen ai mori mësime të vyera për regjizurë .. por si " torollak " që ishte , e kishte të vësjtirë të mësonte të tjerët , ndaj .. zgjodhi më mirë ta mësojnë të tjerët ..

Sotë tek Fiksi , ai është ndër më pikantët .. Politikanët e duan shumë, kur janë në opozitë .. Gjynaf , kur "tallet" me të varfërit .. Them "gjynaf"  pasi e di sigurt ,që i vjen me të vëretë shumë gjynah për këto shtresa të popullsisë ... Unë që kam pasur rastin ta njoh nga afër e di që është shumë i ndjeshëm ..
Për më shumë për " depudetin " "kandidatin për president" apo ,për " Fonin e Llazit" , lexoni shkrimin më poshtë ku ai rrëfehet vetë për " maskarallëqet"
që po bën përditë tek" Fiksi "!!
Me këtë rast unë  miku i tij , që kemi ngrënë petulla , se nuk kishim bukë " e paralajmëroj shoqërisht " se një ditë do të japë llogari para popullit dhe partisë , për prapsitë e tij , duke u tallur me udhëheqësit më të lartë "
**************
Dikur i thoshin Foni i Llazit, sot e njohin si Foni i “Fiksit”. Ky është Ksenofon Ilia, gazetari me hosten që ngacmon politikanët në kronikat satiriko-investigativ të “Fiks Fare” ku punon prej nëntë vitesh
Kostumi i tij nuk është prerje e një gazetari të zakonshëm. Ksenofon Ilia, apo faktorizuar ndryshe në gjuhën e popullit si “Foni i Fiksit”, në bisedë është po ai i mbrëmjeve në kronikat e “Fiks Fare” në Top- Channel. Që ta kuptosh në e ka me shaka, apo po flet seriozisht, duhet ta blesh në kokërdhok të syrit. Se i tillë është Foni. Siç i trajton hallet e njerëzve me humor, ashtu i qan edhe të vetat. Ndaj gëzon edhe statusin e pagjindshëm të gazetarit të humorit. Ishte ky tipar i tiji, i cili e afroi 9 vite më parë në emisionin satiriko-investigativ “Fiks Fare” në Top- Channel. “Nga hyra? Nga dera, nga të hyja. Aty ku hyjnë të gjithë. Më hoqën si të paaftë nga televizioni ku punoja. Si i tillë kërkoja punë. Një i njohuri im që quhet Ismet Drishti punonte te “Fiksi” në atë kohë. I qaj hallin. Ai me vrap, i thotë Filipit (Çakuli). Filipi vjen dhe më thotë “Ti je Foni?” “Po”, i them. “Do fillosh punë që nesër”, më urdhëroi. Forma se si Foni bën gazetari, nuk ka shoqe. Është thjesht talent dhe spikatje në humor. “Unë që i vogël jam marrë me grupet teatrore, estradat e shkollave etj. Kisha qejf të bëhesha aktor, por nuk u bëra kurrë. Filipi, kishte dëshirë të krijonte figurën e gazetarit me humor, ku unë të shkoja të ngacmoja politikanët në përgjithësi, po edhe popullin e thjeshtë.” Politikanët e duan shumë Fonin. Mbarojnë për të. Aq shumë e duan, sa i kanë vendosur edhe truproja që të kryejë punën i qetë pa e ngacmuar kush. “Berisha? Alamet djali. Unë kam simpati. Është i zgjuar. Kur kam dashur ta provokoj me humor, ka buzëqeshur. Falë truprojave që i ka të shkëlqyer, shumë të mirë, vijnë 7-8 veta. Unë ndihem i privilegjuar që ata lejnë kryeministrin dhe vijnë te unë. Pula? Ka ndodhur në kohën e gripit të shpendëve. Kryeministri mblodhi artistë e gjithçka, vetëm mua s’më la të futesha brenda. Pulën që hëngri të pjekur ia sollën nga një fermë e kontrolluar. Kurse unë mora vetë një pulë të pjekur, nga ato të pazarit për t’i thënë që edhe ne hamë pula të sigurta.” Rama? “Ka sens humori. Më pranon tani, nuk e di. Ndoshta ngaqë është në opozitë. Është djalë i zgjuar. E njeh artin e gazetarisë. Më pëlqen kur luan pingpong. Me Ramën kujtoj të fundit. Shkova i thashë: “Ore kurban këndej, kurban andej. Si u bë kjo punë.” “Ik”, më tha mua, “ik t’u bëfsha kurban edhe ty.” Foni gërsheton mjeshtërisht në groteskun që ndërton, fenomenin me personazhin. Qoftë ky edhe hallexhi i këputur. “S’i përgatis fare. Ka njerëz të zgjuar, pavarësisht se janë të varfër. Vjet për Vit të Ri, duket si cinike, unë vajta, në disa familje në zonën e Myzeqesë. U thashë që do vi të xhiroj për vitin e ri. Isha i veshur si kuzhinier, me kapele. Fillova t’u tregoj si do e gatuanin fazanin. U thosha alternativat e mia, me ananas, me arra kokosi, me mjaltë. U tregoja temperaturën që duhet të kishte furra, si të piqej më mirë fazani. I zoti i shtëpisë, ulur këmbëkryq në vatër, më pa njëherë në sy. Më duroi, më duroi dhe në fund më tha: “Mbarove?” “Po”, i thashë. “Pa merr ato këpucët dhe dil jashtë.” Jashtë kamerave, përditshmëria e Fonit vjen më e shtruar. “Zgjohem në 5.30. Këto vitet e fundit sikur po plakem e mori dreqi. Ngrihem hap kompjuterin, shkruaj, përkthej. Nuk konsumoj kafe në mëngjes. Po piva një në ditë edhe atë shumë rrallë. Nuk është se më jep ndonjë kënaqësi. Pastaj ngrihen fëmijët. I përgatisim për në shkollë.” Me humor Foni thotë se ka një grua. Ai është baba i Aleksandrës dhe Eneas. “Pas “Fiksit” mua më shikon me trasta në duar. Nuk merrem me sport. Jam aq shumë i lodhur gjatë ditës sa nuk kam qejf fare të dal. Televizorin e lë me zërin më të ulët të mundshëm. Ndjek emisione humoristike, por në përgjithësi nuk qesh dot. Jam tipi i tillë që i shikoj, qesh me vete por i shikoj me syrin kritik që çfarë të mësoj nga ky.” Si do të ishte jeta e Fonit pa “Fiksin”? “Nuk besoj se do kisha mbetur rrugëve. Dua apo s’dua prapë Foni i Fiksit do mbetem. Natyrisht nuk do të isha ky që jam pa ndihmën e kolegëve që më kanë ndihmuar. Pa këta mund të isha Foni që shiste fara luledielli. Ose Foni i Llazit.” Jeta ime Foni ka një ditë të ngjeshur. Aktualisht po punon për librin e tij të pestë. Në fillim të vitit nxori në botim librin e përkthyer “Regjia dhe skenari filmik”, ndërkohë pret të publikojë përkthimin “Mësime pikture” të një piktori të famshëm anglez, i cili u mëson me anë të këtij libri të gjithë fillestarëve artin e pikturës. Përpara se të ishte Foni i Fiksit ai ishte Foni emigrant. Kam jetuar 10 vjet në Greqi. Kam bërë punë të ndryshme. Aty mbarova edhe studimet e larta për regji. Në Greqi, kam luajtur në trupa teatrore. Për 7 muaj kam qenë pjesë e një trupe që jepte shfaqje në shkollat 9-vjeçare të Greqisë. Më pas kam punuar në televizion në një serial. Erdha këtu me shpresën e madhe se do bëhesha regjisor.” Libri i parë që Foni ka shkruar ka qenë ai me anekdota “Majmuni arrihet nga njeriu”, i pasuar nga “Osama Bin Laden”. “Nuk është se kam ndonjë letërsi të përzgjedhur. Më pëlqejnë librat me humor, të njerëzve të zgjuar. Lexoj shumë aforizma, anekdota.” Ushqimi? “Ushqimi i preferuar bukë masive 800 lekëshe. Më pëlqen karkaleci por e ha shumë rrallë, se më bie rëndë.” //shek

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...